• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Media amerikane: Kosova voton për Parlamentin e ri mes krizës me Serbinë dhe sanksioneve të BE-së

by A R
09/02/2025 18:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa shqiptarët e Kosovës po votojnë për të zgjedhur ligjvënësit e tyre dhe se kush do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës, mediat amerikane referuar raportimeve të Asociated Press i kanë hedhur një vështrim asaj që po ndodh në Kosovë.

Kështu Washington Post shkruan se Partia Lëvizja Vetëvendosje, e krahut të majtë të Albin Kurtit, shihet si kandidate kryesore për të fituar edhe pse nuk ka gjasa të fitojë shumicën e nevojshme për të qeverisur e vetme, duke lënë të hapur mundësinë që dy pretendentët e tjerë të bashkohen nëse nuk arrihet të formojë një kabinet qeveritar.

Sfiduesit e tjerë janë Partia Demokratike e Kosovës, ose PDK, liderët kryesorë të së cilës janë të ndaluar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë, të akuzuar për krime lufte dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, ose LDK, partia më e vjetër në vend që humbi një pjesë të madhe të mbështetjes pas vdekjes në vitin 2006 të liderit të saj, Ibrahim Rugova.

Palët dhanë premtimet e tyre për rritjen e pagave dhe pensioneve publike, përmirësimin e arsimit dhe shërbimeve shëndetësore, dhe luftë ndaj varfërisë.

Megjithatë, ata nuk shpjeguan se nga do të vinin paratë dhe as si do të tërhiqnin më shumë investime të huaja.

Raportet me Serbinë mbeten shqetësuese

Kurti ka qenë në mosmarrëveshje me fuqitë perëndimore pasi kabineti i tij ndërmori disa hapa që ngritën tensionet me Serbinë pasi u ndalua përdorimi i monedhës serbe dhe transfertave të dinarit nga Serbia në Kosovë

SHBA, Bashkimi Evropian dhe Forca stabilizuese e udhëhequr nga NATO, KFOR-i i ka kërkuar qeverisë në Prishtinë që të përmbahet nga veprimet e njëanshme, duke u frikësuar ringjalljen e konfliktit ndëretnik.

Kjo është hera e parë që nga pavarësia në vitin 2008 që parlamenti i Kosovës ka përfunduar një mandat të plotë katërvjeçar.

Ky është votimi i nëntë parlamentar në Kosovë që nga përfundimi i luftës së viteve 1998-1999 mes forcave qeveritare serbe dhe shqiptarët etnikë që dëbuan forcat serbe pas një fushate ajrore 78-ditore të NATO-s.

Votimi do të përcaktojë se kush do ta udhëheqë Kosovën në negociatat me Serbinë, të cilat ngecën sërish vitin e kaluar.

Ndërkaq, BE-ja ka pezulluar financimin për disa projekte dhe ka vendosur kushte për rifillimin gradual të tyre, të lidhura me Kosovën duke ndërmarrë hapa për të ulur tensionet në veri, ku jeton shumica e pakicës serbe.

Kosova po vuan gjithashtu pasi Uashingtoni vendosi një ngrirje 90-ditore të financimit për projekte të ndryshme përmes SHBA-së.

Votuesit

Rreth 2 milionë votues me të drejtë vote do të zgjedhin 120 ligjvënës nga 1,280 kandidatë nga 27 grupime politike, ku një prej tyre kandidon i pavarur.

Parlamenti i Kosovës ka 20 vende të rezervuara për minoritetet pa marrë parasysh rezultatet e zgjedhjeve, 10 prej të cilave janë për pakicën serbe .

“I inkurajoj të gjithë qytetarët e Kosovës që ta shfrytëzojnë këtë mundësi për të vendosur për katër vitet e ardhshme”, tha Kurti duke hedhur votën e tij.

Atmosfera e procesit

Ka pasur incidente sporadike. Prokurorët thanë se ata arrestuan pesë persona në përpjekje për të ndikuar tek votuesit. Shqiptarët e Kosovës jashtë vendit nisën të votojnë të shtunën në 43 përfaqësi diplomatike.

Janë rreth 20 mijë votues nga diaspora prej afro 100 mijë votash në misione dhe pjesa tjetër me postë. Edhe pse vendimtare për stabilitetin e rajonit, negociatat me Serbinë nuk kanë qenë të larta në axhendën e asnjërës palë.

“Çfarë mund të bëjmë? Ne kemi lindur këtu. Varret tona janë këtu. Do të jetë më mirë, shpresoj. Duhet të dalim dhe të votojmë. Kjo është detyra jonë,” tha Mileva Kovacevic, një banore serbe në Mitrovicën veriore.

Kosova, me një popullsi prej 1.6 milionë banorësh, është një nga vendet më të varfra në Evropë me Prodhimin e Brendshëm Bruto me më pak se 6 mijë euro për person.

Sa i përket sigurisë, KFOR-i ka rritur praninë e tij në Kosovë pas tensioneve të vitit të kaluar me Serbinë. Ndërsa një ekip prej 100 vëzhguesish nga BE-ja, 18 nga Këshilli i Evropës dhe rreth 1600 të tjerë nga ndërkombëtarë po monitorojnë procesin e votimit.

Next Post
“Loredana më mirë pa Jozin në lojë”/ Këngëtari përballet LIVE me nënën e banores! Ajo i flet troç

“Loredana më mirë pa Jozin në lojë”/ Këngëtari përballet LIVE me nënën e banores! Ajo i flet troç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

October 25, 2026
17-vjeçari masakrohet me thikë nga bashkëmoshatari i tij, vdes rrugës për në spital

Plagosi me thikë 19-vjeçarin në Korçë, arrestohet 23-vjeçari! Kishte thyer arrestin shtëpiak, iu gjet edhe drogë

October 25, 2026
Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

October 25, 2026
Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

October 25, 2026
Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

October 25, 2026
Dosja “Xibraka”, Leka: Çështje me ngarkesa politike, gjuha e shpifjes është kthyer në normë…

Shkulja e pllakës së Ziver Veizit në protestë, Leka: Berisha prej 35 vitesh peng i dhunës dhe pushtetit!

October 25, 2026
Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

October 25, 2026
“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

October 25, 2026
“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

“Shpërndanë bishta lopate dhe hodhën molotov”/ Meçe: Berisha synoi destabilizimin, por dështoi me 1500 militantë

October 25, 2026
Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In