• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mediat greke konfirmojnë deklaratën e Ramës: Nuk ka ende asnjë bisedim për detin

by A R
02/09/2020 13:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Jashtëm Grek, Nikos Dendias do të vizitojë së shpejti Tiranën për të rifilluar bisedimet e ndërprera për çështjen e delimitimit të kufirit detar.

Kështu paralajmëroi ditën e sotme një prej mediave më të mëdha online në Greqi, “E-Today”, e cila citon burimet e saj brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme Helene.

Sipas kësaj media, Dendias, i cili ndodhet aktualisht në Nju Jork për t’u takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB ka vendosur në axhendë në një të ardhme të afërt një vizitë në Tiranë, për t’u takuar me homologun e tij shqiptar.

Në të njëjtin artikull, “E-Today” konfirmon diçka që Kryeministri Shqiptar tha publikisht një javë më parë.

Që prej vendosjes në pushtet të Kryeministrit të ri, Qirjakos Miçotaqis, nuk ka pasur asnjë shkëmbim zyrtar midis dy shteteve tona në lidhje me kufirin detar. Diçka e tillë nuk ka ndodhur as në dy kontaktet e fundit midis dy krerëve të shtetit, në rastin e tërmetit të nëntorit apo në takimin e fundit në OKB.

Në vijim, gjithashtu shpjegohet se çështja e detit është shndërruar në një përparësi për Athinën rishtazi, për shkak të fërkimeve në ujrat e Egjeut me Turqinë.

Konkretisht, që prej vitit 1974 Greqia ka një marrëveshje për demilitimin e ujrave me Italinë. Shqipëria në atë kohë nuk pranoi të merrte pjesë në takim për shkak të mungesës së marrëdhënieve diplomatike me Greqinë.

Në vijim, Athina ratifikoi të njëjtën marrëveshje edhe me Egjiptin, ndërsa Turqia dhe Shqipëria mbeten aktualisht dy fqinjët e vetëm me të cilët shteti grek nuk ka ende një akord për delimitimin e ujrave.

Në optikën greke, ratifikimi i një marrëveshje mes dy palëve tona do të shërbente si mjet presioni ndaj Ankarasë, për të detyruar edhe palën turke që të ulet në tryezë për përcaktimin përfundimtar të vijës së shumëdebatuar mes dy shteteve.

“E-Today” raporton se një marrëveshje në fakt midis palëve u gjet në vitin 2009, por atëherë Kryeministri Rama në opozitë e anulloi akordin, duke e dërguar atë në Gjykatën Kushtetuese, e cila vendosi ta zhbëjë atë.

Për këtë arsye, artikulli shkruan se “pavarësisht klimës shumë më të mirë politike, që lehtëson gjetjen e një marrëveshje të re, ajo nuk mund të jetë e njëjtë me atë të vitit 2009, e cila mbetet e papranueshme për palën shqiptare dhe posaçërisht Kryeministrin Rama”.

Sipas Traktatit të Gjirit të Montagos në vitin 1982, çdo shtet ka të drejtë të shtyjë ujrat e tij territorial në 12 milje detare, nga skaji i fundit i kontaktit të detit me tokën kombëtare.

Megjithatë, diçka e tillë mbetet e pamundur në rastin e kanalit të Korfuzit, ku gjatësia nuk i kalon 24 miljet (12 për secilin shtet) dhe në këtë rast duhet të aplikohet parimi i reciprocitetit, me secilin shtet që duhet të përfitojë një pjesë të barabartë.

Nëse kufiri do të ishte një vijë e drejtë, një vijë e mesme e barazlarguar do të ishte e lehtë të gjendej, por për shkak të dhëmbëzimit dhe harkimit të territorit të Shqipërisë dhe Korfuzit përballë njëri-tjetrit, është e nevojshme që palët të delimitojnë konkretisht në hartë pikat e ndarjes.

/a.r

Next Post
‘S’ishte investuar që nga koha e italianit’/ Veliaj: Gati hapja e “Rrugës së Durrësit. Shkollat do i bëjmë 2-3 herë më të mëdha”

'S'ishte investuar që nga koha e italianit'/ Veliaj: Gati hapja e “Rrugës së Durrësit. Shkollat do i bëjmë 2-3 herë më të mëdha”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të afërt me Vuçiçin, Rubios i kërkohen sanksione ndaj katër biznesmenëve serbë

Të afërt me Vuçiçin, Rubios i kërkohen sanksione ndaj katër biznesmenëve serbë

October 23, 2026
Turisti ‘zhduket’ gjatë eksplorimit në Himarë, Policia nis kërkimet

Turisti ‘zhduket’ gjatë eksplorimit në Himarë, Policia nis kërkimet

October 23, 2026
Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

October 23, 2026
Berisha sulmon qeverinë nga Dibra: Shqipëria rrallë ndonjëherë në histori është rrokullisur si këto 14 vite! Skamje në gjysmën e familjeve shqiptare

“Dy gangsterët e Ballkanit!” Berisha: Rama dhe Vuçiç, të bashkuar kundër Kosovës dhe studentëve

October 23, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 24 Tetor 2026

October 23, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

October 23, 2026
​Caktohet data e shpalljes së vendimit për vdekjen e Maradonës

​Caktohet data e shpalljes së vendimit për vdekjen e Maradonës

October 23, 2026
Goditet “banka” e mafias në Itali: 30 të arrestuar mes tyre shqiptarë, zbardhen 110 milionë euro fatura false

Goditet “banka” e mafias në Itali: 30 të arrestuar mes tyre shqiptarë, zbardhen 110 milionë euro fatura false

October 23, 2026

Terrorizëm policor, kur të lënduar ka dyfish më shumë nga policia?

October 23, 2026
Sulmet në Lindjen e Mesme, çmimi i naftës kalon 114 dollarë për fuçi

Sulmet në Lindjen e Mesme, çmimi i naftës kalon 114 dollarë për fuçi

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In