• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mediat Britanike: Shqipëria na zëvendëson në BE, Rama-Basha fushatë për anëtarësim

by Java News
07/07/2017 08:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria mund të jetë shteti i radhës që do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian (BE) dhe kështu ta zëvendësojë Britaninë e Madhe pas Brexit-it.

Brukseli këmbëngul që Shqipëria ka “mbështetjen e vazhdueshme”, shkruan Express-i britanik.

Sipas gazetës britanike Shqipëria është kandidat formal për anëtarësim në BE, mirëpo procesi është ngadalësuar nga blloku i shteteve që nuk duan të lejojnë anëtarë të ri në këtë organizatë.

Më tej Express-i britanik shkruan se Shqipëria e fitoi statusin e shtetit kandidat në vitin 2014, mirëpo që atëherë dështoi t’i përmbushë disa kushte të nevojshme për anëtarësim. Kurse tani vendi iu drejtua kutive të votimit në një palë zgjedhje historike.

Jean Claude Juncker, President i Komisionit Evropian, u shpreh se vota në këto zgjedhjet tregon se qeveria shqiptare ka një “mandat të qartë” për t’i vazhduar reformat e nevojshme për anëtarësim. Më shumë se 90 për qind e shqiptarëve e mbështesin anëtarësimin në BE.

Në një letër drejtuar kryeministrit Edi Rama, Juncker shkruan:

“E mirëpres fakti që pas përfundimit të zgjedhjeve, ju i jeni afruar opozitës, duke theksuar nevojën për të tejkaluar dallimet brenda partiake dhe duke nënvizuar sfidat e përbashkëta që e presin Shqipërinë”.

Juncker flet për Shqipërinë si një partner të rëndësishëm për BE dhe vullnetin për ta vazhduar bashkëpunimin e afërt.

Ai shtoi se “përpjekjet konkrete” do të jene të nevojshme për ta dërguar përpara reformën në sistemin e korruptuar të drejtësisë.

Problemet në rritje me marrëdhëniet e BE-së nuk janë të kufizuar vetëm me rastin e largimit të Britanisë së Madhe.

Këto komente të Juncker vinë vetëm pak muaj pasi ai paralajmëroi jostabilitet në shtetet e Ballkanit.

Muajin e kaluar ai i tha zëvendës presidentit amerikan, Mike Pence:
“Nëse i lëmë të vetëm-Bosnjën, Republikën Serbe, Maqedoninë, Shqipërinë- të gjitha këto shtete do të kenë luftë përsëri”.

Vendi i varfër është një nga vendet më të varfra në Evropë dhe vuan nga normat e larta të papunësisë me sistemin e përfitimeve që përfiton deri në vetëm 780 paund në vit, krahasuar me 26,000 të Britanisë, shkruan Express-i britanik.

Parlamenti Evropian ka hedhur poshtë dy herë anëtarësimin e plotë të Shqipërisë dhe paralajmëroi drejtuesit e qeverisë se zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 duhet të jenë të lira dhe të drejta para se negociatat për pranim të fillojnë.

Artikulli përfundon me një përshkrim të partive pjesëmarrëse në zgjedhjet e Shqipërisë, duke nënvizuar faktin se të dy partitë kryesore, PS dhe PD kanë bërë fushatë me një biletë për anëtarësim në BE të vendit të tyre./BW

a.ç

Next Post
F. Dusseldorf kërkon Rei Manajn, ylli shqiptar drejt Gjermanisë

F. Dusseldorf kërkon Rei Manajn, ylli shqiptar drejt Gjermanisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tërmetet apokaliptike/ Shkon në 164 numri i viktimave në Venezuelë, 971 të plagosur, vijojnë kërkimet nën rrënoja

Tërmetet apokaliptike/ Shkon në 164 numri i viktimave në Venezuelë, 971 të plagosur, vijojnë kërkimet nën rrënoja

June 25, 2026

Premtimet për “qumështin me rubinet”

June 25, 2026
Vrau vëllain pas sherrit në arë, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë

Vrau vëllain pas sherrit në arë, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë

June 25, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

Largimi i Koçekut nga PS, Braçe: Ajo e ka të lehtë të ikë! Mua s’ma beson kush që jam i pavarur…

June 25, 2026
“Amerika është rikthyer”, Trump ndez fushatën për 2028-ën nga Uashingtoni

“Amerika është rikthyer”, Trump ndez fushatën për 2028-ën nga Uashingtoni

June 25, 2026
“Ferri” i verës godet Europën, 212 viktima në Spanjë! Franca mbyll mijëra shkolla

“Ferri” i verës godet Europën, 212 viktima në Spanjë! Franca mbyll mijëra shkolla

June 25, 2026
Meloni përplaset me Rutten pas deklaratave për Iranin, Roma flet për “kurth” dhe kërkon sqarime

Meloni përplaset me Rutten pas deklaratave për Iranin, Roma flet për “kurth” dhe kërkon sqarime

June 25, 2026
Asgjësohet kanabisi në Skuraj, arrestohen dy kultivuesit

Asgjësohet kanabisi në Skuraj, arrestohen dy kultivuesit

June 25, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 26 Qershor 2026

June 25, 2026
Rama: Rindërtimi i Ukrainës dhe integrimi i Ballkanit në BE plotësojnë Europën

Rama: Rindërtimi i Ukrainës dhe integrimi i Ballkanit në BE plotësojnë Europën

June 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In