• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Media/PD bën diversion për protesta: Do kemi surpriza “1 milion dollarëshe” për të enjten

by Java News
18/03/2019 22:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Opozita është hermetike kur bëhet fjalë për të enjten e seancës plenare, por sipas të gjitha gjasave, do të ketë protestë.

I ftuar në studion e Ora News, sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata, paralajmëroi:

Gjata: Do të keni surpriza të tipit pyetje që vlejnë “1 milion dollarë”.

Për Gjatën, djegia e mandateve nga opozita bëri ndryshimin mes saj dhe mazhorancës.

Gjata: Më nuk jemi njësoj, nuk bën vaki. Pas 16 shkurtit u dorëzuan mandatet. Pati dhe tre protesta të tjera dhe erdhëm te protesta e djeshme. Në mënyrë simbolike u rrethua dhe kryeministria dhe parlamenti, ishte simbolika që këto dy institucione kanë rënë. Erdhi një dhunë nga policia me gaz lotsjellës, nuk ishte  e nevojshme. Nuk mund të vazhdohet më me këtë regjim. Protesta e 16 marsit ishte shumë më e madhe se 16 shkurtit.

Duke komentuar mbylljen e protestës së 16 shkurtit pas vetëm 4 orë tubim, Gjata tha: “Nuk ka leje por njoftim që do bëhet protesta. Duhet të shmangim një përplasje dhe dhunë. Pati një dhunë jo proporcionale nga ana e policisë. Nuk synojmë të hyjmë në parlament dhe as kryeministri, nuk kemi ç’i bëjmë muret”.

Por Gjata është i bindur në suksesin e aksionit opozitar.

Gjata: Ne do ta rrëzojmë Kryeministrin së bashku me regjimin e tij, nuk ka ku shkon.Parlamenti ka 140, 139 po pati duhet të shpërndahet.

Ndërhyrjen e kreut të Shtetit Ilir Meta për zgjidhjen e krizës politike, Gjata e quan një qëndrim të drejtë presidencial.

Gjata: U bë e disata herë që mban qëndrim presidencial.Unë e vlerësoj.Me aq pak kompetenca sa ka Presidenti jonë përmes deklaratave të tij po tregon qëndrimin presidencialist që duhet të mbajë një President. Absolutisht nga opozita nuk ka asnjë pazar.

Sa i takon zgjedhjeve lokale nga opozita nuk ka artikulim të prerë publik për bojkot, por komisionerë në KQZ thonë se nuk do të dërgojnë.

Gjata: Ne nuk dërgojmë komisionerë. Situata tani është politike, është shumë më e rëndë. Ku bëhen zgjedhje me këto kushte. Njerëzit kanë dalë në rrugë, opozita ka dorëzuar mandatet, të gjitha të tjerat shumëzohen me zero.

Next Post
Fondet për lobim / Prokuroria thërret të enjten Bashën e Ristanin

Fondet për lobim / Prokuroria thërret të enjten Bashën e Ristanin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dash Sula: Sa të jetë Berisha në krye të PD-së, Rama ta bëjë gjumin e qetë  

“Edi Rama më riktheu dinjitetin”, Dash Sula: Jam kërcënuar, por nuk kam frikë!

September 17, 2026
Protesta para kuvendit, 11 të shoqëruar/ Tensione dhe përplasje me policinë në disa zona të Tiranës

Protesta para kuvendit, 11 të shoqëruar/ Tensione dhe përplasje me policinë në disa zona të Tiranës

September 17, 2026
Eurodeputetja greke sulmon ashpër Von der Leyen: Nuk ka raciste më të madhe kundër evropianëve se ju

Eurodeputetja greke sulmon ashpër Von der Leyen: Nuk ka raciste më të madhe kundër evropianëve se ju

September 17, 2026

Nga 446 mijë në 511 mijë lekë/ Sa paguhen sot magjistratët dhe çfarë kërkojnë KLGJ e KLP

September 17, 2026
Kuvendi LIVE/ PD dhe Bardhi kërkuan heqjen nga rendi i ditës të draftit për formulën e pagave të magjistratëve, mazhoranca e rrëzon! Votohen dhe dekretet e Presidentit

“Lufta e tyre ishte për çlirim”, Kuvendi i Shqipërisë me deklaratë të përbashkët, dënon vendimin për ish-krerët e UÇK

September 17, 2026
Kryeministri kanadez flet në PE: Së bashku jemi më të fortë! Tarifat, instrument presioni

Kryeministri kanadez flet në PE: Së bashku jemi më të fortë! Tarifat, instrument presioni

September 17, 2026
Dyshohet se është larguar drejt Shqipërisë: Autoritetet greke në kërkim të Alket Rizait pas thyerjes së lejes nga burgu

Dyshohet se është larguar drejt Shqipërisë: Autoritetet greke në kërkim të Alket Rizait pas thyerjes së lejes nga burgu

September 17, 2026
Irlanda tërhiqet nga Eurovision 2027 për shkak të luftës në Gaza

Irlanda tërhiqet nga Eurovision 2027 për shkak të luftës në Gaza

September 17, 2026
Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Në emër të popullit të Kosovës

September 17, 2026
By Pass-i i Elbasanit, Himçi: Dy lotet nuk mjaftojnë; Karakaçi: Faza e tretë buxhetohet në 2027

By Pass-i i Elbasanit, Himçi: Dy lotet nuk mjaftojnë; Karakaçi: Faza e tretë buxhetohet në 2027

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com