• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Politika, konfuze dhe indiferente me Kosovën

by Ben Andoni
08/02/2025 18:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Politika, konfuze dhe indiferente me Kosovën
Nga Ben Andoni
Politika shqiptare, në këto orë të fundit kur po nis heshtja zgjedhore në Kosovë, nuk është vetëm konfuze për zhvillimet atje, por ç’është më e keqja edhe indiferente. Kryeministri Rama është shprehur shkurt për “El Mundo se: s’ka asnjë preferencë politike dhe se të gjithë i respekton dhe se i ka miq. Ndërkohë që opozita është edhe më indiferente dhe më shumë e përfshirë në shqetësimet e saj për listat e mbyllura dhe zgjedhjet e Majit.
…
Ideologjikisht, Partia Socialiste e Shqipërisë duhej të shkonte mirë me “Vetëvendosjen” në Kosovë dhe të ishin të orientuara sëbashku drejt strukturimeve shtetërore, të cilat ua ndihmonte jo thjesht sensi i të Majtës, por edhe përkatësia e përbashkët në Internacionalen Socialiste. Në vitet e fundit, qeveritë e dy vendeve, ngritur prej partive respektive, as nuk arrijnë të takohen zyrtarisht. Krejt ndryshe ndodh me PD-në, përfaqësuesit e të cilës mbrojnë apriori çdo qëndrim të Kurtit. Mbase mund të kishte qasje Partia e Lirisë, por kjo e fundit është shmangur nga ideologjia dhe kur flet me njerëzit e saj janë po kaq të papërcaktuar për ideologjinë edhe sepse po rrudhen nga ditë në ditë. Madje, e kanë “frikë” edhe identifikimin me të Majtën. Mbi të gjitha, u duhet të mbajnë këtë amalgamë qëndrimi përpara zgjedhjeve sepse u intereson përfaqësimi në parlament, ku mbijetesa e tyre varet nga vendimi i Berishës për t’i futur apo jo në Listat e Sigurta. PDK-ja në Kosovë është po kaq e paqartë, ndërkohë që në vitet e fundit identifikohet me të Djathtën. Dikur PDK-ja konsiderohej parti e Qendrës së Majtë, apo thjesht e Majtë. Partia Demokratike e Shqipërisë duhej të shkonte mirë, fillimisht me LDK-në dhe PDK-në. Kur mendon se partitë e Qendrës së Djathtë evropiane i asistojnë si PD-së në Shqipërisë dhe LDK-së, atëherë e kupton se lidhja duhej të ishte e shëndoshë dhe e fortë, por edhe konstante. Edhe pse në Tiranë, PD-ja u mundua ta kujtonte Rugovën, ata që njohin historinë e dinë sesi shkonte ky formacion me Rugovën. PS-ja e shtrëngoi fort simbolikën e Rugovës dhe në takimet e Kosovës mundohet ta evidentojë sa më shumë. Mbase kjo shpjegon që tek LDK-ja shkojnë shumë më mirë me Ramën, sesa me Berishën.  Partia Demokratike e Kosovë, gjithashtu, me atë bërthamë që ka duhet të shkonte logjikisht shumë të mirë me PD-në në Tiranë. Por paradoksalisht, qëndrimi i PD-së në Tiranë ndaj heronjve të PDK-së, që janë në Hagë është gati nul. Autori i këtyre rreshtave ka apeluar vazhdimisht, që pse nuk prononcohen për ta apo pse nuk i kanë vizituar ndonjëherë në Hagë, por ngritjet e supeve zëvendësojnë qëndrimin e tyre real. PDK-ja ka gjuhë të mirë me PS-në në Tiranë. AAK-ja është prononcuar si e Djathtë dhe nuk është se ka ndonjë qëndrim ndaj partive në Shqipëri, por mban fort idilin e UÇK-së që tashmë u mundua “t’ia merrte” Vetëvendosja me qasjen dhe me cinizmin, si në rastin e ministres së Jashtme Gërvalla. Sa i përket partive të vogla në Shqipëri, duket se përballja e tyre me politikën e jashtme pothuaj nuk identifikohet fare, ndaj “nuk i vihet faj” që nuk kanë qasje për Kosovën as nuk kemi fare qëndrime, të cilat të jenë publike ose të tregojnë vizionet e tyre. Kemi përfaqësues të tyre që mëtojnë se do marrin shumë mandate në parlamentin shqiptar, por nuk kemi parë ose dëgjuar qëndrime të strukturuara për Kosovën. E para se duken se nuk e njohin ashtu si duhet dhe e dyta se “nuk duan të humbin kohë” me një çështje që nuk u jep vota.
Njohësit e filozofisë politike mund të thonë se sot mungon krejtësisht ideologjia, por po ta shikosh në thelb në rastin e Shqipërisë, problemi nuk shtrohet në atë që lidhet me ideologjinë, por me indiferencën për zhvillimet atje. Paradoksi është se Berisha dhe Kurti, ideologjikisht janë krejt të kundërt, por e kanë gjuhën e komunikimit më të mirë sesa kreu i Vetëvendosjes me Ramën; ashtu si kryeministri shqiptar ka marrëdhënie shumë më të mirë me opozitën e Djathtë të Kosovës, sesa me Albin Kurtin që në zgjedhjet e fundit u përfshi direkt me përfaqësuesit e tij. Në aspektin politik, partitë tona s’janë realisht shumë larg njëra tjetrës, përveç interesit me dhe për pushtetin që në rastin e Kosovës nuk u jep shumë vota. Dhe, ky në Vitin 2025  përbën realisht një nga problemet e mëdha. (Javanews)

 

Next Post
“Programi i Partisë Demokratike e ka tmerruar”, habit Berisha: Pas 11 majit, Ramën do ta “paketoj”

"Programi i Partisë Demokratike e ka tmerruar", habit Berisha: Pas 11 majit, Ramën do ta "paketoj"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare Albert Karriqi

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare Albert Karriqi

September 11, 2026
E rëndë: Mjekët kërkuan në IA si të shpëtonin këngëtarin grek, Giorgos Mazonakis

E rëndë: Mjekët kërkuan në IA si të shpëtonin këngëtarin grek, Giorgos Mazonakis

September 11, 2026
GJKKO lë në qeli Erion Veliajn, prokurori Olsi Dado tregon veprimet e reja hetimore

EMRAT/ GJKKO vijon masat e sigurisë për 8 të hetuar për mashtrim kompjuterik

September 11, 2026
Farudin Hoxha, jetimi që ndërtoi veten dhe Shqipërinë energjetike…

Farudin Hoxha, jetimi që ndërtoi veten dhe Shqipërinë energjetike…

September 11, 2026
Apeli rrëzon dënimin, lirohen nga akuzat Agim Çeku dhe 9 të dënuarit e tjerë në rastin “Veteranët”

Apeli rrëzon dënimin, lirohen nga akuzat Agim Çeku dhe 9 të dënuarit e tjerë në rastin “Veteranët”

September 11, 2026
“Unë nuk jam kumbari i Shqipërisë”, Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë

“Dorëheqja? Mbase vjen momenti ta shpjegoj”/ Rama flet për protestat: Një “ushtri” profilesh false nxit narrativa

September 11, 2026
Grup pune për verifikimin e shkaqeve të zjarrit në pallatin në Tiranë, Sula: Kontrolle nëse sistemet e sigurisë kanë qenë funksionale ose jo

Inspektorët me kamera inteligjente, Sula: Kontrollet do të përcaktohen nga sistemi i ri, qytetarët të denoncojnë

September 11, 2026
E rëndë në Patos, elektricisti humb jetën teksa punonte në shtyllë

E rëndë në Patos, elektricisti humb jetën teksa punonte në shtyllë

September 11, 2026
Rama: Është një eksperiment social dhe ekonomik që një kryeqytet të drejtohet pa kokë!

“Kam qenë rebel, por jo i bullizuar”, rrëfimi i Ramës: Në jetë më kanë dhunuar vetëm dy herë, më lanë për të vdekur

September 11, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

A ka OSBE/ODIHR në Amerikë?

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com