• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fondet për lobim / Prokuroria thërret të enjten Bashën e Ristanin

by Java News
18/03/2019 23:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Tiranës thërret kreu e Partisë Demokratike, Lulzim Basha si edhe ish sekretarin e Përgjithshëm të saj, Arben Ristani lidhur me kontratat e lobimit të Partisë Demokratike në SHBA. Burime për ‘BalkanWeb’ thanë se Basha e Ristani do të paraqiten ditën e enjte në organin e akuzës për t’u njohur me përgjigjen e letërporosisë së SHBA për cështjen në fjalë.

Prokuroria nisi hetimet pas shkrimit në revistën amerikane “Mother Jones” lidhur me fondet që kjo parti ka paguar për aktivitete të lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, para zgjedhjeve të qershorit 2017.

Janë katër kontrata të dyshimta me vlerë rreth 600 mijë dollarë, para  të cilat vijnë nga kompania “Binita Trade” pronë e dy shtetasve rusë. Paratë janë dërguar në llogaritë e kompanisë së Nikolas Muzin, i cili ka mundësuar takime të kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha me administratën e Presidentit amerikan apo zyrtarë te lartë atje .

Sipas deklarimeve të kompanisë ‘Muzin’ ajo ka marrë tre pagesa, në një shumë prej 675 mijë dollarësh, për punën e saj në favor të Partisë Demokratike në vitin 2017: pagesa e parë mban datën 24 mars 2017 dhe është bërë nga firma ‘Biniatta Trade LP”, me një vlerë prej 150 mijë dollarësh, dy pagesat e tjera janë bërë nga Partia Demokratike, njëra më 27 mars, për 25 mijë dollarë, dhe tjetra më 9 qershor për 500 mijë dollarë. Nga këto deklarime të firmës Muzin, vetëm ajo prej 25 mijë dollarësh, është pranuar nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha që është paguar nga PD-ja.

Partia Demokratike nuk ka pranuar asnjë lidhje me firmën ‘Biniatta Trade LP”, e cila rezulton e regjistruar në Edinburg të Skocisë dhe është në pronësi të një zinxhiri kompanish të regjistruara në Belizë – një shtet i Amerikës Qendrore, i njohur si parajsë fiskale.  Vetë kryedemokrati prej nëntorit të vitit të kaluar ftoi prokurorinë të hapë hetimet për të sqaruar cështjen.

Next Post
Horoskopit i dashurisë: Shenjat me fat në fundjavë

Njihuni me dy shenjat më me fat për ditën e sotme, e martë 19 mars 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kush është ish-inxhinierja e helikopterëve, kandidatja që pritet të bëhet presidentja e parë grua e Gjermanisë?

Kush është ish-inxhinierja e helikopterëve, kandidatja që pritet të bëhet presidentja e parë grua e Gjermanisë?

November 13, 2026
Çupi: Rama hodhi poshtë mitin se po të jesh në pushtet, s’ndëshkohesh. Do shikojmë drejtësinë më të madhe në vend

Ah, sikur të bjerë shi në ditën e Evropës

November 13, 2026
Pagat e gjyqtarëve / SPAK merr në pyetje sekretarin e Përgjithshëm të Financave!

Pagat e gjyqtarëve / SPAK merr në pyetje sekretarin e Përgjithshëm të Financave!

November 13, 2026
Lëvizte me taksi i armatosur me pistoletë, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë, në pranga edhe pasagjeri tjetër

Lëvizte me taksi i armatosur me pistoletë, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë, në pranga edhe pasagjeri tjetër

November 13, 2026
Autor i 6 librave shkollorë dhe monografi, ndahet nga jeta mësuesi i merituar Alqi Jani

Rritet me 80% financimi për trashëgiminë kulturore, ministri zbulon planet për vitin 2027

November 13, 2026
Dubai, streha e të kërkuarve për trafik kokaine! Nga “Napoleoni” te bosët e klaneve shqiptare

Dubai, streha e të kërkuarve për trafik kokaine! Nga “Napoleoni” te bosët e klaneve shqiptare

November 13, 2026
Vlora, zhvillimi urban dhe turistik përtej sezonit veror

Vlora, zhvillimi urban dhe turistik përtej sezonit veror

November 13, 2026
Tjetërsuan 44 mijë metra katror tokë shtetërore në Fier, në burg 3 ish-zyrtarë të Kadastrës dhe një notere

Tjetërsuan 44 mijë metra katror tokë shtetërore në Fier, në burg 3 ish-zyrtarë të Kadastrës dhe një notere

November 13, 2026
Opozita e pashpresë, që fle me ëndrrën e sherrit Rama–Balluku

Opozita e pashpresë, që fle me ëndrrën e sherrit Rama–Balluku

November 13, 2026
Shqiptari vret gruan me 3 plumba dhe 40 goditje me kaçavidë, besonte se ajo ishte shtrigë

Shqiptari vret gruan me 3 plumba dhe 40 goditje me kaçavidë, besonte se ajo ishte shtrigë

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In