• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Meqë edhe këtë vit bënë sikur kujtuan Azem Hajdarin!

by
13/09/2015 00:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Erion Braçe/

Izet Haxhia ka qenë një njeri i rëndësishëm në qeverisjen e parë të Berishës si President, por po kaq i rëndësishëm për ngjarjet që pasuan pas ikjes së tij nga pushteti, daljes në opozitë dhe, përpjekjes për destabilizim permanent në Shqipëri.

Ai është dëshmitar! Ka qenë aty në mes të ngjarjeve. Ndaj kam lexuar çdo gjë që po thotë në harkun e një viti e ca. Por një pyetje e kam: Mirë unë që bëj lexuesin, po agjencitë ligjzbatuese të shtetit a lexojnë?

Policët që merren me hetimin e krimeve të vjetra, të hetuara keq qëllimisht apo të pa hetuara fare, a lexojnë?

Prokurorët që kanë drejtuar këto hetime, qëllimisht të cungeta apo edhe nga frika, presioni politik apo cilado arsye tjetër, a lexojnë? A nuk i ngacmon gjë në pjesën e tyre profesionale për të plotësuar apo korrigjuar tërësisht hetimet e tyre dhe ngritur akuzat e duhura?

Gjykatësit që mbi hetimet, akuzat e provat gjithnjë të cungëta kanë dhënë vendime që nën dritën e dëshmive të sotme provohen qartësisht si të tilla, a lexojnë?

Sot është 12 shtator dhe, meqë Lulzim Basha kujtoi sërish, vendosur nën një kontekst të ri, atë që i duhet, Azem Hajdarin.

Të gjithë këta nuk e ndjejnë si detyrim të hetojnë deri në fund çdo detaj që ja bën muuu që nuk është hetuar mbi vrasjen e Azem Hajdarit?

Kam 17 vite, që nga mbrëmja e 12 shtatorit që dëgjoj për telefonin e Azem Hajdarit.  Policë, prokurorë e gjykatës a nuk duhet të jepni një përgjigje për ketë?

Berishën, zyrën e tij, njerëzit që ishin në të, thirrjen prej tij të Hajdarit dhe dërgimin në rrugë, aty ku ndodhi përplasja dhe vrasjet e plagosjet, policë, prokurorë e gjykatës a nuk duhet të jepni një përgjigje për rolin e tij, të Berishës, tamam në ato minuta?

Sot ka një dëshmi të përsëritur se është ai që e nxori Hajdarin aty,

madje duke e ditur se kush ishte në makinë e rrugë, pra me vetëdije të plotë. A nuk duhet të verifikohet kjo dëshmi e nëse rezulton e vërtetë, a nuk duhet të kërkohet përgjegjësia ligjore e Sali Berishës?

Për 17 vite me radhë, Sali Berisha dhe cilido deri tek ky qurrashi i sotëm që atë kohë s’dihej ku ishte, kanë në majë të gjuhës:

E vrau pushteti i atëhershëm (ai i PS-së) i lidhur me krimin;

Një jetë që na bëjnë përgjegjës për një vrasje që lindi në zyrën e Berishës, u nxor prej andej nga Berisha e u konsumua tërësisht për të, siç del qartë nga dëshmitë e fundit e të përsëritura nga një dëshmitar kyç, Izet Haxhia.

Po mirë, kaq pak, zbardhjen nën dritën e këtyre dëshmive e fakteve, nuk mund të bëhet?

Jo që këta të mos kujtojnë si çdo vit Azem Hajdarin, por që gjithkush të ketë të vërtetën e plotë të asaj vrasje së bashku me ndëshkimin e gjithkujt të përfshirë në të! Unë jam i bindur që Berisha e Basha e duan këtë. A nuk po e kthejnë ata në aksion politik “dëshminë” e plotë me “më the e të thashë, ma tha dhe ja thashë” dhe pa asnjë provë, a thua se nuk flet një ish-polic, por një gojtar, duke kërkuar hetimin e një ministri?

Po dëshminë e Izet Haxhisë si ka mundësi që nuk e lexon kush, nuk e heton kush, nuk e provon kush dhe as nuk e hedh poshtë ndonjëri prej këtyre?!

Next Post

Horoskopi 13 Shtator 2015

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çifti Berisha uron besimtarët myslimanë dhe gjithë shqiptarët: Gëzuar Fitër Bajramin!

Çifti Berisha uron besimtarët myslimanë dhe gjithë shqiptarët: Gëzuar Fitër Bajramin!

March 20, 2026
Kurti uron qytetarët për Fitër Bajram: Le të kujtojmë se fëmijët janë amanet i shenjtë

Kurti uron qytetarët për Fitër Bajram: Le të kujtojmë se fëmijët janë amanet i shenjtë

March 20, 2026
Takimi i Ramës me ambasadoren në Athinë, mediat: Marrëveshje investimi greko-amerikan në Bilisht

Takimi i Ramës me ambasadoren në Athinë, mediat: Marrëveshje investimi greko-amerikan në Bilisht

March 20, 2026
Deri në 150 $ për fuçi nafte në Azi, a po vjen goditja në Europë?

Deri në 150 $ për fuçi nafte në Azi, a po vjen goditja në Europë?

March 20, 2026
Paraja nuk blen lumturinë, ‘surprizon’ Kosova në indeksin e fundit

Paraja nuk blen lumturinë, ‘surprizon’ Kosova në indeksin e fundit

March 20, 2026
“Fitër Bajrami”, kryeministri Rama uron besimtarët myslimanë me një foto të veçantë

“Fitër Bajrami”, kryeministri Rama uron besimtarët myslimanë me një foto të veçantë

March 20, 2026
Rrëfimi i veçantë i Rey Manajt: Kur mora rrogën e parë, hoqa mamin nga puna!

Rrëfimi i veçantë i Rey Manajt: Kur mora rrogën e parë, hoqa mamin nga puna!

March 20, 2026
Shqiptarët po blejnë makina nga Koreja dhe Kina, çfarë po ndodh me tregun?

Shqiptarët po blejnë makina nga Koreja dhe Kina, çfarë po ndodh me tregun?

March 20, 2026
Përshkallëzon lufta, sulmi në South Pars shtrenjton naftën dhe gazin në mënyrë drastike

Përshkallëzon lufta, sulmi në South Pars shtrenjton naftën dhe gazin në mënyrë drastike

March 20, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In