• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mediu sfidon Bashën, prezanton 16 kandidatët për deputetë në Fier dhe flet për marrëdhëniet me PD

by Java News
21/01/2021 09:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Republikane ka prezantuar 16 kandidatë për deputetë në qarkun e Fierit në zgjedhjet e 25 prillit. Gjatë fjalës së tij, kryetari i kësaj force politike, Fatmir Mediu foli për marrëdhëniet me Partinë Demokratike.

Mediu tha se mes PD dhe PR kërkon marrëdhënie në mënyrë që çdo qytetar të ketë vlerë në zgjedhje.

“Unë dua mundësinë për të konkurruar, për të kontribuar çdo republikan, në çdo qendër votimi, nga Vermoshi e deri në Konispol, të gjithë së bashku, demokratë dhe republikanë, për të fituar.

Ka shumë sot që shtrojnë pyetjen; Çfarë ka ndodhur ndërmjet nesh, Parti Republikane – Parti Demokratike? A po bëjmë Pazar? A po kërkojmë më shumë sesa na takojnë?

Unë dua marrëdhënie të Partisë Republikane me Partinë Demokratike, në mënyrë që gjithsecili nga ju, qytetar i thjeshtë, republikan e demokrat, të ketë vlerë në zgjedhje.

Politika jonë, regjimi i korruptuar që kemi përballë, manipulimi i vazhdueshëm i jetës sonë, manipulimi që Edi Rama do që t`i bëjë zgjedhjeve, kërkon që republikanë, demokratë, njerëz të ndershëm, të bashkohen në çdo qendër votimi, për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ne nuk mund t`a vëzhgojmë të keqen, ne duhet të përballemi me të keqen”, tha Mediu.

Fatmir Mediu theksoi se gjendja ne Shqipëri është shume e rende dhe për këtë përgjegjësi, sipas tij ka Rama.

“E keqja vetëm shkatërron. Tetë vjet shkatërrim shteti, të institucioneve demokratike, shkatërrim të lirive dhe të drejtave. Tetë vjet papunësi, largim masiv të shqiptarëve. Tetë vjet Europa ka qenë kundër Edi Ramës për shkak të krimit dhe korrupsionit.

Duhet të presim dhe katër vite të tjera? Kjo do t`a çonte Shqipërinë në një moment që do të ishte e vështirë për t`u rikthyer. Do t`a çonte kombin në një moment shumë të vështirë për t`u rindërtuar dhe për të bërë atë që është më e mira.

Lirinë, jetën, ndërtimin e lumturisë, na i ka falur dhe na i ka dhënë Zoti dhe ne nuk mund t`i lëmë peng të Edi Ramës apo kujtdo lideri politik të një regjimi të korruptuar, se kemi një përgjegjësi të madhe përballë fëmijëve tanë, të ardhmes së tyre, kemi përgjegjësi të madhe përballë prindërve tanë, për atë që ata kanë bërë për ne. kemi përgjegjësi të madhe përballë vetes sonë, në qoftë se besojmë se jemi njerëz të zotë dhe të aftë.

Prandaj besoj që Partia Republikane është parti e vlerave dhe krijon me Partinë Demokratike një mozaik të jashtëzakonshëm, të vlerave politike të së djathtës.

Partia Republikane është partia që beson tek prona private, si themeli i ndërtimit të ekonomisë së një vendi.

Mbi çdo politikë, mbi çdo interes , ne duhet të kuptojmë se, si politikanë të së djathtës, interesi kombëtar është interesi ynë primar, është interesi ynë madhor dhe kjo është pika e parë e Partisë Republikane.

E dyta, ne duam një qeveri që e zgjedhim vetë dhe respekton liritë dhe të drejtat tona, një qeveri që nuk na mbivendoset duke na shtypur dhe shfrytëzuar, duke na vjedhur dhe abuzuar, por që na krijon shanse dhe mundësi për t`a krijuar të ardhmen tonë në Shqipëri”, u shpreh Mediu.

g.kosovari

Next Post
10 vjet/ Ku kanë përfunduar gjyqtarët që shpallën vrasjen e protestuesve në 21 janar si pakujdesi. Policia kërkon rihapjen e dosjes

10 vjet/ Ku kanë përfunduar gjyqtarët që shpallën vrasjen e protestuesve në 21 janar si pakujdesi. Policia kërkon rihapjen e dosjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rreziku rus, Gjermania dërgon deri në 1000 ushtarë në Lituani, rritet gatishmëria e NATO-s në kufirin lindor!

Rreziku rus, Gjermania dërgon deri në 1000 ushtarë në Lituani, rritet gatishmëria e NATO-s në kufirin lindor!

September 14, 2026
BE reagon për krizën politike të Prishtinës: I takon Kushtetueses ta gjykojë formimin e Qeverisë dhe të Kuvendit të Kosovës!

BE reagon për krizën politike të Prishtinës: I takon Kushtetueses ta gjykojë formimin e Qeverisë dhe të Kuvendit të Kosovës!

September 14, 2026
Njohja në ‘Tinder’ që alarmoi NATO-n, oficeri spanjoll lidhje romantike me gruan që dyshohet si spiune e Rusisë! Synoheshin të dhënat sekrete

Njohja në ‘Tinder’ që alarmoi NATO-n, oficeri spanjoll lidhje romantike me gruan që dyshohet si spiune e Rusisë! Synoheshin të dhënat sekrete

September 14, 2026
Credins bank sjell Visa Infinite, kartën e parë metalike në Shqipëri!

Credins bank sjell Visa Infinite, kartën e parë metalike në Shqipëri!

September 14, 2026
Izraeli godet selinë e inteligjencës së Hezbollahut në Bejrut, thirrje njerëzve të evakuohen nga shtëpitë

Izraeli shton valën e bombardimeve të përgjakshme në Liban, të paktën 13 të vdekur, mes tyre edhe 6 fëmijë!

September 14, 2026
Publikohet formacioni zyrtar i Kombëtares për sfidën me Luksemburgun

Ndeshjet e Ligës së Kombeve, zbardhet axhenda e Kombëtares shqiptare, nga grumbullimi te stërvitjet

September 14, 2026
Diaspora4Innovation: Nga ekspertiza e diasporës te partneritetet afatgjata

Diaspora4Innovation: Nga ekspertiza e diasporës te partneritetet afatgjata

September 14, 2026
“TikTok” ende funksional në Shqipëri, bllokimi zyrtar shtyhet me 9 ditë! Fazat e procesit të mbylljes së platformës

Turni i tretë dhe tik-toku

September 14, 2026
Ish-deputeti Alban Xhelili emërohet drejtor i Postës Shqiptare në Durrës!

Ish-deputeti Alban Xhelili emërohet drejtor i Postës Shqiptare në Durrës!

September 14, 2026
Brad Pitt dhe Ines de Ramon “ndezin” turneun US Open, përqafime dhe puthje romantike

Brad Pitt dhe Ines de Ramon “ndezin” turneun US Open, përqafime dhe puthje romantike

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com