• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Menefregistë, po! Xhihadistë, jo

by
27/08/2015 14:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni/  Që ndërhyrja e shtetit shqiptar ishte e panevojshme për objektin fetar në Dhërmi, këtë sot mund ta artikulojë gjithkush, por që në lojë të futen lloj-lloj instancash dhe shqiptarët t’i quajnë xhihadistë, kjo vërtetë e tejkalon disi hapur, respektin ndaj shqiptarëve dhe të vetë atyre për veten e tyre. Shqiptarët, sot, dikur dhe në të ardhmen do të mbeten menefregistë për religjionin. Edhe pse një pjesë e tyre e kanë ndërtuar jetën mbi kanonet fetare, në masë shqiptarëve pak u ka bërë përshtypje mbarëvajtja e kishës, xhamisë dhe teqesë. Dhe, e kishte një arsye: sadoqë feja ishte një ilaç i mirë kundër jetës së vështirë nuk mund të ishte asnjëherë zgjidhje për varfërinë skajore të shqiptarëve. Dhe, shqiptarët vërtetë në disa vende mbaheshin me fenë, zona e Himarës, Mirdita, Kavaja, Malësia e Shkodrës dhe qyteti, ishin ndër ishujt, ku religjioni merrte vërtetë vlerë, por ngado menefregizmi ishte skajor. Jo më kot, shumë vëzhgues të huaj kanë nënëvizuar se shqiptarët dukeshin mirë si me fenë dhe pa fenë. Aqsa komunistët duket se nuk vuajtën shumë të përgatisnin fushatën e tyre të egër, që rezultoi me çmendurinë e vitit 1967, kur feja u ndalua dhe me Kushtetutë, kuptohet pas fushatave patetike të rinisë dhe popullit krejt të shpëlarë nga trutë. Vitet që kanë rrjedhur, dhe trendi i përbotshëm, ku feja po i humb masivisht besimtarët, duket se në një farë mënyre cinike i ka shkuar qëndrimit shqiptar, që në fakt u bë për një arsye aspak të mirë.

Anipse vitet e fundit përplasjet e fundit të shtetit shqiptar me fenë kanë treguar se deformimet e mëdha dhe nivelet ku mbizotëron diskursi kinse patriotik janë më të aftat për të mbuluar prapësitë, që gëlojnë nëpër qarqe, por edhe për të sjellë argumente që e largojnë vëmendjen nga realiteti. Ku për fat të keq, po futen pa asnjë logjikë dhe autoritetet më të larta të shtetit grek, duke na krahasuar me  militantët e ISIS, të cilët po prishin pa mëshirë objektet e shenjta në Lindjen e Mesme dhe në Afrikë, trashëgimi kulturore e përbotshme.

Kjo, realisht, e tejkalon përfytyrimin ndaj shqiptarëve, që në histori mund të anatemohen, nëse do të duhet, vetëm për menefregizmin e tyre ndaj fesë, sesa me sensin e tyre radikal islamik. Historia e ka treguar këtë, madje edhe në prishjen pa të drejtë të objektit fetar në Dhërmi.

Next Post

Mbyllet Samiti ballkanik i Vjenës. Deklarata e përbashkët përqëndrohet te rinia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Miratohet me 85 vota Reforma Territoriale! Rama e Balluku shkojnë në Kuvend për të votuar, Bardhi sulmon me ujë deputetët e PS

Miratohet me 85 vota Reforma Territoriale! Rama e Balluku shkojnë në Kuvend për të votuar, Bardhi sulmon me ujë deputetët e PS

October 9, 2026
“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

October 8, 2026
Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

October 8, 2026
“Ngritja më e madhe e pensioneve”, Balla i drejtohet opozitës: Ju keni hallin e pensionistit tuaj

Protestat, Balla e drejton gishtin nga fqinjët: Të bindur që duhet të ndërtohet në Zvërnec

October 8, 2026
J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

October 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Reforma Territoriale e imponuar me arrogancë, PS duket sikur ka bërë autogol

October 8, 2026
Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

“Vetëm në 2 maj jo”/ Balla tregon se kur “merr jetë” reforma territoriale

October 8, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

“Jo ‘kush’, por ‘ti’”, Erion Braçe: Rama më tha nëse votoj kundër, jam jashtë Grupit Parlamentar

October 8, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Reforma nuk bëhet për ndikim elektoral”/ Mazniku: PS do e fitojë prapë Korçën, s’ndryshon asgjë

October 8, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Komisioni i Posaçëm për Territorialen, mazhoranca do të heqë paritetin me opozitën

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com