• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Mendoja se do ta rrihte por Sinanaj…” Mëhillaj flet për vrasjen e peshkatarit

by A R
14/03/2017 14:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda ka dënuar me 30 vjet burg Julian Sinanajn, protagonistin e “bandës së tritolit”.

Sinanaj fitoi gjatë procesit në shkallën e parë statusin e të penduarit, ndaj ju shmang burgimit të përjetshëm.

“Banda e tritolit” me 7 persona dhe rreth 38 akuza u gjet fajtore për disa vrasje, shkatërrim prone, atentate me tritol, armë pa leje, etj.

Apeli i Krimeve të Rënda dënoi me burgimit të përjetshëm Erion (Andon) Mëhillaj, i akuzuar si porositës i disa prej ngjarjeve. Genis Mëhillaj, kushëriri i Erjonit, u dënua me 10 vite heqje lirie. I akuzuari tjetër si porositës, Marjon Mitro u dënua me 8 vite burg, kurse Ilir Karçini, si porositës i vrasjes së biznesmenit Piro Bare, u dënua me 5 vite burg. Ndriçim Gjokona (edhe ai i penduar) dhe Albin Mexhaj morën secili nga 8 vite burg.

Një nga krimet për të cilat u dënua banda është vrasja e peshkatarit Sokol Veizi. Për këtë ngjarje, Sinanaj rrëfeu para prokurorëve se është pajtuar nga kushërinjtë Mëhillaj pasi ata kishin një konflikt prone me Veizin. Ndërkohë, sot GSH.al po sjell dëshminë e Andon Mëhillajt i cili thotë se “killeri” Sinanaj u ofrua vetë “të hiqte qafe” Sokol Veizin.

NJOHJA ME JULIAN SINANAJN

Andon (Erjon) Mëhillaj, i dyshuar si sekser i Julian Sinanaj, u ka dhënë përgjigje dhjetëra pyetjeve të prokurorëve për Krime të Rënda, që hetuan për aktivitetin kriminal të bandës, që kryente ekzekutime me shpërthim eksplozivi të telekomanduar. Mëhillaj, ndaj të cilit rënduan tetë akuza të rënda, u ka rrëfyer hetuesve njohjen rastësore me Julian Sinanaj, i cili pas arrestimit më 25 janar 2014, pranoi të bashkëpunonte me drejtësinë, duke treguar emrat e porositësve dhe bashkëpunëtorëve në krime, raporton “g.sh”.

DESHMIA E ANDON MEHILLAJT

“Me Julian Sinanajn jam njohur rastësisht, pasi ai vinte në lokalin e dajës tim në Orikum. Është një lokal peshku dhe kishte në brendësi të tij një kthinë, ku pinim ndonjë gotë. Sinanaj vinte shpesh aty dhe kështu nisi njohja mes nesh. Një ditë ai më pyeti nëse kisha ndonjë problem dhe u vetofrua ta zgjidhte. I tregova se kisha përplasje për pronat me Sokol Veizin. Julian Sinanaj më tha se mund të ma zgjidhte këtë problem”, rrëfen Mëhillaj. Sipas të dyshuarit, Sinanaj i ka kërkuar që t’ia jepte atij sipërfaqen e tokës për të cilën ishte në konflikt me Sokol Veizin dhe ai mund ti zgjidhte konfliktin.

“Më kërkoi ti jepja sipërfaqen e tokës, për të cilën isha në konflikt me Sokol Veizin. Ma garantoi se do ma zgjidhte konfliktin. E pyeta si do ma zgjidhësh? Më tha që kam metodat e mia. Gjithmonë kam menduar se do ta kërcënonte, ose do ta rrihte”, ka rrëfyer Mëhillaj. Ai ka mohuar kategorikisht të ketë porositur apo paguar Sinanajn, për të vrarë Veizin, por është vënë përpara faktit, kur ai e ka kryer krimin. Për të gjitha sa ka rrëfyer për atë që mund të konsiderohet si lidhje e Mëhillajt me vrasjen e peshkatarit, Veizi, i dyshuari ka theksuar se është në gjendje dhe i gatshëm të përballet me Julian Sinanajn, për t’i konfirmuar të gjitha para syve të tij. Megjithatë, kjo dëshmi nuk e ka ndihmuar Mëhillajn t’i shpëtojë burgut përjetë.

“BANDA E TRITOLIT”

Goditja e bandës së C4u bë më 25 janar 2014, kur në pranga përfundoi Julian Sinanaj, i cili disa orë më vonë pranoi të rrëfente krimet duke u kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë. Ndriçim Gjokona, tashmë i penduar i drejtësisë, ishte një tjetër i arrestuar. Ai dyshohet si personi që furnizonte me lëndë eksplozive Julian Sinanajn, por për shkak të prishjes së pazareve, Gjokona duke u ndjerë i rrezikuar për jetën vendosi të fliste. Gjithashtu, në pranga përfundoi Marjon Mitro, i cili u dënua se porositi lëndën eksplozive, që u zbulua në makinën e ish-prefektit të qarkut të Vlorës, Besnik Dervishi, teksa automjeti po hynte në atë që mund të konsiderohet si perimetri i sigurisë së godinës së Kryeministrisë.

Next Post
E kishte denoncuar të zhdukur, babai gjen të vdekur në morg djalin

E kishte denoncuar të zhdukur, babai gjen të vdekur në morg djalin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Khamenei: Teherani do të vendosë se kur do të përfundojë konflikti nëse armiqtë rifillojnë sulmet

October 31, 2026
Shiu i rrëmbyeshëm dhe uji i policisë shpërndajnë protestuesit, bie pjesëmarrja në protestë

Shiu i rrëmbyeshëm dhe uji i policisë shpërndajnë protestuesit, bie pjesëmarrja në protestë

October 31, 2026
Ndarja nga jeta e Bashkim Zenelit, Veliaj tregon dhuratën që themeluesi i PS i dërgoi në qeli: Më kujtoi edhe në ditët e tij më të vështira

Ndarja nga jeta e Bashkim Zenelit, Veliaj tregon dhuratën që themeluesi i PS i dërgoi në qeli: Më kujtoi edhe në ditët e tij më të vështira

October 31, 2026
“Studenti” qëllon me llastiqe me zara mbi policinë, Balla nxjerr videon nga protesta: Ky është krim

“Studenti” qëllon me llastiqe me zara mbi policinë, Balla nxjerr videon nga protesta: Ky është krim

October 31, 2026
Mbi 5 mijë viktima nga Ebola në Kongo

Mbi 5 mijë viktima nga Ebola në Kongo

October 31, 2026
Anulohet fotoja zyrtare e G20, diplomatët evropianë refuzojnë të fotografohen me ministrin e Jashtëm rus

Anulohet fotoja zyrtare e G20, diplomatët evropianë refuzojnë të fotografohen me ministrin e Jashtëm rus

October 31, 2026
“Ka grupime të vogla që po sulmojnë PD”, Bardhi: Përçarja e protestës i shërben Ramës

“Ka grupime të vogla që po sulmojnë PD”, Bardhi: Përçarja e protestës i shërben Ramës

October 31, 2026
Pas marrëveshjes së armëpushimit Kiev-Moskë, banorët e Oleskut evakuohen përmes Bjellorusisë drejt Ukrainës

Pas marrëveshjes së armëpushimit Kiev-Moskë, banorët e Oleskut evakuohen përmes Bjellorusisë drejt Ukrainës

October 31, 2026
Analisti: Protesta mbaroi ditën që u ekspozua Berisha, ja pse Rama ndihet komod

Analisti: Protesta mbaroi ditën që u ekspozua Berisha, ja pse Rama ndihet komod

October 31, 2026
Protesta në Rrugën e Durrësit/ Protestuesit sulmojnë me llastiqe, përdorin zara xhami, vida dhe gurë

Protesta në Rrugën e Durrësit/ Protestuesit sulmojnë me llastiqe, përdorin zara xhami, vida dhe gurë

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In