• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘S’ishte investuar që nga koha e italianit’/ Veliaj: Gati hapja e “Rrugës së Durrësit. Shkollat do i bëjmë 2-3 herë më të mëdha”

by Java News
02/09/2020 13:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rruga e Durrësit, një prej kantiereve ku gjatë verës është punuar me ritme të shpejta, po transformohet plotësisht falë projektit të rikualifikimit të Bashkisë së Tiranës. Për pak ditë, investimi për ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve dhe rikonstruksionin e rrjetit të ujësjellësit do të zgjidhë problemin e furnizimit me ujë të pijshëm për gjithë zonën veriore të kryeqytetit.

Kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh se ky investim është një tjetër premtim i mbajtur për banorët e njësisë.

“Ajo që po ndodh tek ‘Rruga e Durrësit’ është diçka që nuk ka ndodhur që në kohën e Italisë. Kemi pasur një tubacion uji, i cili mbajti Tiranën fashiste, Tiranën naziste, Tiranën komuniste dhe Tiranën e viteve të tranzicionit; ishte i njëjti rrjet i trashëguar nga italianët. Në këtë aks, në tubacionet e vjetra shkarkoheshin edhe uji i shiut, edhe kanalet e zeza. Me këtë investim zgjidhim edhe furnizimin me ujë, duke shtuar dy rrjete në secilën anë të Rrugës së Durrësit. Kështu, mbajmë premtimin që i dhamë kësaj njësie për 24 orë ujë”, u shpreh Veliaj.

Rruga e Durrësit do të shërbejë tashmë si portë kryesore hyrëse për Tiranën, duke u kthyer në zonë me një kalim për automjetet, ndërkohë që për herë të parë do të ketë edhe një korsi të dedikuar për autobusët.

“Do të eksperimentojmë ‘Rrugën e Durrësit’ me një kalim, pra si portën hyrëse të Tiranës, kurse shkarkimin do ta bëjmë nga rruga “Mine Peza”, e cila gjithashtu lidhet me ‘Zogun e Zi’. Do të kemi për herë të parë një korsi të dedikuar për autobusët, trotuare të reja dhe të gjera për këmbësorët, dhe një korsi të dedikuar për biçikletat,” u shpreh kryebashkiaku.

Ai shtoi se puna në këtë aks mbaron për pak ditë, çka do t’i kthejë “Rrugës së Durrësit” shkëlqimin dhe gjallërinë e dikurshme. Veliaj tha se me të njëjtat ritme po punohet edhe për shkollat e reja, që po ndërtohen pas dëmtimit të tërmetit të 26 Nëntorit.

“Këtë vit shkollor kemi 3 shkolla totalisht të reja: shkolla “1 qershori” në Njësinë 5 dhe 6, shkolla “Jeronim De Rada”, të cilën e bëmë me miqtë tanë të Katarit në Njësinë 9 dhe 10, dhe shkollën e Lalmit, që u bë në kohë rekord gjatë verës. Pastaj, do vazhdojmë me shkollat e reja pas të tërmetit. Për një pjesë të madhe të shkollave të dëmtuara nga tërmeti nuk do presim gjatë, por do kapim semestrin e dytë”, u shpreh ai, duke shtuar se do të kapen të gjitha afatet, pavarësisht se shkollat e reja po ndërtohen me hapësira shumë herë më të mëdha se ato ekzistueset.

“Askush s’duhet të habitet nga vrulli i ndërtimit të shkollave. Duke qenë se shkolla “Sami Frashëri” do të jetë dy herë më e madhe, pra kalon nga 24 në 48 klasa, sigurisht që do kushtojë dy herë më shumë. Ndaj, ata që e kishin Tiranën dhe nuk punuan asnjë ditë, nuk ndërtuan dot një shkollë, nuk duhet të habiten. Shkolla dy herë apo tre herë më të mëdha kushtojnë dy ose tre herë më shumë. Ajo që ka rëndësi është se kur të mbarojë, do flasë vepra dhe jo llafet, siç foli fusha në Laprakë, siç foli Sheshi “Skënderbej”, siç foli “Pazari i Ri”, siç foli Liqeni, siç foli Stadiumi, Parku Olimpik dhe të gjitha investimet e tjera. Për të gjithë ata që e kanë më të rëndësishme partinë se familjen, të vazhdojnë punën e partisë, por unë besoj se 99% e këtij qyteti e ka familjen më të rëndësishme se partinë. Në këto shkolla, jo vetëm këto që hapim tani, por edhe në ato që kemi proces, do shkojnë si fëmijët e majtë, ashtu edhe fëmijët e familjeve të djathta. Për sa kohë që dalin me 10-ta dhe bëhen krenaria e këtij qyteti, nuk më intereson fare çfarë thotë një minorancë shumë e vogël, që vetë nuk bëri dot një shkollë dhe mallkon faktin që po i bëjmë shkollat dy apo tre herë më të mëdha,” u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

Furnizimi me ujë i kësaj zone mbyll totalisht Unazën, duke filluar nga rruga e “Kavajës” tek “Vasil Shanto”, “21 Dhjetori” dhe “Zogu i Zi, ndërsa pritet që të vazhdohet me projektin e “Kombinatit”.

 

g.kosovari

Next Post
Përfundon licensimi i klubeve shqiptare, FSHF: Shqipëria me 6 skuadra sezonin tjetër në Europë

U raportua se ishte prekur nga COVID/ FSHF përgënjeshtron veten, publikon përgjigjen e testit të Ismajlit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë nga 270 të burgosur

Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë nga 270 të burgosur

October 23, 2026
“Institucionet nuk goditen”- Protestat në Tiranë, ministri Gogu: Sfida me argumente dhe dialog, kur kërkon diçka nga Qeveria jote…

“Institucionet nuk goditen”- Protestat në Tiranë, ministri Gogu: Sfida me argumente dhe dialog, kur kërkon diçka nga Qeveria jote…

October 23, 2026
Seri tërmetesh godasin brigjet e Siçilisë, lëshohet alarm për cunami

Seri tërmetesh godasin brigjet e Siçilisë, lëshohet alarm për cunami

October 23, 2026
16 viktima nga tërmeti me magnitudë 7 ballë në Xizangun e Kinës, vazhdojnë përpjekjet e kërkim-shpëtimit!

16 viktima nga tërmeti me magnitudë 7 ballë në Xizangun e Kinës, vazhdojnë përpjekjet e kërkim-shpëtimit!

October 23, 2026
Forcat Aleate demonstrojnë gatishmërinë detare në brigjet e Shqipërisë

Forcat Aleate demonstrojnë gatishmërinë detare në brigjet e Shqipërisë

October 23, 2026
Çfarë duhet të dini për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA?

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA?

October 23, 2026
Derdhja e naftës ndot plazhet e Emirateve të Bashkuara, teksa sulmet ndaj anijeve në Hormuz përshkallëzohen

Derdhja e naftës ndot plazhet e Emirateve të Bashkuara, teksa sulmet ndaj anijeve në Hormuz përshkallëzohen

October 23, 2026
Dita e nesërme me dy protesta dhe taktikë populiste, PD para Kryeministrisë në mesditë, studentët në orën 14:00 te ministria!

Dita e nesërme me dy protesta dhe taktikë populiste, PD para Kryeministrisë në mesditë, studentët në orën 14:00 te ministria!

October 23, 2026
“Dhëndri” merr nënshtetësinë shqiptare, Begaj e dekreton! Portieri italian një hap më afër Kombëtares kuqezi, tani ‘sytë’ nga FIFA

“Dhëndri” merr nënshtetësinë shqiptare, Begaj e dekreton! Portieri italian një hap më afër Kombëtares kuqezi, tani ‘sytë’ nga FIFA

October 23, 2026
Rrethimi nuk e ndali, nëna që u bë simbol i qëndresës në Jemen ngjitet në shtigjet malore për të varrosur vajzën

Rrethimi nuk e ndali, nëna që u bë simbol i qëndresës në Jemen ngjitet në shtigjet malore për të varrosur vajzën

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In