• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mediat italiane e spanjolle/ Ndërhyrjet estetike në Shqipëri me pasoja të rënda shëndetësore

by Java News
20/03/2017 11:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
E përditshmja spanjolle ‘El Pais’ ka lëshuar alarmin sa u përket ndërhyrjeve estetike në Shqipëri për shkak të mungesës së infrastrukturës shëndetësore dhe legjislacionit të munguar. Nuk mungojnë as paralajmërimet e italianëve… Turizmi estetik dhe dentar në Ballkan është tashmë një fenomen i konsoliduar. Tarifat e ulëta të shërbimit që ofrojnë kryeqendrat e Europës Lindore, kanë filluar të tërheqin vëmendjen e shumë personave.

Por, e përditshmja spanjolle ‘El Pais’ ka lëshuar alarmin sa u përket ndërhyrjeve estetike në Shqipëri për shkak të mungesës së infrastrukturës shëndetësore dhe legjislacionit të munguar. Shkrimi është ripublikuar në shkurt edhe në mediat italiane.

Maria Antonia Sanchez Villejo e ‘El Pais’ shkruan se ka raste kur ndërhyrjet mund të kenë pasoja të rënda shëndetësore. Ajo shkruan se viktimat e para janë vetë shqiptarët, të rinjtë mes 20-30 vjeç, të cilat pas ndërhyrjeve vuajnë efektet anësore, siç janë: temperatura, shenjat, endemitë, paralizat faciale etj. Bëhet fjalë për dëme të pariparueshme. “Numri është kaq i lartë sa mund të flitet për epidemi”, shkruan ‘El Pais’.

Shkaqet

Pasojat, shkruan e përditshmja spanjolle, më së shumti shkaktohen nga përdorimi i tepruar i filler (substancë mbushëse për lëkurën), një pjesë e të cilave janë të ndaluara në vendet e Bashkimit Europian, si Italia apo edhe Franca.

Në Shqipëri, çmimi i trajtimeve të vogla estetike si shtimi i volumit të buzës apo edhe i mollëzave kushton rreth 50 euro.

Në vende të tjera, një seancë e vetme kushton nga 300-600 euro. Por, çmimet ndryshojnë nga pjesa e fytyrës ku bëhet ndërhyrja dhe nga filler-i që përzgjidhet.

Legjislacioni

Por ajo që ndikon tek ky fenomen, shkruan ‘El Pais’, ka të bëjë edhe me boshllëkun legjislativ, ndërsa së fundmi po parashikohet edhe rregullimi sipas normativës së BE-së.

Vallejo, shkruan se në Tiranë nuk mungojnë edhe ofertat promocionale të tipit “Sill 3 shoqe dhe do të kesh zbritje me 30%”, përfundon artikulli i ‘El Pais’.

Më herët ishte një artikulli i përbashkët i ‘EurActiv.com’ me AFP, që jepte alarmin se sallonet e bukurisë në Shqipëri, që nuk kanë ekspertizë dhe mbikëqyrje mjekësore, janë duke ofruar shërbime kozmetike të rrezikshme. Të parregulluara ligjërisht dhe me vakum ligjor, ato po alarmojnë mjekët profesionistë, sipas artikullit.

Blogjet italiane: Shqipëria, xhungla e ndërhyrjeve estetike

Edhe blogjet dhe mediat profesionale italiane shkruajnë se Shqipëria është xhungla e ndërhyrjeve estetike. Mjekët japin alarmin se po shtohen qendra të tilla, pa kontrollin e duhur.

Në fillim të shkurtit, blogu italian ‘youmedia.fanpage.it’ shkruan se problemi, që po e denoncojnë shumë mjekë, është se është përhapur një zakon i keq për të marrë ekspertë të dyshuar nga Turqia, Greqia dhe vende të tjera për edhe një fundjavë për të kryer këto trajtime të rrezikshme.

“Në Shqipëri, gjithnjë e më shumë vajza të reja po kryejnë ndërhyrje estetike. Faktorë janë tendenca e pandalshme për të ndarë fotot dhe selfie në rrjetet sociale, me dëshirën për të dalë bukur, si dhe çmimet dhe zbritjet që ofrojnë gjithnjë e më shumë Sallonet e Bukurisë dhe Estetikës. Ndërhyrjet e vogla për të përmirësuar pamjen duket se po pësojnë një bum të vërtetë, duke ngritur shqetësimin te mjekët për mungesën totale të rregullave dhe kontrolleve të sakta në këto struktura”, thuhet në kronikën e realizuar nga blogu italian.

Shqipëria konkurron me çmimet, por…

Shqipëria konsiderohet si një vend tërheqës për turizmin mjekësor dhe atë estetik për shkak të tarifave të ulëta që aplikohen.

Kështu sipas të dhënave të mbledhura nga ‘Monitor’, rinoplastika  kushton më shtrenjtë në SHBA  me rreth 5,000-15,000 dollarë, e ndjekur nga Anglia me rreth 7,400 dollarë, Franca me rreth 6,300 dollarë, por edhe Belgjika me rreth 6,000 dollarë.

Në Shqipëri, operacionet plastike në hundë kushtojnë nga 1,000 – 1,500 euro. Në Çeki ky çmim llogaritet në rreth 2,500 euro, ndërsa në Itali nga rreth 2,400 euro në 3,500 euro.

Ashtu si në rastin e turizmit dentar, Shqipëria është konkurrente me çmimet, por rreziku i këtyre ndërhyrjeve dhe mungesa e kontrollit po bëjnë që mediat e vendeve të BE-së të paralajmërojnë qytetarët e tyre për dëmet e pariparueshme që mund t’u kanosen.

ma.me

Next Post
OKB: Vendet më të lumtura dhe më pak të lumtura për vitin 2017

OKB: Vendet më të lumtura dhe më pak të lumtura për vitin 2017

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I majti i fundit tradicional nuk bie nga froni, Lula fiton garën në Brazil

I majti i fundit tradicional nuk bie nga froni, Lula fiton garën në Brazil

October 26, 2026
Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

October 25, 2026
17-vjeçari masakrohet me thikë nga bashkëmoshatari i tij, vdes rrugës për në spital

Plagosi me thikë 19-vjeçarin në Korçë, arrestohet 23-vjeçari! Kishte thyer arrestin shtëpiak, iu gjet edhe drogë

October 25, 2026
Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

October 25, 2026
Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

October 25, 2026
Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

October 25, 2026
Dosja “Xibraka”, Leka: Çështje me ngarkesa politike, gjuha e shpifjes është kthyer në normë…

Shkulja e pllakës së Ziver Veizit në protestë, Leka: Berisha prej 35 vitesh peng i dhunës dhe pushtetit!

October 25, 2026
Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

October 25, 2026
“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

October 25, 2026
“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

“Shpërndanë bishta lopate dhe hodhën molotov”/ Meçe: Berisha synoi destabilizimin, por dështoi me 1500 militantë

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In