Presidenti amerikan Donald Trump iu rikthye çështjes së lotarisë amerikane, gjatë një fjalimi të mbajtur këtë të premte, duke përsëritur qëndrimin e tij për anulimin e programit.
Edhe pse fjalimi ishte lajmëruar për njoftimin e sanksioneve të reja kundër Koresë së Veriut, kreu i Shtëpisë së Bardhë priti 80 minuta para se t’i përmendte ato.
Sipas Trumpit bëhet fjalë për sanksionet më të rënda të vendosura ndonjëherë kundër një vendi. Presidenti amerikan mbrojti planin e tij për të armatosur zyrtarët, mësuesit, administratorët dhe trajnerët, si kundërpërgjigje të sulmit në shkollën e Floridës.