• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aleanca PS-LSI një gënjeshtër, partia e Metës seksere e krizës

by Mero Baze
04/04/2017 13:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Për të shkuar tek e vërteta e krizës, duhen çmontuar gënjeshtrat që ngritën mitin e krizës artificiale.

Gënjeshtra e parë është që opozita nuk hyn në zgjedhje, pasi ka frikë se nuk do jenë të lira e të ndershme nëse nuk ka qeveri teknike. E vërteta që besohet është se opozita, po i përdor zgjedhjet si mekanizëm për të bllokuar sistemin kushtetues në vend, me qëllim që të dështojë “Vetting”-u dhe të qetësojë Sali Berishën.

Për të shkuar tek kjo e vërtet është e thjeshtë. Opozita të shkojë të votojë Komisionet e Vetting-ut, për të cilat ka konsesues ndërkombëtar dhe pastaj të merremi me krizën e  frikës nga zgjedhjet. Nëse nuk e bën këtë, nuk ka hall zgjedhjet, por Vetting-un.

Gënjeshtra e dytë është që LSI është pjesë e qeverisë. Me aktin e fundit të LSI, që “ofron” postet e saj për opozitën me qëllim që të quhet kontributore në zgjidhjen e krizës, kemi një poshtërim të qeverisë nga LSI. Poshtërimi vjen pikësëpari nga koncepti që ato mandatet janë kapital i LSi me të cilat mund të bëj “clering”, për hir të demokracisë. Por mbi të gjitha poshtërimi vjen nga gënjeshtra që është montuar, se PD ka nevojë të jetë në qeveri që ti ikë frika nga zgjedhjet.

Për ta ç’montuar këtë gënjeshtër, LSI duhet të dalë nga qeveria dhe ta rrëzojë Edi Ramën. Kështu ajo i krijon besim real opozitës se do të kemi një qeveri të re dhe rregulla të reja loje. Nëse nuk e bën LSI, këtë duhet ta bëjë Edi Rama. Gënjeshtra që LSI po ndihmon në zgjidhjen e krizës, duke ofruar për demokracinë “kullotat” e Terit, “Shafranin” e Panaritit, etj, është vulgarizim i politikës dhe konceptimi i saj, si pazar i gjësë së gjallë. Politika ka akte nuk ka trakte. Dhe akti i vetëm që e çmonton këtë gënjeshtër, është largimi i LSI nga qeveria si një akt politik për të zgjidhur krizën. Pas kësaj hapen shanse për rregulla të reja loje.

Gënjeshtra e tretë është aleanca LSI-PS, për zgjedhje dhe aleanca LSI-PD për qeveri teknike. Dhe kjo gënjeshtër duhet çmontuar. Aleanca LSI-PS është e panevojshme, e padobishme dhe pakuptueshme, nëse kushtëzohet nga oferta e PD. Kjo është një gënjeshtër që e kthen LSI në seksere të krizës politike. PS duhet të zgjedhë të ketë ose aleate LSI, ose partnere në bisedime PD. Nëse LSI do të qëndrojë me PS duhet të qëndrojë me PS dhe opsionet e saj për krizën. Në të kundërt, PS mund të ulet të bisedojë me PD për krizën dhe s’ka nevojë të llogarisë se çdo bëhet me LSI për koaliconin e zgjedhjeve.

Gënjeshtra e katërt është shpikja e një faktori fallco ndërkombëtar që lidhet me konspiracionin e Sorosit dhe administratën e re të Presidentit Trump. Kjo është e gjitha një shpikje shqiptare vulgare. SHBA ka problem ndikimin rus përmes ndikimit në administratën e Trumpit, dhe po e lufton atë me sukses duke i bërë “Vetting”, rekrutimeve të reja në administratë. SHBA dhe BE në Shqipëri janë në anën e qeverisë, reformës në drejtësi dhe zgjedhjeve më 18 Qershor. “Faktori Perëndimor” i shpikur me pagesa lobistësh është i bezdisëshëm dhe për vetë Perëndimorët dhe duhet t’ua kursejmë talljen dhe lekët e harxhuara shqiptarëve, me sajesa të tilla.

Gënjeshtra e fundit por dhe më e rëndësishme, është që nëse bëhet “qeveri teknike”, nëse shtyhet zgjedhja për Presidentin, nëse shtyhen zgjedhjet parlamentare, e kështu me radhë pra nëse shkelim me këmbë Kushtetutën dhe çdo rregull loje, duke zbatuar pazarin e planifikuar të krizës mes PD dhe LSI, atëhere kthehet besimi në zgjedhje. Zgjedhjet në Shqipëri PD nuk i fiton dot. Zgjedhjet i fiton PS dhe e majta në përgjithësi. Shansi i vetëm i PD është të marrë LSI në koalicion dhe disa parti të tjera dhe të bëjnë një koalicion të madh kundër PS. Ashtu mund t’ia arrijnë të bëjnë diçka së paku për të bërë Ilir Metën kandidat për Kryeministër të tyre. Më shumë nuk ia dalin dot. Dhe pasi të bjerë dhe kjo gënjeshtër, të paktën të jemi të qetë, ta përjetojmë hapur luftën Rama-Meta në vend të luftës me maska Rama-Basha.

Next Post
Spanja sekuestron pasuritë e xhaxhait të presidentit sirian Bashar al Assad

Spanja sekuestron pasuritë e xhaxhait të presidentit sirian Bashar al Assad

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Renditja e shërbimeve sekrete në Evropë/ MI6 në krye, Ukraina surprizon me pozicionimin

Renditja e shërbimeve sekrete në Evropë/ MI6 në krye, Ukraina surprizon me pozicionimin

August 4, 2026
Tjetër Shkodra, tjetër Skadar

Tjetër Shkodra, tjetër Skadar

August 4, 2026
VIDEOLAJM/ Ulet pjesëmarrja në ditën e 66-të të protestës para Kryeministrisë, pamjet me dron

VIDEOLAJM/ Ulet pjesëmarrja në ditën e 66-të të protestës para Kryeministrisë, pamjet me dron

August 4, 2026
Zjarr në varrezat e Libonikut/ Flakët përfshijnë zonën, zjarrfikësit në aksion për shuarjen e zjarrit (VIDEO)

Zjarr në varrezat e Libonikut/ Flakët përfshijnë zonën, zjarrfikësit në aksion për shuarjen e zjarrit (VIDEO)

August 4, 2026
Policia shqiptare dhe ajo italiane patrullojnë së bashku në Durrës, Lamallari: Më shumë garanci për qytetarët dhe turistët

Policia shqiptare dhe ajo italiane patrullojnë së bashku në Durrës, Lamallari: Më shumë garanci për qytetarët dhe turistët

August 4, 2026
Mbyllen aplikimet për Prokurorin e Përgjithshëm, 5 kandidatë në garë, pritet të nisi faza e verifikimit nga KLP

Mbyllen aplikimet për Prokurorin e Përgjithshëm, 5 kandidatë në garë, pritet të nisi faza e verifikimit nga KLP

August 4, 2026
Zjarret në vend/ Bilanci i Emergjencave Civile: 14 vatra të raportuara në 12 orë, 5 mbeten aktive në të gjithë vendin

Zjarret në vend/ Bilanci i Emergjencave Civile: 14 vatra të raportuara në 12 orë, 5 mbeten aktive në të gjithë vendin

August 4, 2026
AGSH kundërshton kufizimet e reja të GJKKO-së për gazetarët: Konsultim dhe rishikim i rregullores

AGSH kundërshton kufizimet e reja të GJKKO-së për gazetarët: Konsultim dhe rishikim i rregullores

August 4, 2026
SHBA-Iran drejt një marrëveshjeje? Katari: Draftet po qarkullojnë, por nuk ka ende bisedime të drejtpërdrejta

SHBA-Iran drejt një marrëveshjeje? Katari: Draftet po qarkullojnë, por nuk ka ende bisedime të drejtpërdrejta

August 4, 2026
Negociatat për formimin e institucioneve, Kurti del pas tri orësh takim me Abdixhikun: Nuk kemi akoma një marrëveshje

Negociatat për formimin e institucioneve, Kurti del pas tri orësh takim me Abdixhikun: Nuk kemi akoma një marrëveshje

August 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com