• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Merkel dhe Macron hapin “Kapitull të Ri” për buxhetin e Eurozonës

by Java News
20/06/2018 15:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Liderët e Gjermanisë dhe Francës ranë dakord për të krijuar një buxhet për Eurozonën dhe bënë thirrje për një “kapitull” të ri për unionin e valutës, megjithatë, detajet i lanë që të përpunohen me vendet e tjera anëtare.

Takimi i tyre, që synonte parapërgatitjen për samitin e 28 Qershorit, është quajtur si momenti i të vërtetës për marrëdhëniet dypalëshe nga ministri francez i Financave, Bruno le Maire, ndërkohë që Parisi i ka bërë thirrje prej kohësh Berlinit për të rënë dakord mbi reformat që synojnë mbrojtjen e bllokut nga krizat.

Pas takimit, Merkel dhe Macron e prezantuan buxhetin e ri si një mënyrë për të nxitur konkurrueshmërinë ekonomike të bllokut. Macron tha se do të jetë operacional deri në vitin 2021, por planet e tyre nuk sollën detaje të tjera. “Ne po nisim një kapitull të ri”, tha Merkel pas bisedimeve, që gjenerua një deklaratë prej 8 faqesh që titullohej: “Rinovimi i premtimeve të Europës për siguri dhe prosperitet”.

Merkel tha se buxheti do të përdoret për të fuqizuar konvergjencën ekonomike brenda Eurozonës, që thuajse u shpërbë gjatë krizës së borxhit pas vitit 2009.

“Unioni ekonomik dhe monetar mund të qëndrojë i fortë vetëm nëse politikat ekonomike janë konvergjuese”, tha Merkel duke shtuar se reformat në Eurozonë ishin çështjet më të vështira gjatë bisedimeve, që përfshinë gjithashtu politikat e jashtme dhe të mbrojtjes të Europës si dhe emigrimin.

“Do të jetë një buxhet real, me të ardhura dhe shpenzime vjetore. Ky është një angazhim politik që bëjmë së bashku, që do të kërkojë punë teknike në nivel ministror deri në fund të vitit si dhe një ndryshim të domosdoshëm të traktatit vitin e ardhshëm”, tha Macron.

Kontributet kombëtare dhe burimet në Europë do të përdoren për të financuar buxhetin, deklaruan liderët e 2 ekonomive më të mëdha të rajonit.(scan)

ma.me

Next Post
Ronaldo i pandalshëm, shënon një tjetër rekord historik

Ronaldo i pandalshëm, shënon një tjetër rekord historik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në kërkim në Gjermani për trafik droge, shqiptarit i sekuestrohen apartamentet në Durrës dhe Tiranë

Në kërkim në Gjermani për trafik droge, shqiptarit i sekuestrohen apartamentet në Durrës dhe Tiranë

March 2, 2026
Nis gjykimi për kryebashkiakun e Tropojës dhe zëvendësin e tij, Biberaj: Në 35 vite punë s’kam marrë një vërejte

Nis gjykimi për kryebashkiakun e Tropojës dhe zëvendësin e tij, Biberaj: Në 35 vite punë s’kam marrë një vërejte

March 2, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Kuvendi i Lezhës, model i racionalitetit politik

March 2, 2026
Dita e tretë e sulmeve/ Lufta në Lindjen e Mesme, nga Izraeli në Kuvajt, sa viktima janë shënuar deri më tani

Dita e tretë e sulmeve/ Lufta në Lindjen e Mesme, nga Izraeli në Kuvajt, sa viktima janë shënuar deri më tani

March 2, 2026
Zbulohet “foleja” e prostitucionit në Durrës, disa të arrestuar, mes tyre dy vajza!

Ushtronin prostitucionin në një apartament me qira, arrestohen dy vietnameze në Tiranë

March 2, 2026
Nga B-2 e Tomahawk, te Patriot e THAAD/ Lista e armëve të përdorura nga Uashingtoni në sulmet ndaj Iranit

Nga B-2 e Tomahawk, te Patriot e THAAD/ Lista e armëve të përdorura nga Uashingtoni në sulmet ndaj Iranit

March 2, 2026
Zgjedhja e Presidentit të ri të Kosovës, Albin Kurti takohet sot me kreun e LDK-së

Zgjedhja e Presidentit të ri të Kosovës, Albin Kurti takohet sot me kreun e LDK-së

March 2, 2026
Rama mbërrin në Pallatin e Brigadave për t’u takuar me Presidentin, pritet dekretimi i ndryshimeve në qeveri

Rama mbërrin në Pallatin e Brigadave për t’u takuar me Presidentin, pritet dekretimi i ndryshimeve në qeveri

March 2, 2026
“Kam dy vjet pa bërë se*s”, Monika Kryemadhi rrëfen jetën personale pas ndarjes me Ilir Metën (VIDEO)

“Kam dy vjet pa bërë se*s”, Monika Kryemadhi rrëfen jetën personale pas ndarjes me Ilir Metën (VIDEO)

March 2, 2026
Elisa e Çudirave

Gazidede dhe Horoskopa

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In