• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mediat në Serbi merren me shqiponjën e Smajlajt pas fitores

by Java News
05/03/2017 09:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqiptari Izmir Smajlaj është shpallur kampion Evrope në garën e kërcimit së gjati në Kampionatin Evropian të Atletikës që u mbajt në Beograd.

Ai ka befasuar të gjithë me kërcimin e tij 8.08 metra.

Pas fitores, Smajlaj ka bërë me duar shqiponjën, dhe kjo ka bërë që mediat në Serbi ta “sulmojnë” menjëherë.

“Shqiptari Izmir Smajlaj çuditërisht mori medaljen e artë në kërcim së gjati në Kampionatin Evropian në Beograd, ndërsa më vonë i paprovokuar provokoi publikën korrekte në “Arena” e cila e përshëndeti atë me duartrokitje”, shkruan mediumi serb “Vesti-online”, transmeton Koha.net.

Kur u bë e qartë se fitoi çmimin e parë për kërcimin e tij prej 8.08 metra, ai bëri me duar shqiponjën dykrenore (përshëndetje karakteristike e shqiptarëve) dhe ka bërë me gisht kah fanella e tij ku shkruante Shqipëria”, shkruan më tej ky medium.

“Çfarë të thuhet? Komplekset janë të pashërueshme”, ka shkruar “Vesti-online”.

Me tone të ngjashme ka raportuar edhe mediumi tjetër serb, “Blic”.

“Organizimi i mrekullueshëm i Evropianit në atletikë nuk ka mundur të kalojë pa incidente të cilat i ka nxitur shqiptari Izmir Smajlaj, rrjedhimisht fitues i garës në kërcim së gjati”, shkruan ky medium, transmeton Koha.net.

“Smajlaj ka mundur ta përshëndes publikun, por ai në vend të kësaj, me duar ka bërë shqiponjën dykrenore që është simbol i Shqipërisë, dhe duke treguar kah fanella e tij ku shkruante emri i vendit nga vjen ai”, ka shtuar “Blic”.

Më tej, ky medium thotë se megjithëse e fitoi çmimin e par, “suksesin e prishi me këtë gjest të panevojshëm”.

Si duket, në Serbi ende nuk janë pajtuar me atë incidentin e 14 tetorit, 2014 kur flamuri me mbishkrimin “Autochthonous” dhe me hartën e trojeve etnike shqiptare valoi mbi stadiumin në Beograd në kohën kur po luhej ndeshja Serbi – Shqipëri, me ç’rast pati përleshje mes lojtarëve e për më tepër, lojtarëve serbë në ndihmë u dolën edhe fansat e tyre të cilët pushtuan fushën e gjelbër dhe sulmuan lojtarët shqiptarë.

 

Pas këtij incidenti, ndeshja ishte ndërprerë, ndërsa FIFA, me një vendim të mëvonshëm i kishte dhënë Shqipërisë 3 pikë në tavolinë, të cilat i ndihmuan kombëtares që të kualifikohej në Evropianin e futbollit 2016 në Francë, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Të çmendurit, gjykata e Tiranës izolon 3 persona në muaj

Hidrauliku 59-vjeçar i fiksuar pas gruas së divorcuar, i hyn në shtëpi me kopje çelësash por...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Spiropali ju ka sjellë dokument me 11 pika, ç’do të bëni?”/ Ja ç’thotë Klosi për disidencën e Spiropalit

“Spiropali ju ka sjellë dokument me 11 pika, ç’do të bëni?”/ Ja ç’thotë Klosi për disidencën e Spiropalit

July 16, 2026
“Nëse nuk të “bekon” Noka, nuk bën karrierë në PD” Kuçana flet për përplasjen me Berishën

“Nëse nuk të “bekon” Noka, nuk bën karrierë në PD” Kuçana flet për përplasjen me Berishën

July 16, 2026
Kuvajti shkatërron në ajër 32 dronë “armiqësorë”, Irani vazhdon të shënjestrojë objektivat kritike në vend

Kuvajti shkatërron në ajër 32 dronë “armiqësorë”, Irani vazhdon të shënjestrojë objektivat kritike në vend

July 16, 2026
Të moderuarit pro amerikanë të Saliut

Klubi i futbollit “Djemtë e Jugut”… (Dhe përse Anglia nuk do dalë kurrë kampion)

July 16, 2026
Nga “seen” te darka: Haaland pranon më në fund ftesën e Holland

Nga “seen” te darka: Haaland pranon më në fund ftesën e Holland

July 16, 2026
Protestuesit reaguan për anulimin e ligjit për investimet strategjike, Balla: Lajm i mirë për flamingot, jo për sorrat

Protesta/ Analisti në “Real Story”: Jemi mes sovranitetit të kombit dhe sovraniteti të shtetit…

July 16, 2026
Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

July 16, 2026
Manjani ironi me Mediun: Ringjallja? Sa herë e dëgjoj, më shfaqet lugati!

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik, por porosi e Ramës

July 16, 2026
“Unë nuk jam kumbari i Shqipërisë”, Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë

VIDEO / Rama: Shqipëria vazhdon të frymëzojë produksionet e Hollivudit

July 16, 2026
“Keni kuptuar gjë nga kjo protestë?”/ Klosi: Është dimension lirie, por qeveria largohet vetëm me zgjedhje

“Keni kuptuar gjë nga kjo protestë?”/ Klosi: Është dimension lirie, por qeveria largohet vetëm me zgjedhje

July 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In