• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mënyra efikase për të hequr qafe mushkonjat

by Aalison Pearse Stevens
05/08/2016 10:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë kësaj periudhe sado kushte të përsosura të kemi në shtëpitë tona, askush nuk mund të ndalë prezencën e tyre. Mushkonjat janë problem i çdokujt gjatë verës, gjë e cila përveç bezdisë sjell edhe transmetimin e shumë sëmundjeve.

Por ja si t’a zgjidhni problemin me mushkonjat në një mënyrë e cila nuk do t’ju kushtojë shumë. Duke mbjellur këto bimë pranë shtëpisë suaj do të shpëtoni nga ‘sulmi’ i tyre njëherë e përgjithmonë.

  1. Trumza

Nëse ende s’keni dëgjuar rreth saj atëherë bëni mirë t’a kërkoni, pasi studimi i kryer nga Universiteti i Guelfit në Ontario ka treguar së trumza është e aftë të largojë mushkonjat në 62% të rasteve. Është e pabesueshme se si ajo i pengon mushkonjat edhe nëse ju do të dëshironit t’i mbanit larg gjatë një pikniku.

  1. Levanda

Ajo është një nga ato bime e cila dhuron një qetësi dhe relakson me prezencën e saj. Levanda nuk mban larg vetëm mushkonjat por edhe shumë insekte të tjera të cilat shëtisin gjatë verës. Mos u ndalni me kaq, por përdoreni atë edhe në çaj ose për të mbajtur larg ankthin, për të qetësuar stomakun apo shtojani edhe kremrave të trupit për të parandaluar irritimet.

  1. Borziloku

Përveçse t’a përdorni në gatim, borzilokun mund t’a mbillni kudo. Brenda apo edhe jashtë shtëpisë suaj pasi ajo nuk kërkon kushte të veçanta për t’u rritur. Nëse doni t’i mbani larg mushkonjat atëherë shtojeni këtë bimë në shtëpinë tuaj.

  1. Menteja

Bima e mentes ka shumë variacione por ne ju këshillojmë të gjeni njërën prej tyre për t’i larguar mushkonjat nga territori juaj. Nëse doni t’a keni atë në shtëpinë tuaj atëherë do të bënit mirë t’a vendosnit në një vazo mesatare, pasi e mbjellur në tokë mund të shtrijë rrënjët e saj gjithkund e të zërë gjithë hapësirën e kopshtit tuaj. Përdoreni atë si çaj për dhimbjet menstruale apo problemet me tretjen.

  1. Marigold

Ajo bën pjesë në familjen e margaritave dhe ka një lulë shumë të bukur dhe shumëngjyrëshe. Me anë të aromës së saj unike ajo mban larg insektet e mbi të gjitha mushkonjat, të cilat duhet të mendohen mirë para se t’i afrohen shtëpisë suaj.

  1. Rozmarina

Jo vetëm një bimë aromatike e cila përdoret gjerë në gatim apo edhe në detergjentët pastrues, por është edhe gjithashtu edhe tmerri i insekteve. Nëse ende nuk e dini, nuhatja e bimës së rozmarinës shton përqëndrimin dhe forcon memorjen deri në 75%.

  1. Hudhra

Bima e cila n’a mbron nga shumë infeksione nuk mban larg vetëm insektet vampire. Mbjellja e saj në kopshtin tuaj është metoda më natyrale edhe për mbajtjen larg të bimëve të tjera që rriten në tokë dhe e dëmtojnë shëndetin tuaj.

Ja si të shëroni pickimin e mushkonjave!

  1. Përdorni lëkurën e bananes në vendin ku ju kanë pickuar mushkonjat dhe shumë shpejt nuk do ndieni shqetësim.
  2. Nëse s’ju gjendet lëkurë bananeje, atëherë provoni uthullën e mollës e cila do shmang krijimin e një plage nga pickimi. (b.an)
Next Post

Rio, avokati që hiqej si diplomat rus vret grabitësin në makinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

October 29, 2026
Shqipëria, një vend që dëshpëron

“Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

October 29, 2026
Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

October 29, 2026
Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

October 29, 2026
VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

October 29, 2026
“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

October 29, 2026
Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

October 29, 2026
“Territorialja”, Hila: Duhet të zvogëloheshin akoma, disa bashki japin vetëm rroga, as rrugë nuk shtrojnë dot

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

October 29, 2026
108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

Lapaj pro bashkimit me Berishën: Duhet të krijohen koalicionet parazgjedhore

October 29, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Manjani: Guvernatori duhet mbrojtur nga qeveria, jo nga drejtësia

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In