• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mediat armike” të Lulzim Bashës dhe armiku real i tyre

by Alfred Peza
01/09/2019 20:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Nuk ka nisje më të keqe të sezonit të ri politik për një opozitë, sesa kur ajo i shpall luftë mediave, duke publikuar me emër e mbiemër listën e armiqve më të mëdhenj brenda saj. Kjo i ka ndodhur që në ditën e parë të shtatorit, Partisë Demokratike dhe kryetarit të saj Lulzim Basha, pasi një dokument kofidencial i hartuar për strukturat e tyre drejtuese, po bën xhiron e rrjetit.

Por më duhet ta them që në fillim se publikimi i e-mailit që i është drejtuar Këshillit Kombëtar, ish deputetëve dhe kryesisë së PD, nuk ka vetëm anën e saj të keqe. Por ka edhe një të mirë të madhe brenda saj. Ky dokument zbulon se mentaliteti bolshevik, edhe pas 30 vjetësh mund të jetë normë për një parti që lindi për të marë në dorë, flamurin e antikomunizmit. Mjafton që të kujtoj se parimi themelor i partive që kanë udhëhequr diktaturat ideologjike ka qenë: “O me ne, o kundër nesh! Rugë të mesme, nuk ka.”

E mira e listës së “armiqve” publikë të PD në mediat shqiptare është se ajo përveç tyre, na ka zbuluar pa dashje, edhe pjesën tjetër që nuk e dinim. Ato që nuk përmenden me emër, kuptohet fare lehtësisht se bëjnë pjesë, në një listë tjetër. Në listën e mediave, botuesve dhe gazetarëve të blerë nga Sali Berisha, Lulzim Basha, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi. Në këtë mënyrë ato nga sot janë të damkosura publikisht si të blera, të nënshtruara, të kapura dhe të rreshtuara, çka i bën të edhe më të pabesueshme profesionalisht.

Duke i shpallur si armik publik të gjitha mediat tradicionale kombëtare; TV “Klan”, “Top Channel” e “Vizion+”, opozita tregon se nuk sheh tek ato asnjë shenjë profesionalizmi. Asnjë gradë lirie gazetareske. Asnjë lloj parimi tjetër që e udhëheq punën e stafeve, drejtuesve dhe personaliteteve të tyre. Kjo përveçse është një fyerje për ta, është edhe një nxitje e metodave totalitare, në raportet mes një partie apo grupi partish politike në opozitë dhe pushtetit të katërt që është media.

George Orwell shkruante se “këta njerëz nuk e kuptojnë se, nëse ti nxit metodat totalitare, do të vijë koha kur ato metoda do të përdoren kundër teje”. E kur e mendon se një frymë dhe mentalitet të tillë nuk e përcjell mazhoranca qeverisëse, por një opozitë e cila duhet të jetë mbi të gjitha, një alternativë morale për të ardhur nesër në pushtet, pyetja që lind pas kësaj është: Çfarë do të bënte dhe si do të sillej po kjo opozitë, nëse i njëjti dokument i shpërndarë prej saj, do të ishte hartuar nga Partia Socialiste dhe Kryeministri Edi Rama?!

Një ish anëtar i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike, hartimin e listës së mediave armike të opozitës, e vlerësoi si një sjellje të Enver Hoxhës dhe KQ të PPSH. Një sjellje që eleminoi për gjysëm shekulli me radhë, jo vetëm pronën private e për rrjedhojë edhe mediat e lira e të pavarura, por edhe pluralizmin politik, të mendimeve e gjykimeve. Për nga gjuha e përdorur sot në demokraci kundër medias private, dokumentin e PD do ta kishte zili edhe zyra e kuadrit e kohës së komunizmit, e stigmatizuar me aq mjeshtëri nga pena brilante e Ismail Kadaresë tek “Pallati i ëndrrave”.

“Ne nuk jemi armiqtë e askujt” është sllogani i lëvizjes së përqafuar nga qindra media në SHBA, kundër gjuhës së përdorur ndaj tyre prej Presidentit Donald Trump. Ai ka deklaruar se gazetarët janë “armiq të popullit” dhe se ato përcjellin lajme të rreme. Por rasti i SHBA nuk ka asnjë lidhje ngjashmërie me këtë dokument të prodhuar sëfundit nga PD në Shqipëri. Jo thjeshtë dhe vetëm se Lulzim Basha nuk është Donald Trump-i. Por për një arësye shumë më të thellë se kjo.

Gjatë fushatës elektorale për tu zgjedhur President, Trump e mbingarkoi ligjërimin e vet elektoral me deviza anti-sistem dhe me një qasje antikonvencionale. Kjo strategji i dha atij jo vetëm fitoren por qasja e tij e fortë antiestablishment, përgënjeshtroi keqazi deri edhe ndikimin e vërtetë të medias tradicionale në SHBA, të cilat e deklaronin atë deri ditën e fundit në shumicë dërrmuese, si humbës në zgjedhje. Donald Trump cilësohet edhe si simboli i një politikani atipik dhe antisistem.

Ndërsa Lulzim Basha është krejt e kundërta e tij. Eshtë një politikan tipik, pjellë e establishmentit që ka 30 vjet që mban peng, të djathtën shqiptare. Ai mbahet me thonj pas sistemit, sepse përndryshe do të kishin nxjerrë jashtë SHQUP-it me shqelma, të paktën që të nesërmen e zgjedhjeve të 30 Qershorit, të cilat tha se nuk do ti lejonte që të mbaheshin kurrë!

Në këto kushte lideri “de jure” i opozitës së rrugës, me anë të dokumentit ku synonte që të unifikonte qëndrimet e të vetëve përballë medias, nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka unifikuar mediat, botuesit dhe gazetarët kryesorë të Shqipërisë, me të drejtë kundër tij. Duke larguar në këtë mënyrë edhe iluzionet e më optimistëve, se Lulzim Basha ishte ndryshe nga paraardhësi i tij Sali Berisha, i cili kur ishte President i Shqipërisë ishte shpallur një ndër 10 armiqtë më të mëdhenj të medias, nga udhëheqësit politikë botërorë!

Next Post
FOTO / Ermal Mamaqi bashkon aktorin e njohur me Encën

FOTO / Ermal Mamaqi bashkon aktorin e njohur me Encën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Berisha tha se ishullin e Sazanit Fatos Nano ia ka ofruar Berlusconit”, Balla: Është mjeshtër i gënjeshtrës, s’ka pasur kurrë një projekt të tillë

“Berisha tha se ishullin e Sazanit Fatos Nano ia ka ofruar Berlusconit”, Balla: Është mjeshtër i gënjeshtrës, s’ka pasur kurrë një projekt të tillë

January 22, 2026
Pse opozita nxjerr 10 emra kot dhe banalizon garën për “estradën” e Tiranës?

E doni Sazanin me investime amerikane apo ta coptojnë bandat shqiptare si Gjirin e Lalzit?

January 22, 2026
Paralajmëron socialistët, Berisha: Shkoni e thojini Ramës, qëndro në zyrë më datë 24 se po të vjen populli

Paralajmëron socialistët, Berisha: Shkoni e thojini Ramës, qëndro në zyrë më datë 24 se po të vjen populli

January 22, 2026
Risi kompensimi për arsimin e fëmijëve, hapet aplikimi për DIVA

Risi kompensimi për arsimin e fëmijëve, hapet aplikimi për DIVA

January 22, 2026
Publikohen detajet nga vrasja e Jani Aliajt, gazetari grek: Ishte transferuar për një periudhë në burgun e grave pas…

Publikohen detajet nga vrasja e Jani Aliajt, gazetari grek: Ishte transferuar për një periudhë në burgun e grave pas…

January 22, 2026
Presidenti Zelensky jep lajmin: Ukraina do të zhvillojë takim trepalësh me Rusinë dhe SHBA

Presidenti Zelensky jep lajmin: Ukraina do të zhvillojë takim trepalësh me Rusinë dhe SHBA

January 22, 2026
Udhëheqësi rus autorizon përdorimin e fondeve të ngrira ruse në SHBA/ Putin gati të dhurojë 1 miliard euro për Bordin e Paqes

Udhëheqësi rus autorizon përdorimin e fondeve të ngrira ruse në SHBA/ Putin gati të dhurojë 1 miliard euro për Bordin e Paqes

January 22, 2026
Vrasja mafioze e Ardian Nikulajt, “The Sun”: Ekzekutimi i biznesmenit “kushtoi” 1.7 milionë paund

Vrasja mafioze e Ardian Nikulajt, “The Sun”: Ekzekutimi i biznesmenit “kushtoi” 1.7 milionë paund

January 22, 2026
Bardhi: Shqipëria nuk e ka sot emrin tek shtetet themeluese të Bordit të Paqes prej Ramës! Nuk iku në Davos se…

Bardhi: Shqipëria nuk e ka sot emrin tek shtetet themeluese të Bordit të Paqes prej Ramës! Nuk iku në Davos se…

January 22, 2026
21 janari/ Balla-Berishës: Pa u zbardhur përgjegjësia jote, PS nuk do të tërhiqet kurrë

21 janari/ Balla-Berishës: Pa u zbardhur përgjegjësia jote, PS nuk do të tërhiqet kurrë

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In