• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Mediat: SPAK nis zyrtarisht hetim pasuror për Flamur Nokën dhe familjen e tij

by Java News
22/05/2024 19:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

SPAK ka nisur hetim pasuror për Flamur Nokën dhe familjen e tij. Në objektin e hetimit përfshihen hetimi dhe verifikimi I gjithë transaksioneve financiare në emër të tij gruas dhe dy fëmijëve. Hetimi shtrihet në gjithë sistemin bankar të Shqipërisë,  dhe në gjithë zyrat noteriale të vendit, për të parë dhe verifikuar shitjet, blerje pronash apo akt marrëveshje të tjera të tij apo familjarëve me të tretë.
Gazeta Tema mësoi se hetimi është pjesë e një procedimi penal regjistruar në SPAK, I cili ka të nevojshëm të plotësohet edhe me verifikimin e pasurisë së Flamur Nokës.
Në listën e hetimit është Flamur Noka, Eva Noka, dhe dy fëmijët, djali E.Noka dhe vajza K. Noka
Akuzat për abuzim me pushtetin për Nokën kanë qenë publike në shtyp.

Në vitin 2008, kur Flamur Noka ishte Drejtor I Bordit të Entit Kombëtar të Banesave, I dha katër banesa nga fondi I të pastrehëve në qytetin e Sarandës familjarëve të tij, dy vëllzerve që jetonin në Belgjikë, gruas së vëllait dhe motrës që jeton në Kamëz. Ata I gëzojnë ende dhe sot të katër apartamentet e destinuara për të pastrehë në Sarandë. Konflikti I interesit është I pastër pasi Noka ishte Kryetar I Bordit të Entit Kombëtar të Banesave.

SPAK nis zyrtarisht hetim pasuror për Flamur Nokën dhe familjen e

Mes tyre bëjnë pjesë dy vëllezërit e tij, që ishin emigrantë, e motra, Lule Basha si edhe një shtetase belge, e cila raportohet se është bashkëshortja e vëllait të Flamur Nokës.

Pra, Flamur Noka ka dhënë 4 apartament për familjarët e tij, dy për vëllezërit emigrantë, një për nusen e njërit prej tyre, dhe një tjetër për të motrën.
Një histori tërësisht e dyshimtë lidhet me apartamentin q ëka përfituar tek diga e Liqnit që për shumë kohë ka qenë pallati më I shtrenjtë në Tiranë.

Formalisht Noka shet një apartament 83 m2, kati 8 , me vlerë 180 mijë euro dhe “blen” një apartament, në një zonë më të shtrenjtë, te diga e Liqenit, 190 m2, për 151 mijë euro. Flamur Noka blen garazh me sipërfaqe 70 m2, me vlerë 22 400 euro. Në deklaratën e vitit 2013, Flamur Noka nuk e deklaron burimin e të ardhurave për blerjen e garazhit. Realisht shtëpia e Mulit te Liqeni, bashkë me garazhin, kushton rreth 1 milionë euro.
Historia e pallatit tek liqeni lidhet direkt me gjobë shtetërore ndaj pronarit. Me ardhjen e Berishës në pushtet pallati u bllokua dhe u deklarua se nuk do të lejohet të ndërtohet kurrë.

SPAK nis zyrtarisht hetim pasuror për Flamur Nokën dhe familjen e

Pas negociatave me një ndërtues tjetër ndërmjetës I afërt me Nokën dhe Shkëlzen Berishën, leja u ridha dhe Shkëlzen Berisha përfundoi me apartament që e përdor për zyrë në këtë pallat dhe Noka me apartament banimi. Nëse SPAK verifikon hyrje daljet dhe pagesat e administrimit e ka të lehtë të kuptoj se aty është zyra e gjobave të Shkëlzen Berishës.
Pra praktikisht ata dyshohet se I kanë marrë pa lek si gjobë për rilejmin e ndërtimit, por veprimet janë formale.

Noka po ashtu për gati 15 vite ka pasur vilë në Gjirin e Lalzit të cilin e shiti dy vite më parë pas akuzave të Gazmend Bardhit. Gazmend Bardhi e ka akuzuar atë me emër dhe me shifër.
Po ashtu po hetohet roli i tij si ministër i brendshëm në shtyrjen e një afati të një koncesioni shtetëror në mënyrë jotransparente dhe përfitimet prej tij.
Sidoqoftë tani SPAK ka filluar punën dhe Noka sot ndjehej më shumë i pandehur se sa deputet përballë Dumanit./tema

Next Post
PRAPASKENA/ Manovrat e Adriatik Llallës për t’i shpëtuar burgut me procedurë

Emrat/ Shkarkime e transferime të padrejta, SPAK nis hetim të dytë për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Malaj: Rritja ekonomike në Shqipëri, më e lartë se mesatarja e vendeve të Ballkanit Perëndimor

Malaj: Rritja ekonomike në Shqipëri, më e lartë se mesatarja e vendeve të Ballkanit Perëndimor

February 26, 2026
Mbledhja e Grupit të PS, Bardhi: Kur pushteti zvarritet për të mbrojtur veten, qytetarët nuk kanë arsye të presin

Mbledhja e Grupit të PS, Bardhi: Kur pushteti zvarritet për të mbrojtur veten, qytetarët nuk kanë arsye të presin

February 26, 2026
“E bën për qëllime elektorale”, Orban akuzohet se nxit tensione artificiale me Ukrainën

“E bën për qëllime elektorale”, Orban akuzohet se nxit tensione artificiale me Ukrainën

February 26, 2026
Raport i ri me drejtësinë, jo me pavarësinë

Raport i ri me drejtësinë, jo me pavarësinë

February 26, 2026
Bllokimi i aksit “Librazhd-Prrenjas” sjell fluks në pikën doganore të Bllatës

Bllokimi i aksit “Librazhd-Prrenjas” sjell fluks në pikën doganore të Bllatës

February 26, 2026
VIDEO: Me kapuç dhe e pamëshirshme! 26-vjeçarja “terrorizon” bizneset në Tiranë

VIDEO: Me kapuç dhe e pamëshirshme! 26-vjeçarja “terrorizon” bizneset në Tiranë

February 26, 2026
Aksident në Rrugën e Kombit, automjeti del nga rruga/ Shoferi në gjendje të rëndë

Aksident me pasojë vdekjen në aksin Thumanë-Milot, arrestohet shoferi i kamionit

February 26, 2026
“Metamorfoza”/ SPAK kërkon 14 vite për biznesmenin Pëllumb Gjoka

“Metamorfoza”/ SPAK kërkon 14 vite për biznesmenin Pëllumb Gjoka

February 26, 2026
Monika Kryemadhi i kërkon GJKKO-së pushim të çështjes, por dhe…

Monika Kryemadhi i kërkon GJKKO-së pushim të çështjes, por dhe…

February 26, 2026
“Jemi la me kusi 22 vite, Kristiani na e zgjidhi”, dëshmitarët mbrojnë Shkrelin në GJKKO

“Jemi la me kusi 22 vite, Kristiani na e zgjidhi”, dëshmitarët mbrojnë Shkrelin në GJKKO

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In