• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Media gjermane mbi krizën politike në Kosovë: Po paralizon zhvillimin e saj

by A R
27/10/2025 16:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas dështimit të përpjekjes së Albin Kurtit për të formuar qeverine, Kosova përballet tani me një fazë të re pasigurie politike, shkruan gazeta “Berliner Zeitung”.

Sipas analizës së medias gjermane dështimi në Kosovë, mund të shihet si simptomë e një krize më të thellë politike.

Për më shumë se nëntë muaj, bllokadat institucionale dhe grindjet e brendshme partiake e kanë paralizuar vendin. Shumë analistë besojnë se Kurti, i cili e ka qeverisur shtetin e ri ballkanik si kryeministër që nga viti 2020, është shkaku i këtij ngërçi. Qëndrimi i tij, shpesh i pakompromis dhe konfrontues ndaj kundërshtarëve politikë, ka vazhduar ta mbajë Vetëvendosjen si forcën më të fortë politike në vend – pavarësisht humbjeve – por në të njëjtën kohë e ka bërë atë praktikisht të paaftë për të formuar një koalicion.

“Berliner Zeitung” i kushton vëmendje edhe humbjes së besimit të aleatëve të Kosovës duke kujtuar mbylljen e dialogut strategjik nga Uashingtoni.

“Ky është një zhvillim i rrezikshëm për ekonominë e brishtë të Kosovës. Vendi, me 1.7 milion banorë është një nga më të varfrit në Evropë, me papunësi relativisht të lartë dhe një largim të madh të rinisë. Edhe pse kushtet ekonomike janë përmirësuar vitet e fundit, pa mbështetje të huaj, ekziston rreziku i rënies masive të investimeve dhe humbjes së besimit tashmë të dobët të investitorëve ndërkombëtarë.”

Në analizën e Berliner Zeitung theksohet, se “kriza ka edhe një dimension gjeopolitik. Situata e paqëndrueshme në Kosovë po monitorohet nga afër në Beograd dhe, në disa raste, komentohet me gëzim.”

“Frankfurter Rundschau” po ashtu i kushton vëmendje krizës politike në Kosovë duke theksuar, se kjo bllokadë rrezikon vendime të rëndësishme për Kosovën.

“Kriza e vazhdueshme qeveritare po vonon vendimet kyçe: Një buxhet për vitin 2026 zor se mund të arrihet në kohë, miliona euro ndihma të BE-së janë bllokuar. Analistët paralajmërojnë për humbje ekonomike në rritje për shtetin e ri, i cili është mbështetur në mbështetjen ndërkombëtare që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008. Megjithëse Kurti paralajmëroi në parlament, se pa qeveri të re çdo ditë “është një ditë e humbur për zhvillimin, për qytetarët, për shtetin”, shkruan gazeta gjermane, kryeministri Albin Kurti dështoi të krijojë qeverinë.

Kurse gazeta gjermane “taz” thekson, se Kosova mund të ndodhet para zgjedhjeve të reja parlamentare.

“Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tani duhet të emërojë një kryetar të ri qeverie. Nëse shumica parlamentare për të formuar një qeveri nuk mund të gjendet përsëri, shteti ballkanik përballet me rrezikun e zgjedhjeve të reja.[…]Mbetet e paqartë nëse Kurti do të nominohet përsëri si mandatar për krijimin e qeverisë apo nëse një kandidat i opozitës do të ngarkohet me detyrën e formimit të qeverisë. Kurti do të vazhdojë ta udhëheqë qeverinë deri atëherë”.

Kurse Agjencia Katolike e Lajmeve KNA, në një artikull mbi zhvillimet e fundit në Kosovë thekson se kriza politike në Kosovë vazhdon dhe se edhe pas më shumë se tetë muajve pas zgjedhjeve, Kosova mbetet pa qeveri.

“Kjo e zgjat një krizë politike që filloi me zgjedhjet parlamentare më 9 shkurt, në të cilat partia e Albin Kurtit, Vetëvendosje, humbi shumicën e saj të mëparshme. Frontet duken shumë të ashpërsuara për një koalicion ose një qeveri minoritare të mbështetur nga partitë e tjera. Kritikët kanë paralajmëruar vazhdimisht se kriza politike po paralizon zhvillimin. Kosova konsiderohet si një nga vendet më të varfra në Evropë.”

Gazeta austriake “Standard” e shikon Kosovën para zgjedhjeve të reja.

“Nëse as edhe një i mandatuar i ri nuk arrin të sigurojë mbështetjen e të paktën 61 anëtarëve të parlamentit, do të duhet të shpallen zgjedhje të reja parlamentare. Zgjedhjet e fundit parlamentare u mbajtën në fillim të shkurtit. Kurti u konfirmua si kryeministër në vitin 2021 dhe është gjithashtu kreu i partisë në pushtet Vetëvendosje.” /Marrë nga DW

Next Post
FOTO-LAJM / Pakti i Këlliçit me Ballën, deputetët e PD të mbledhur rreth Berishës në sallën e Kuvendit

FOTO-LAJM / Pakti i Këlliçit me Ballën, deputetët e PD të mbledhur rreth Berishës në sallën e Kuvendit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çështja ‘Beleri’ dhe tensionet në Kosovë/ Çupi: S’janë të rastësishme, Shqipëria ndodhet para një rreziku të madh konfliktesh

Ballistët kapin rob partizanin në bulevardin e Musolinit, Tiranë

October 26, 2026
Bisedimet në Abu Dhabi, Moska paralajmëron: Negociatat trepalëshe nuk e ndalin luftën, vazhdojnë sulmet masive

Bisedimet në Abu Dhabi, Moska paralajmëron: Negociatat trepalëshe nuk e ndalin luftën, vazhdojnë sulmet masive

October 26, 2026
Humbja e bujshme e Vuçiçit në zgjedhje, reagon Kremlini: Vlerësojmë kontributin që ka dhënë për Moskën

Humbja e bujshme e Vuçiçit në zgjedhje, reagon Kremlini: Vlerësojmë kontributin që ka dhënë për Moskën

October 26, 2026
Prokuroria sekuestron kamerat për identifikimin e policit që qëlloi Vishkullin dhe dërgon letërporosi në Itali

Prokuroria sekuestron kamerat për identifikimin e policit që qëlloi Vishkullin dhe dërgon letërporosi në Itali

October 26, 2026
Zyrtarët e Trump mbështesin kandidaturën e Orban për sekretar të përgjithshëm të OKB-së

Zyrtarët e Trump mbështesin kandidaturën e Orban për sekretar të përgjithshëm të OKB-së

October 26, 2026
Berisha: Vuçiç ishte kukull e Putinit! Bashkë me Ramën bëri gjithçka për ndarjen e Kosovës!

Berisha: Vuçiç ishte kukull e Putinit! Bashkë me Ramën bëri gjithçka për ndarjen e Kosovës!

October 26, 2026
Gjykata cakton 22 masa sigurie për protestuesit, 8 në burg

Gjykata liron tre protestues të ndaluar: Njëri prej tyre u arrestua në mënyrë të paligjshme

October 26, 2026
Zbardhet skema e rritjes së pagave nëpër bashki, nga 32 mijë lekë, minimumi i ri shkon 70 mijë lekë

1 500 fitues për kreditë e buta në Tiranë, lista pret miratimin e Këshillit Bashkiak

October 26, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 27 Tetor 2026

October 26, 2026
Profesori nga Beogradi: Humbja e Vuçiçit, shans për shërimin e shoqërisë serbe

Profesori nga Beogradi: Humbja e Vuçiçit, shans për shërimin e shoqërisë serbe

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In