• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protesta e PD/ Meta mesazh nga qelia, nuk harron lavdet ndaj Berishës: Qendrestar i paparë dhe drejtues i opozitës

by S T
08/02/2025 18:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është drejtuar protestës së opozitës me një mesazh zanor nga burgu. Meta shigjetoi drejtësinë e re dhe kreun e SPAK, Altin Dumani.

“Meta: Misionarë të lirisë dhe demokracisë që protestoni plot guxim kundër narko regjimit. Përshëndetje për Berishën, qëndrestarin e paparë dhe drejtuesit e opozitës, përshëndetje të veçanta për Salianjin dhe të gjithë të burgosurit politikë të narko regjimit. Çdo shtet ka mafien e tij, por në Shqipëri mafia ka pushtetin e saj. Kjo dëshmohet edhe nga Ahmetaj, krahu i djathtë i Ramës për 10 vite në pushtet. Kjo dëshmi vjen me prova, shkresa zyrtare, me gatishmërinë për të dëshmuar në një gjykatë ndërkombëtare, Ahmetaj na provoi se si shteti është shndërruar në organizatë kriminale.

Do ndalem në dy çështje, Rama u kujtua pas 12 vitesh në pushte për të krijuar një bankë zhvillimi me fokus bujqësinë, pro kush e pengoi këtë deri më tani,. apo kujton se me këtë shashkë do mashtroje shqiptarët që merren me bujqësi, që këtë vit do u jap më pak se ryshfeti që ka marrë për Tunelin e Llogarasë. Jemi vendi me mbështetjen më mjerane për bujqësinë. Ku është shëndetësia falas, ku është nafta e Shpiragut që do begatonte jo vetëm Shqipërinë, por edhe Ballkanin.

Ahmetaj na dëshmoi përse Dum nuk e heton kryebashkiakun për inceneratorët, sepse e paska urdhëruar dhe detyruar Rama për këtë akt të paligjshëm dhe çdo hetim do tregonte se koka e vërtetë e kësaj megafere është Edi Rama.

Drejtësia e re është mashtrimi dhe korrupsioni më i madh që ka ndodhur. Harta e re gjyqësore e bëri drejtësinë më të paarritshme, më të shtrenjtë për qytetarët. Pse hesht Dumani për McGonigal, ky që më mban mua të izoluar për lobimet e LSI në SHBA. Ka dy vite që nuk thërret Ramën për McGonigal. 11 maji është dita historike e skadencës së narko regjimit dhe narko drejtësisë. 11 maji do jetë dita e triumfit, e përmbysjes së këtij modeli.

Next Post
VIDEO/ Berisha ngjitet në podium, militantët hedhin mjete piroteknike drejt Kryeministrisë, lëndohet një efektiv

VIDEO/ Berisha ngjitet në podium, militantët hedhin mjete piroteknike drejt Kryeministrisë, lëndohet një efektiv

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut

November 4, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

November 4, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Sondazhi në SHBA: Ekonomia dhe demokracia, shqetësimet kryesore

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Demokrati Jon Ossoff rizgjidhet senator në Xhorxhia, mund Collinsin

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

Mbyllet votimi në 20 shtete të tjera të SHBA-së, tri gara në fokus

November 4, 2026
Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

November 4, 2026
Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

November 4, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In