Dy motrat që helmuan prindërit, grabitën paratë e familjes dhe i vunë flakën shtëpisë janë gjetur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës, pranë ‘Sheshit të Flamurit’.
Mësohet se ato janë gjetur në një banesë dhe në gjendje të mirë shëndetësore. Asnjë person tjetër nuk është shoqëruar sëbashku me to, ndërkohë që Orialda dhe K. kishin një muaj që ishin larguar.
Tashmë dy motrat që dyshoheshin se shfrytëzoheshin në lokale nate, do të përballen me sëpaku me akuzën e vjedhjes në bashkëpunim dhe shkatërrimit të pronës.