• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Media, gjobëvënia dhe drejtësia që hesht

by Ilir Demaliaj
12/05/2026 21:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Demalia

Me shpërthimin e portaleve dhe mediave online në Shqipëri është rritur në mënyrë alarmante edhe fenomeni i gjobëvënies mediatike ndaj biznesmenëve, individëve publikë dhe kujtdo që ka emër, aktivitet apo sukses ekonomik.

Dikur propaganda bëhej me telefonata politike. Sot bëhet me “lajm”, me portal, me titull helmues dhe me shantazh publik. Madje këtë nuk e bëjnë vetëm port-halet anonime të internetit. Të njëjtën lojë e bëjnë shpesh edhe media kombëtare, por në mënyrë më të sofistikuar, më elitare dhe më të kamufluar, të lidhura me interesa politike, ekonomike dhe shpesh edhe me njerëz të botës së krimit.

Skema është e njohur. Fillimisht testojnë viktimën. Nxjerrin një sulm, një shpifje, një insinuatë apo një “bombë mediatike” për të parë reagimin. Biznesmenët që ndihen të kompleksuar nga favore antiligjore, lidhje politike apo përfitime të së kaluarës, tremben dhe paguajnë për t’ua mbyllur gojën këtyre spaçatorëve të port-haleve dhe televizioneve.

Dhe kështu nis pazari i pistë: herë sulmo, herë tërhiqu, herë shantazho, herë negocio. Një cikël i neveritshëm ku lajmi nuk është më informim publik, por armë presioni për të zbrazur xhepat e dikujt.

Por ka raste kur kjo skemë nuk funksionon.

Një nga shembujt që i ka dalë përballë këtij modeli është biznesmeni Gjergj Luca . Pronari i kompanisë Rozafa, i njohur për rrjetin e restoranteve dhe industrinë e përpunimit të produkteve të detit, që sot operon jo vetëm në Shqipëri, por eksporton edhe në tregje si Amerika, Spanja, Kanadaja, Norvegjia apo Suedia.

Ironia është se, ndonëse ka restorante me emrin “Allishverish”, Luca nuk perceptohet si njeri i allishverisheve politike apo pazareve të fshehta. Ai është produkt i punës, i sipërmarrjes dhe i zgjerimit të biznesit përmes investimit dhe rrezikut. Dhe pikërisht kjo duket se është arsyeja pse ai nuk u bindet këtyre mekanizmave të presionit mediatik.

Por edhe durimi ka kufijtë e tij.

Sepse pas biznesmenit është njeriu. Është familja. Janë fëmijët. Luca është baba i dy vajzave adoleshente dhe i një djali të vogël. Dhe lind pyetja morale: si mund të lexojnë fëmijët e tij në rrjetet sociale shpifje, baltë dhe fëlliqësira të prodhuara nga portale si “Jeta është qef” apo “Pamfleti”? Çfarë traume psikologjike shkaktojnë këto sulme? Kush mban përgjegjësi për dëmin moral që prodhohet ndaj familjeve?

Edhe lufta ka kode. Ka limite. Ka një vijë njerëzore që nuk kalohet. Por këta spaçatorë të port-haleve nuk kanë as kod burrnie, as kod moral dhe as etikë profesionale. Sepse kur media kthehet në gjobëvënie, gazetaria vdes dhe vendin e saj e zë mercenarizmi.

Në shumë raste nuk kemi më gazetarë, por operatorë presioni. Njerëz që përdorin ekranin, portalin apo rrjetet sociale si leva shantazhi.

Dhe problemi më i madh nuk është vetëm ekzistenca e tyre. Problemi më i madh është heshtja e drejtësisë.

Si ka mundësi që ndaj subjekteve të denoncuara publikisht për shpifje, shantazh apo gjobëvënie nuk ka reagim institucional? Si ka mundësi që kallëzime të depozituara prej më shumë se një viti e gjysmë në prokurori nuk marrin përgjigje? Si ka mundësi që drejtësia lë të zvarriten çështje që prekin jo vetëm individë të veçantë, por vetë klimën e biznesit dhe sigurisë publike?

Po aq shqetësuese është edhe heshtja e vetë medias. Pse mediat serioze nuk distancohen publikisht nga këto forma banditeske të pseudo-gazetarisë? Pse nuk denoncojnë port-halet që jetojnë me shpifje, linçim dhe terror mediatik?

Dhe mbi të gjitha, pse një pjesë e shoqërisë duket sikur kënaqet kur degradohen njerëzit e punës dhe suksesit? Njerëzit që krijojnë kompani, hapin vende pune dhe mbajnë gjallë ekonominë.

Sepse në këtë vend është prishur ekuilibri moral.

Kur drejtësia nuk ndëshkon gjobëvënien, shpifjen dhe shantazhin, por toleron rrugaçërinë mediatike, atëherë shoqëria fillon të humbasë besimin tek shteti. Dhe kur qytetari humbet besimin tek drejtësia, lind instinkti i vetëgjyqësisë.

Një shtet që nuk arrin të mbrojë nderin, punën dhe sigurinë morale të qytetarëve të vet, rrezikon të kthehet në territor ku sundon zhurma, shpifja dhe frika.

Dhe kjo është pika më e rrezikshme për çdo shoqëri. Sepse kur bie drejtësia, nuk bie vetëm ligji. Bie edhe rendi moral i një kombi.

Next Post
Nis beteja për 7 qershorin/ Kurti kundër Osmanit, partitë në Kosovë bëjnë lëvizjet e fundit para dorëzimit të listave

Nis beteja për 7 qershorin/ Kurti kundër Osmanit, partitë në Kosovë bëjnë lëvizjet e fundit para dorëzimit të listave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

August 13, 2026
Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

August 13, 2026
Shqiptarët borxh për “qejf”, kredi konsumatore dhe overdrafte jo vetëm për pushime

Huatë mbi 5 vjet “pushtojnë” portofolin/ Fitojnë terren në tremujorin e dytë. Vlora kryeson me peshën më të madhe

August 13, 2026
VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

August 13, 2026
Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

August 13, 2026
Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

August 13, 2026
Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

August 13, 2026
“Zjarri në Peshtan me rrezikshmëri të lartë”, deputeti i PD thirrje për ndërhyrje të menjëhershme

“Zjarri në Peshtan me rrezikshmëri të lartë”, deputeti i PD thirrje për ndërhyrje të menjëhershme

August 13, 2026
Dy linjat urbane të Kamzës rritën çmimin e biletës për udhëtarët/ Nis hetimet Autoriteti i Konkurrencës

Shoqatat e Transportit paralajmëruan reduktim të flotës, reagon Administrata Tatimore

August 13, 2026
Skandali Ranucci, modeli i profetit të rremë që shkëlqen dhe në Shqipëri

Skandali Ranucci, modeli i profetit të rremë që shkëlqen dhe në Shqipëri

August 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com