• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Merkel kandidon për një mandat të katërt (nëse fiton, arrin rekordin 16 vjeçar të Helmut Kohl)

by Java News
20/11/2016 16:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pritja mori fund: Kancelarja Angela Merkel bëri të ditur rikandidimin para presidiumit të CDU-së në Berlin. Megjithë pakënaqësitë mes gjermanëve, shumë vetë nuk shohin alternativë më të mirë se kancelarja aktuale.

Deustchland Angela Merkel (Getty Images/S. Gallup)

Kancelarja gjermane, Angela Merkel është shprehur se do të kandidojë edhe një herë të katërt për unionin CDU/CSU në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në shtator 2017 në Gjermani, njoftojnë disa media gjermane. Po ashtu ajo do të rikandidojë edhe për postin e kryetares së CDU-së, shprehet kancelarja para presidiumit të CDU-së në një takim në Berlin të dielën (20.11).

62 vjeçarja Angela Merkel është kryetare e partisë kristiandemokrate, CDU nga viti 2000. Nëse mandati i saj do të merrte fund në shtator 2017, atëherë kjo do të thoshte se Merkel qëndroi në postin e kancelares 12 vjet, por nëse ajo fiton edhe në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, atëherë ajo arrin rekordin e ish-kancelarit, Helmut Kohl, 16 vjet kancelare.

Deutschland | CDU-Parteitag in Dresden 1991 (picture-alliance/ dpa/dpaweb)Merkel njihet edhe si vajza e Helmut Kohlit në Gjermani

Sondazhet inkurajuese për Merkelin

Së fundmi mjaft politikanë të CDU-së u shprehën energjikisht pro një kandidature të katërt të Merkelit si kancelare. Politikani për çështjet e brendshme në CDU, Wolfgang Bosbach është shprehur për gazetën “Welt am Sonntag” se me asnjë kandidat apo kandidate tjetër shanset e unionit nuk do të ishin më të mira. Edhe sondazhet e fundit janë inkurajuese, shumica e mbështet një rikandidim të Merkelit.

Në një sondazh të Emnid, të cilën e citon gazeta “Bild”, 55% e gjermanëve duan që Merkeli të kandidojë për një mandat të katërt. Ndërkohë që 39% nuk duan që Merkeli të qëndrojë kancelare. Megjithatë atmosfera në Gjermani është përmirësuar në favor të Merkelit, po të kujtojmë se në gusht ishin 50% e gjermanëve kundër një kandidature të re të kancelares Merkel, e vetëm 42% e të anketuarve e mbështesnin atë./DW/a.k

Next Post
FOTO/ I plagosuri në atentat në Tiranë sapo kishte dalë nga burgu për prostitucion

Zanafilla e konflikteve dhe atentateve mes Aliajt dhe Çiços që sollën ekzekutimin e Nelgert Patës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

January 11, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

January 11, 2026
Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

January 11, 2026

Rreziku i një beteje të dështuar ndaj një drejtësie të dështuar

January 11, 2026
“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

January 11, 2026
Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

January 11, 2026
Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

January 11, 2026
Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

January 11, 2026
“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

January 11, 2026
Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In