• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Mentor Nazarko: Albin Kurti do shpallej non grata nga SHBA, e shpëtoi Vjosa Osmani

by E S
29/04/2026 12:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari Mentor Nazarko deklaroi se Vjosa Osmani është personi “që e ka ruajtur boshtin euroatlantik të Kosovës” dhe që “ka shpëtuar edhe zotin Albin Kurti nga shpallja “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Duke folur për situatën politike në Kosovë i ftuar në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, Nazarko u shpreh: “Në gjykimin tim, afirmimi i Osmanit ishte një bllof minimalisht, por shah real efektivisht që t’i thoshte zotit Kurti, “pse ti nuk e do Osmanin”? Çfarë është Osmani? Pse ai e refuzon Osmanin? Osmani është dikushi që e ka ruajtur boshtin euroatlantik të Kosovës. Bosht të cilin kryeministri ndoshta ka tentuar ta zhvendosë ndonjëherë. E ka shpëtuar edhe zotin Kurti nga shpallja “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ka një thashethem të tillë. I ka ofruar mundësinë që të ketë zgjedhje 28 dhjetor. Pra, i ka bërë shumë shërbime, ka funksionuar si një tandem i shkëlqyer, por ndërkohë edhe e ka penguar që ai në Gjykatë Kushtetuese, në diplomaci, në drejtësi, të vendosë vetëm njerëzit që vijnë nga një rrymë politike”.

Nazarko kritikoi edhe opozitën: “Në gjykimin tim, opozita nuk ka luajtur mirë. Përgjegjësinë më të madhe e ka ai që ka shumicën dhe ai është duke shfrytëzuar jomoralisht avantazhet që ka për shkak të shumicës. Çka është më e rëndë është se imazhi i Kosovës është i një vendi që nuk arrin dot të bëjë kompromis së brendshmi, lëre pastaj të bëjë kompromis së jashtmi. Është imazhi i shtetit të papjekur dhe kjo ndodh kur bota s’e ka mendjen fare çfarë është duke ndodhur në Kosovë apo Ballkan. Kështu që, unë mendoj që në këtë situatë përgjegjësia është tek të dy palët. Opozita duhet t’i thërrasë mendjes se përndryshe do qajë ashtu siç bëri vitin që shkoi. Rrezikojmë që edhe në këtë situatë, kurdo që të votohet, në maj, në qershor, në korrik, prapë populli i Kosovës të jetë i bindur që opozita e ka fajin dhe që Kurti ka të drejtë”.

Next Post
“Program pas shkolle” për nxënësit deri në klasën e pestë/ Rekrutohen mësues në listë pritjeje dhe në pension

Qeveria mbështet programin ‘Pas Shkollor’, Kumbaro: Dyfishohet pagesa e shpërblimit dhe zgjerohet lista e mësuesve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In