• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mejdani: Zgjedhjet rrezikohen nga politikanët-biznesmenë, në PS janë me shumicë

by A R
13/10/2016 08:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kërcënimi kryesor për zgjedhjet e ardhshme është moszbatimi i procesit të dekriminalizimit. Ky ishte qëndrimi që ish-presidenti Rexhep Meidani mbajti në një tryezë të organizuar nga Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë, mbi financimin e partive politike. Sipas Meidanit, është e nevojshme që përzgjedhja e kandidatëve të bëhet në mënyrë të hapur dhe transparente, shkruan “Panorama”.

“Problemi kryesor për të ardhmen e qeverisjes është përzgjedhja e kandidatëve, madje detyrimi ligjor për një përcaktim apo përzgjedhje publike, të hapur e transparente të tyre. Gjatë regjistrimit të kandidatit, krahas kërkesave të ligjit të dekriminalizimit, duhet të përfshihen dhe kërkesa shtesë, të lidhura me elementë etikë e moralë të tij, me vetë integritetin e kandidatit, me deklarimin e pasurisë, të biznesit (nëse ka të tillë) dhe të ardhmen e tij në angazhimin e ardhshëm publik në respektim të ligjit. Kjo deri me përgjegjësi ligjore të drejtuesit apo strukturës që ka mbyllur sytë për kandidatë që nuk plotësojnë nene të caktuara të ligjit të dekriminalizimit”, u shpreh Meidani në fjalën e tij.

Për ish-presidentin, një deklarim i tillë nga të gjithë ata që shprehin dëshirën për të kandiduar në zgjedhje, do të shërbejë si një vetëdeklarim për pasurinë dhe konfliktin e interesit. Sipas Medianit, vota është i vetmi mjet në duart e qytetarëve për të larguar të korruptuarit nga pushteti.

Meidani nënvizoi edhe faktin e krijimi të një kategorie “biznesmeni-politikan”, fenomen që sipas tij është i dukshëm në Grupin Parlamentar të PS-së.

“Qytetarët në krijimin e qeverisjes qendrore e vendore, sidomos në luftën kundër korrupsionit, kanë votën për ta ndryshuar atë, dhe për të larguar të korruptuarit nga pushteti. Në fakt, një pikënisje e kësaj lufte janë zgjedhjet, sidomos financimi i tyre. Po ashtu, janë shfaqur “teprime” në përfshirjen në politikë të shumë biznesmenëve, jo thjesht për financime fushate, por në mënyrë të drejtpërdrejtë, me anë të kandidimit të tyre. Madje, është rritur dukshëm një kategori e re e llojit:

“biznesmen-politikan” apo “politikan-biznesmen”, deri me të dhëna të dyshimta morale-financiare të disave prej tyre. P.sh., në Grupin Parlamentar të PS-së kjo ka qenë krejtësisht e dukshme”, shtoi Meidani.

Për ishpresidentin, financimi i fushatës nuk ka të bëjë thjesht dhe vetëm me etikën e moralin politik të partisë ose kandidatit, për besimin ose mosbesimin e qytetarit ndaj tyre, por është një domosdoshmëri e kohës që jetojmë, sepse me të lidhet ngushtësisht lufta ndaj korrupsionit politik, administrativ e kapilar, sidomos për të mos lejuar atë që quhet “State Capture”./Panorama/a.m.

Next Post
FOTOT e “nxehta”/ Mësuesja bukuroshe “pushton” rrjetin me imazhet e saj…

FOTOT e "nxehta"/ Mësuesja bukuroshe "pushton" rrjetin me imazhet e saj...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hita në Maqedoninë e Veriut, apel për zgjerimin e Task-Forcës rajonale kundër emigracionit: Bashkëpunimi është çelësi kundër krimit

Hita në Maqedoninë e Veriut, apel për zgjerimin e Task-Forcës rajonale kundër emigracionit: Bashkëpunimi është çelësi kundër krimit

October 9, 2026
“Me i qelbanikos krejt…”- Zbardhen SMS-të, dyshime se vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja u planifikua 4 ditë para: Situata asht e randë boll!

“Me i qelbanikos krejt…”- Zbardhen SMS-të, dyshime se vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja u planifikua 4 ditë para: Situata asht e randë boll!

October 9, 2026
E pazakontë/ Hitler Musolini fiton zgjedhjet bashkiake në Peru! Kush është politikani i majtë që mban emrat e dy liderëve nazi-fashistë!

E pazakontë/ Hitler Musolini fiton zgjedhjet bashkiake në Peru! Kush është politikani i majtë që mban emrat e dy liderëve nazi-fashistë!

October 9, 2026
Konsumi i pushimeve në Kinë, skenarët e rinj nxisin raundin e ri të rritjes së konsumit (VIDEO)

Konsumi i pushimeve në Kinë, skenarët e rinj nxisin raundin e ri të rritjes së konsumit (VIDEO)

October 9, 2026
Prespa drejt UNESCO-s, ministri Gonxhja takon homologët nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut: Mbrojmë pasurinë që na bashkon

Prespa drejt UNESCO-s, ministri Gonxhja takon homologët nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut: Mbrojmë pasurinë që na bashkon

October 9, 2026
“Mundësi bashkëpunimi në shumë fusha”- Presidenti Begaj dekoron dy senatorët amerikanë me “Urdhrin e Shqiponjës”: Aleanca jonë, më e fortë se kurrë!

“Mundësi bashkëpunimi në shumë fusha”- Presidenti Begaj dekoron dy senatorët amerikanë me “Urdhrin e Shqiponjës”: Aleanca jonë, më e fortë se kurrë!

October 9, 2026
Zgjedhja e 3 anëtarëve të rinj të KLP, kryeprokurori Çela kërkon zgjidhje edhe për pagat e magjistratëve: Po kalojmë periudhë të vështirë prej disa vitesh

Zgjedhja e 3 anëtarëve të rinj të KLP, kryeprokurori Çela kërkon zgjidhje edhe për pagat e magjistratëve: Po kalojmë periudhë të vështirë prej disa vitesh

October 9, 2026
E rëndë në Greqi/ Shpërthen rafineria e naftës, humb jetën një shqiptar, një tjetër në gjendje të rëndë!

E rëndë në Greqi/ Shpërthen rafineria e naftës, humb jetën një shqiptar, një tjetër në gjendje të rëndë!

October 9, 2026
“Synojmë më shumë investime”- Ministrja Ibrahimaj: Bashkëpunimi rajonal dhe investimet turke, mundësi për rritjen e tregtisë shqiptare

“Synojmë më shumë investime”- Ministrja Ibrahimaj: Bashkëpunimi rajonal dhe investimet turke, mundësi për rritjen e tregtisë shqiptare

October 9, 2026
Aksioni i policisë në kampin e MEK, Çupi: Dje ishe pika kulmore, hetimet kishin nisur kohë më parë

“Investimi në Zvërnec i shërben të ardhmes”- Frrok Çupi: Mundësi historike për Shqipërinë dhe forcim i ndikimit dhe mbrojtjes amerikane!

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com