• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Mediat në SHBA shprehin zemërim për videon e Trump kundër CNN

by Java News
03/07/2017 15:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Konflikti i vazhdueshëm i Presidentit të SHBA me medie të caktuara amerikane ka arritur një pikë të re kulmore. Përfaqësues të medieve ndërkohë mendojnë se Trumpi bën fushatë të hapur për dhunë kundër gazetarëve.

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka shkaktuar zemërim te gazetarët, me një video të manipuluar dhe të postuar prej tij, në të cilën ai duket që godet me grushte logon e stacionit televiziv CNN. Edhe vetë radiostacioni dhe disa medie të mëdha të tjera si “Washington Post” e dënuan videon si thirrje për dhunë.

“E trishtueshme, po jo nën dinjitetin e këtij Presidenti”
Organizata amerikane “Reporters Committee for Freedom of the Press” (“Komiteti i reporterëve për lirinë e shtypit”) deklaroi: “Ky tweet është nën dinjitetin e postit të Presidentit. Por është e trishtueshme, që nuk është nën dinjitetin e këtij Presidenti. Askush nuk duhet të kërcënohet me dhunë për shkak të punës që kryen (…). Liria e shtypit është një piketë e demokracisë sonë.”

39513010_401

“Committee to Protect Journalists” (Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve) paralajmëroi që të mos vihen në shënjestër gazetarë të veçantë apo medie të veçanta, pasi kjo “ushqen një ambjent, në të cilin kuptohen si të pranueshme ngacmimet e tjera dhe madje sulmet fizike.” Shprehjet e Trumpit mund “të inkurajojnë udhëheqësit autoritarë në të gjithë botën””, citon New York Times Courtney Radsch nga kjo organizatë amerikane.

Trumpi ka kohë që ka zënka me mediet dhe ditët e fundit i ka shtuar sulmet e tij. Veçanërisht ai ka goditur së fundi dy moderatorë të MSNBC – Mika Brzezinski dhe Joe Scarbarough si dhe CNN-in. Këtë stacion ai e akuzoi për “gazetari për plehra” dhe dërgoi me twitter të dielën videon – versionin e manipuluar të një regjistrimi, i cili tregon debutimin e tij në një show Wrestling.

Sulm i simuluar në “luftën e miliarderëve”
Në video, Trumpi rrëzon në tokë në kuadër të një ndeshjeje Wrestling një burrë dhe e rreh – por fytyra e viktimës megjithatë nuk shihet, në vend të fytyrës duket Logo e stacionit televiziv amerikan, CNN. Në fund të videos, në të cilën përsëritet disa herë skena e rrahjes, shfaqet logoja FNN dhe karakterizimi “Fraud News Network” (Rrjeti i Lajmeve të Mashtruesve).

Videoja origjinale nuk e përmbante logon e CNN dhe është xhiruar 10 vjet më parë. Videoja është xhiruar në kohën kur Trumpi qe rregullisht mysafir i njohur në lojëra spektakulare mundjeje. Viktima e supozuar është miku i Trumpit Vince McMahon, një organizator miliarder i aktiviteteve të famshme të Wrestling. Sulmi i simuluar u bë në kuadër të “Luftës së miliarderëve”, në të cilën dy mundës luftuan në ring në vend të Trumpit dhe McMahonit.

“Përpjekje për ta bërë armë skepticizmin”
Këshilltari i Sigurisë në Shtëpinë e Bardhë, Tom Bossert, e mbrojti videon. Ajo, sipas tij, flet për aftësinë e Presidentit për të komunikuar me njerëzit. Trumpi “rrihet” nga kanalet kabllore televizive dhe ka të drejtën që të reagojë ndaj sulmeve, tha Bossert. Senatori republikan Ben Sasse e pa këtë ndryshe: në CNN tha ai, ka një dallim midis një përgjigjeje të përshtatshme ndaj kritikave dhe “përpjekjes, për ta kthyer në armë skepticizmin”./DW/ma.me

Next Post
Rama: Meta i çoi punët për dreq, dëmtoi figurën e kreut të shtetit në 40 ditë

Rama ngre 5 grupe pune me deputetët e rinj, ja përbërja dhe detyrat para formimit të qeverisë së re

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

January 11, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

January 11, 2026
Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

January 11, 2026

Rreziku i një beteje të dështuar ndaj një drejtësie të dështuar

January 11, 2026
“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

January 11, 2026
Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

January 11, 2026
Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

January 11, 2026
Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

January 11, 2026
“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

January 11, 2026
Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In