• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rio, avokati që hiqej si diplomat rus vret grabitësin në makinë

by Aalison Pearse Stevens
05/08/2016 11:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një incident i rëndë ka ndodhur në Rio de Janeiro të Brazilit, pranë kompleksit olimpik, ku një person ka vrarë me armë një person tjetër, i cili po tentonte ta grabiste. Lajmet e para bënë të ditur se ishte zëvendëskonsulli i konsullatës ruse në Rio, por ka qenë vetë konsulli që ka mohuar një gjë të tillë, duke përjashtuar kategorikisht që ndonjë anëtar i kosullatës të ketë lidhje me këtë ngjarje.

Marcos Cesar Feres Braga, avokat brazilian, ishte me gruan dhe vajzën në makinë, duke pritur në trafik, kur iu afruan dy motoçikleta, nga të dyja anët. Njëri prej tyre i theu xhamin e makinës dhe i kërkoi që avokati t’i jepte orën. Por ky i fundit e mbërtheu nga dora dhe e tërhoqi brenda makinës dhe grabitësi mbeti i vrarë nga arma e tij, e cila u shkrep gjatë përleshjes, ndërsa tjetri u largua me shpejtësi.

Sipas gazetës Globo, avokati është zëvendëskonsull i konsullatës ruse dhe kjo gjë thuhet edhe në komunikatën e policisë.

Vladimir Tokmakov, konsull i përgjithshëm i Rusisë në Rio, thotë se asnjë anëtar i stafit “nuk ka të bëjë aspak me incidentin”.

Një lajm i mëvonshëm nga gazeta Folha shkruante se personi ishte brazilian me dokumenta false, që e hiqte veten si diplomat rus.

Ndërkaq, trupi i viktimës qëndroi për pesë orë në autostradë, teksa policia bënte hetimet.

Ngjarje të tilla janë të zakonshme në Rio, ku grabitës me motorë sulmojnë makinat që kanë ngecur në trafik dhe largohen me shpejtësi në korridorët midis korsive.

d.i.

Next Post

Genc Ruli hedh poshtë Bashën: S'janë kushtet për qeveri teknike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

October 30, 2026
Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

October 30, 2026
Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

October 30, 2026
Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

October 30, 2026
Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

October 30, 2026
“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

October 30, 2026
“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

October 30, 2026
Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

October 30, 2026
Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

October 30, 2026
Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In