• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Media shqiptare: lavatriçja që lan krimin politik dhe jeton prej tij

by Ilir Demaliaj
25/01/2026 13:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Demalia 

Mos u mashtroni: ajo që pamë dje dhe shohim vazhdimisht në bllokimin e ekraneve kur del Lexhenda nuk është opozitë, nuk është krizë dhe nuk është “revoltë popullore”. Është media shqiptare duke bërë atë që di të bëjë më mirë: riciklimin e krimit politik për të mbajtur veten gjallë.

Pa kamerat, mikrofonët dhe “breaking news”-et, Lexhenda do të ishte thjesht një relike e viteve ’90. Me median, ai shndërrohet në “lajm kombëtar”, në “kërcënim”, në “zhvillim dramatik”. Kjo nuk është informim. Kjo është larje politike në cikël të plotë.

Në Shqipëri, krimi politik nuk hetohet. Transmetohet.
Nuk analizohet. Normalizohet.
Nuk dënohet. Riciklohet.

Media e ka kthyer të kaluarën kriminale në kontent. Sa më e errët historia, aq më i madh ekrani. Sa më i rëndë bilanci i gjakut, aq më i butë trajtimi mediatik. Gërdeci, 21 janari, ’97, ’96 — të gjitha reduktohen në “opinion”, “qëndrim”, “debat”.

Kjo nuk është harresë. Kjo është amnisti mediatike e qëllimshme.

Pse media e mban gjallë të vdekurin politik?

Sepse media shqiptare nuk ka luksin të prodhojë të re.
Sepse gazetaria kushton.
Sepse hetimi rrezikon.
Sepse qytetaria kërkon standarde.

Ndërsa Lexhenda është i lirë, i gatshëm dhe i sigurt. Nuk kërkon pyetje. Nuk kërkon ballafaqim. Nuk kërkon përgjegjësi. Ai flet, shan, kërcënon — dhe media mbush oraret.

Në këtë marrëdhënie, media nuk është viktimë e politikës. Është partneri i saj më besnik.

Ndërsa ekranet ziejnë nga fytyra të konsumuara, qytetari real zhduket. Mendimi i pavarur nuk ftohet. Alternativa e re injorohet. Çdo zë jashtë rrethit të vjetër ose heshtet, ose përqeshet, ose etiketohet si “i parëndësishëm”.

Media nuk i trembet ekstremizmit.
Media i trembet normalitetit.

Sepse normaliteti kërkon etikë. Dhe etika është armiku më i madh i këtij modeli.

Ndërsa Lexhenda është bërë si ata që hedhin fishekzjarrë natë pẽr natě në 1-2 të natës, Lexhenda hedh fishekzjarre para Kryeministrisë pë “rrëzimin” e 1035-të të Ramës në këto 13 vjet
Bllokohen rrugët, irritohen njerëzit, shkatërrohen nervat për këto festa. ndërsa televizionet transmetojnë live, pa kontekst, pa kundërpyetje, pa asnjë filtër. Qytetarët mallkojnë nëpër makina. Mediat numërojnë klikimet.

Ky është misioni editorial i medias : zhurmë, jo kuptim.

Pa këtë media, krimi politik do të ishte i vdekur. Pa këtë media, e shkuara nuk do të shitej si e ardhme. Pa këtë media, politika shqiptare do të detyrohej të ndryshonte.

Por kjo media nuk do ndryshim. Sepse ndryshimi do ta nxirrte jashtë loje.

Prandaj ajo lan, lustron dhe riciklon.
Prandaj bllokon ekranet.
Prandaj e quan “lajm”.

Derisa kjo lavatriçe të prishet, Shqipëria do të mbetet peng jo vetëm i politikës së vjetër — por i medias që jeton duke e mbajtur atë gjallë.

Next Post
“5 burra tërhiqnin zvarrë një fëmijë”, ‘shpërthen’ Berisha: Rama personalisht përgjegjës!

“5 burra tërhiqnin zvarrë një fëmijë”, ‘shpërthen’ Berisha: Rama personalisht përgjegjës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

“Zvërneci”, Klosi: Tradhti kombëtare do ishte të mos zhvillohej projekti

September 29, 2026
Nga bizneset e vogla, tek hotelet me 4 dhe 5 yje/ Kush përjashtohet nga tatimet deri në 2029-ën?

Nga taksat te pagat. Paketa fiskale 2027 në tavolinë, biznesi hap listën e kërkesave

September 29, 2026
Moti për sot, kthjellime dhe reshje lokale shiu në zonat malore

Moti për sot me diell në të gjithë territorin

September 29, 2026
“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

September 28, 2026
Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

September 28, 2026
“U mblodhën këta dhe bënë libër ”, Rakipi revoltohet me Rithemelimin: Pse kështu do t’i zgjidhin hallet e Shqipërisë?

SPAK përgjoi SHISH? Ylli Rakipi nxjerr detaje: Ne e dinim çfarë ndodhte! Nesër mund të dalë…

September 28, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Rasti i Vlora Hysenit, Klosi: SHISH, i ndjeshëm ndaj sulmeve! Kush e godet është antikombëtar

September 28, 2026
“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

September 28, 2026
Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

September 28, 2026
“Këtë rezultat nuk e kisha menduar” Alibeaj: Qeveria nuk ka qenë korrekte

Alibeaj: Sa të sigurtë jemi që të dhënat e SHISH nuk kanë rënë në dorë të krimit të organizuar?

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com