• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Media italiane: Kryeministri Rama, është lideri i huaj më i dashur për italianët

by Java News
12/04/2020 10:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pandemia e COVID-19 ka ndryshuar mënyrën se si italianët e shikojnë botën, vendet e tjera dhe udhëheqësit e tyre, sipas faqes italiane të internetit www.affaritaliani.it, që nëpërmjet gazetarëve Di Alberto Maggi e Lorenzo Lamperti bën një analizë empirike të disa liderëve më të spikatur të skenës politike botërore.

Mesazhet e solidaritetit dhe dërgimi i ndihmave shëndetësore kanë modifikuar tek italianët edhe kënaqësinë për drejtuesit e huaj. Sipas studimeve të bëra rezulton se më i dashur nga italianët (medalje ari sipas ”Mg Research”) është kryeministri shqiptar Edi Rama (63.2% në rritje neto). Studimi u krye për Affaritaliani.it nga kompania ”Mg Research” (menaxheri i përgjithshëm Roberto Baldassari) mbi kënaqësinë e krerëve të shteteve dhe qeverive tek qytetarët italianë, duke krahasuar të dhënat e 3 prillit me ato të 31 dhjetorit 2019.

Për ta sjellë Ramën në vendin e parë ka merita fjalimi i tij në gjuhën italiane, ku ai njoftoi dërgesën e ndihmave nga Shqipëria, shumë domethënëse dhe e ndarë masivisht në rrjetet sociale.

Në vendin e dytë, (medalje argjendi), është presidenti i Federatës ruse Vladimir Putin, i cili në katër muaj është rritur nga 48.7% në 52.8, por ka humbur vendin e parë për shkak të boom-it të kryeministrit të Tiranës. Edhe këtu, rritja e popullaritetit të presidentit Putin, bazohet në ndihmën mjekësore që erdhi nga Rusia për urgjencën pandemike.

Në vendin e tretë të podiumit, për çudi, dhe me një prirje në rritje, renditet presidenti francez Emmanuel Macron, (medalje bronxi) i cili gëzon besimin e 41.6% të italianëve, krahasuar me 40.6 në fund të vitit 2019 (kur ai ishte në vendin e pestë) . Një rritje e vogël që mund të motivohej gjithashtu nga përkrahja e Elysee drejt kërkesave europiane të Italisë. Në vendin e katërt sipas sondazhit renditet kryeministri spanjoll Pedro Sánchez me 39.4% të konsensusit në rënie në krahasim me 43.9 të katër muajve më parë, kur ai kishte fituar medaljen e bronztë. Spanja ishte vendi i dytë evropian që hyri në pandeminë e Covid-19, pas Italisë, dhe kjo domosdoshmërisht ka ulur bashkëpunimin midis Madridit dhe Romës.

Në vendin e pestë renditet kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau me 37.2% edhe ky në rënie nëse krahasohet me 42.2 (pozicionin e katërt) të 31 dhjetorit të kaluar. Një rënie që mund të lidhej pikërisht me urgjencën pandemike që ka lënë çështje të tjera (siç është ajo e mjedisit, në të cilën Trudeau është gjithmonë shumë aktiv) në sfond. Lideri kinez Xi Jinping ka arritur të rritet në sondazhe me 33.8% të besimit në mes të italianëve, dhe është renditur në vendin e gjashtë nga 26.9 që kishte katër muaj më parë. Kujtojmë që Kina ishte e para që dërgoi ndihmë në Itali. Ndihmat e reklamuara shumë nga ministri i Jashtëm Luigi Di Maio të përbëra nga dhurime të kompanive dhe individëve duket se ka fituar zemrat e shumë italianëve.

Presidenti amerikan Donald Trump, bie nga vendi i gjashtë (36.7%) në të nëntin (28.9). Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tashmë epiqendra e re e epidemisë e ndihmuan më pak Italinë në fillim, madje vendosën mbylljen e fluturimeve me Europën, dhe qindra milionët e premtuar nga Shtëpia e Bardhë për qeverinë Conte nuk janë parë ende.Kryeministri britanik Boris Johnson gjithashtu ka shënuar rënie të ndjeshme nga 28.8% në 31 dhjetor 2019 në 23.3% në prill 2020. Ndoshta italianëve nuk u pëlqyen fjalët mbi “imunitetin e masës”. Edhe kancelarja gjermane Angela Merkel sipas sondazhit ka pësuar rënie. Nëse katër muaj më parë 30.6% e italianëve kishin besim te gruaja e fortë e Berlinit (pozita e nëntë), sot konsensusi ka rënë në 22.6 (vendi i dymbëdhjetë). Linja e ashpër e Gjermanisë per Eurobondin ka patur sigurisht një ndikim, i cili në të vërtetë ka errësuar ndihmën konkrete të dhënë nga Berlini në Itali, përfshirë maskat ​​dhe mirëseardhjen e pacientëve Covid-19 nga Lombardia.

Katastrofë sipas sondazhit për presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e cila ndodhet në vendin e trembëdhjetë, e fundit në renditje, me 17.8% ndërsa katër muaj më parë ajo ishte në vendin e shtatë me 33.6% /ATA – https://www.affaritaliani.it/esteri/putin-doppia-trump-ursula-ultima-i-leader-piu-amati-dagli-italiani-665052.html

Next Post
A është e majtë qeverisja e PS-së në këto 5 vite?

3T

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Garda i afrohet, acarohet Bardhi: Kush ua jep të drejtën? Peleshi: Parlamenti, jo arenë gladiatorësh

Garda i afrohet, acarohet Bardhi: Kush ua jep të drejtën? Peleshi: Parlamenti, jo arenë gladiatorësh

October 8, 2026
Shpërthime të fuqishme tronditin Riadin, strehohen banorët dhe diplomatët

Shpërthime të fuqishme tronditin Riadin, strehohen banorët dhe diplomatët

October 8, 2026
Anne Carson fiton Çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2026

Anne Carson fiton Çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2026

October 8, 2026
Mazniku u sqaron ‘Territorialen’ demokratëve: Reforma e 2014 e suksesshme, por nuk mjaftonte për aspiratën e PS

Mazniku u sqaron ‘Territorialen’ demokratëve: Reforma e 2014 e suksesshme, por nuk mjaftonte për aspiratën e PS

October 8, 2026
Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet 39-vjeçari në Bulqizë

Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet 39-vjeçari në Bulqizë

October 8, 2026
“Ina Rama kërkoi hetim për 21 janarin, Berisha nuk e lejoji”, Klosi: Mendoni se do i vendosni institucionet e drejtësisë në vështirësi..

Klosi i drejtohet PD-së: Reforma territoriale do të votohet, bashkitë e reja që dalin nga ajo do t’i fitojmë

October 8, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 9 Tetor 2026

October 8, 2026
Kasacioni italian konfirmon rrugën drejt Francës për provën e enkriptuar SKY ECC

Paraburgim për fajin e tjetrit

October 8, 2026
Tensionet gjatë protestës kundër “Territoriales”, hidhet spraj lotsjellës, disa të lënduar

Tensionet gjatë protestës kundër “Territoriales”, hidhet spraj lotsjellës, disa të lënduar

October 8, 2026
“Territorialja sjell shpopullim”, kryebashkiakët e PD: Nga shkrirja preken 300 mijë qytetarë! Nuk ka lidhje me hartën e BE

“Territorialja sjell shpopullim”, kryebashkiakët e PD: Nga shkrirja preken 300 mijë qytetarë! Nuk ka lidhje me hartën e BE

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com