• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Merr rrugën nga Tropoja në Shkodër prej vitesh për të dëshmuar në Gjykatë, por seanca shtyhet

by A R
24/02/2022 22:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emisioni “Stop” udhëtoi drejt Shkodrës dhe takoi qytetarin Florin Kukaj, i cili pretendon se prej 4 vitesh thirret nga Gjykata e Shkodrës dhe nuk i merret dëshmia.

Në datën 14 Shkurt 2022 ishte seanca e rradhës dhe sërish dështoi për mungesë të gjyqtarit. Florini prentendon se sa herë ka qenë prezent nuk është zhvilluar seanca. Për arsye se Florini nuk i ka përballuar dot shpenzimet e udhëtimit, së fundmi është shoqëruar nga policia e Tropojës, vendi ku jeton. Por sërish e njëjta situatë, seanca shtyhet dhe dëshmia e tij nuk merret. Florini thotë, se le të gjitha punët e tij, pasi 10 orë i merr vetëm rruga vajtje-ardhje.

Florin Kukaj: Unë e kam problem se nuk kam mundësi. Kam 4 vjet që i ndjeku këta dhe më thonë: Hajde sot, hajde pas 2 javësh dhe nuk më ka marrë në pyetje Gjykata e Shkodrës fare. Unë e kam shtyrë, hajt, hajt se ndoshta po i heq qafe. Nuk mund t’i përballoj dot, paguaj target, hajde me makinë timen, me furgona, ato shpenzime janë. Një ditë më kanë dërguar furgonin e policisë dhe më sjellin.

Gazetarja: Sot ishit në seancën e radhës, çfarë ndodhi?

Florin Kukaj: Sot më kanë thirrur dhe më kanë thënë që ka gjyq, kam ardhur dhe më kanë thënë që shtyhet gjyqi dhe kaq.

Gazetarja: Nuk kishte asnjë të pandehur aty?

Florin Kukaj: Jo.

Gazetarja: Nuk e ke parë ndonjëherë gjyqtarin që në fakt është Tonin Sterkaj?

Florin Kukaj: Jo, fare.

Gazetarja: Prokurori të ka marrë ndonjëherë në pyetje?

Florin Kukaj: Jo.

Gazetarja: Largësia mes Shkodrës dhe Tropojës është rreth 4-5 orë me makinë, kohët e fundit për shkak se ju nuk keni marrë pjesë në seancë për shkak të pamundësisë ju kanë vënë në dispozicion furgonin e policisë për të bërë transportin tuaj. Nëse do të flasim për shpenzimet që ti ke bërë prej kaq vitesh, sa kushton bileta e autobusit apo furgonit për të ardhur nga Tropoja në Shkodër?

Florin Kukaj: Unë disa herë kam ardhur me furgona, vajtje-ardhje më kushton 20 mijë lekë të vjetra. Kam ardhur disa herë me target, vajtje-ardhje 14 mijë lekë vetëm për shkuar në Koman dhe 20 mijë lekë vetëm traget. Kur kam ardhur me makinën time, ajo 30 kilogramë i shpenzon karburant, plus që edhe duhet për të ngrënë.

Gazetarja: Sa herë të kanë thirrur në muaj?

Florin Kukaj: 2 herë në muaj.

Gazetarja: Pra, të bëjmë një përllogaritje përgjatë gjithë kësaj kohe, i thonë rreth 2 milionë lekë të vjetra.

Florin Kukaj: Po.

Gazetarja: Llogarit shtesat, ushqimin, marrjen e tragetit apo marrjen e automjetit tuaj privat paske lënë një dorë të mirë lekësh me këtë situatën prej 4 vitesh.

Florin Kukaj: Po edhe stres kam pasur, kam pasur dhe punët e mia tek shtëpia dhe më është dashur që t’i lë. Djalin që e kam për ta çuar në shkollë, më është dashur që të paguaj taksinë sot se e çoj vetë.

Gazetarja: E bukura është që ti thirresh në cilësinë e dëshmitarit, por më e bukura është që mosparaqitja të shkakton “shoqërim i detyrueshëm”. Ti më thua se nuk je marrë asnjëherë në pyetje, qoftë nga prokurori i çështjes, qoftë nga gjyqtari.

Florin Kukaj: Asnjëherë nuk më ka marrë në pyetje Gjykata e Shkodrës. Ka mundësi që sërish më thërrasin dhe prapë e njëjta gjë shkon.

Emisioni “Stop” takoi kancelaren e Gjykatës së Shkodrës, e cila shpjegoi situatën. Çështja voluminoze dhe mungesat nga të gjitha palët kanë sjellë këtë zvarritje. Florinin e ka ndjekur fati i keq, pasi kur ai ka qenë prezent, kanë munguar o gjyqtari kryesues, ose prokurori.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me seancën e datës 21 Shkurt, e cila është shtyrë sërish për në 28 Shkurt. Arsyeja kryesore ka ardhur si pasojë e mungesë së prokurores së çështjes, Marsida Frashëri si dhe ka pasur mungesa të të pandehurve dhe të dëshmitarëve

Nga viti 2019 e deri më sot, disa seanca janë zhvilluar për këtë çështje e disa jo. Arsyet janë nga më të ndryshmet, nga mungesa e dëshmitarëve, apo të pandehurit e deri tek mungesa e prokurores së çështjes, Marida Frashëri, apo dhe mungesa e gjyqtarit kryesues, Tonin Sterkaj.

/a.r

Next Post
Konsulli i Ukrainës në Shqipëri: Nesër do të ketë bombardime të tjera nga Rusia

Konsulli i Ukrainës në Shqipëri: Nesër do të ketë bombardime të tjera nga Rusia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përfundon Vetting-u, Kolegji i Apelimit shpalli sot dy vendimet e fundit! Ja si do vijohet deri në përfundim të mandatit

Përfundon Vetting-u, Kolegji i Apelimit shpalli sot dy vendimet e fundit! Ja si do vijohet deri në përfundim të mandatit

March 5, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Propozimi për një president nga populli është një nevojë personale e Vjosa Osmanit

March 5, 2026
“Për ty kam numrin me 0900″, Balla i kërkon falje Albana Vokshit: Kërkoj ndjesë nëse je fyer! Ai numër shërben për…

“Për ty kam numrin me 0900″, Balla i kërkon falje Albana Vokshit: Kërkoj ndjesë nëse je fyer! Ai numër shërben për…

March 5, 2026
“Ejani, ju presim”/ Ministri iranian sfidon Trumpin për një operacion tokësor: Plani A për një fitore të shpejtë, ju dështoi

“Ejani, ju presim”/ Ministri iranian sfidon Trumpin për një operacion tokësor: Plani A për një fitore të shpejtë, ju dështoi

March 5, 2026
President nga populli! Miratohen amendamentet kushtetuese, pritet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit

President nga populli! Miratohen amendamentet kushtetuese, pritet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit

March 5, 2026
Korrupsioni si vepër penale është strikt çështje fakti, jo llafesh

Korrupsioni si vepër penale është strikt çështje fakti, jo llafesh

March 5, 2026
Projekti energjetik për lidhjen mes Shqipërisë dhe Kosovës, Balla–opozitës: Ju e penguat, qeveria e PS e realizoi

Projekti energjetik për lidhjen mes Shqipërisë dhe Kosovës, Balla–opozitës: Ju e penguat, qeveria e PS e realizoi

March 5, 2026
BE paralajmëron për luftë civile në Iran/ Italia, Spanja, Franca dhe Holanda po dërgojnë asete ushtarake në Qipro

BE paralajmëron për luftë civile në Iran/ Italia, Spanja, Franca dhe Holanda po dërgojnë asete ushtarake në Qipro

March 5, 2026
Meloni e vendosur për dërgimin e azilkërkuesve në Gjadër, reagon ashpër ndaj vendimit të gjyqësorit

Meloni e vendosur për dërgimin e azilkërkuesve në Gjadër, reagon ashpër ndaj vendimit të gjyqësorit

March 5, 2026
“O burr legen, je mësuar me ku*vat në partinë tënde”/ Bardhi e Balla përplasen në Kuvend: Numrin 0900 e ka jot motër!

“O burr legen, je mësuar me ku*vat në partinë tënde”/ Bardhi e Balla përplasen në Kuvend: Numrin 0900 e ka jot motër!

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In