• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 27, 2023
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Më vjen turp për mënyrën se si në Britani…”/ Historiania: Shqiptarët mikpritës, duhet të jesh guximtar t’i hapësh derën dikujt që s’e njeh

Java News by Java News
18/09/2023 22:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Historiania britanike, Bettany Hughes theksoi se një ndër tiparet më të rëndësishme që ka vënë re tek shqiptarët gjatë eksplorimit të saj është mikpritja. Siç u shpreh ajo gjatë intervistës me gazetarin Sokol Balla në emisionin ‘Real Story’, “duhet të jesh shumë guximtar t’i hapësh derën dikujt që nuk e njeh”.

Ajo komentoi gjithashtu edhe etiketimet nga politikanët dhe raportimet nga mediat britanike të bëra kohët e fundit lidhur me shqiptarët dhe largimin e tyre drejt shtetit anglez. Historiania theksoi se ndihet e turpëruar për mënyrën se si Shqipëria dhe shqiptarët janë pasqyruar në vendin e saj.

Pjesë nga intervista:

Sokol Balla: Gjithmonë kemi diskutuar me njëri-tjetrin dhe si vend e si komb jemi përballur me shumë paragjykime. Ishte shumë e vështirë t’i bindje të huajt dhe t’u thoshe:  Nuk jemi ashtu siç po mundoheni të na shihni. Dhe ja ku vjen Bettany dhe thotë: Këta janë shqiptarët. Dhe ju keni mendim shumë më të mirë nga sa kemi ne për veten. Çfarë mendoni se i bën shqiptarët shqiptarë?

Bettany Hughes:  Besoj se mikpritja është një prej tipareve kryesore, dhe nëse keni parë atë filmin e parë që kemi realizuar, aty tregojmë historinë e Lord Bajronit që erdhi në Shqipëri dhe e pritën me shumë dhurata.

Sokol Balla:  U befasova me një prej përqafimeve…!

Bettany Hughes: Pikërisht, ishim atje dhe na doli kjo Nona shumë e bukur, kjo gjyshe që doli nga bahçja e saj. Ajo nuk na njihte, nuk e dinte nëse ishim njerëz të mirë dhe miqësorë, por prapëseprapë nguli këmbë. Nuk fliste anglisht, por e kuptuam me gjuhën e ‘shenjave’: “Hajdeni brenda, duhet të bëjmë çaj dhe nuk do ikni derisa t’ju nxjerr pak raki dhe arra e shegë shtëpie”. Kaluam disa momente të jashtëzakonshme dhe ky ishte vetëm një shembull nga një pasdite. Kështu që, doemos kemi guximin e mikpritjes, sepse duhet të jesh guximtar t’i hapësh derën dikujt që nuk e njeh. Kjo më la mbresë. Dhe gjëja tjetër besoj është pasoni që njerëzit kanë për peizazhin rreth tyre. Tek udhëtojmë normalisht na presin producentë dhe trupa vendase dhe ata me entuziazëm na çojnë në vende të vogla në male duke na thënë se këto vende i mbajnë mend nga fëmijëria dhe se duhet të shkojmë aty. Pra besoj se ata ngazëllehen nga kjo botë e bukur në të cilën jetoni. Kështu që, do të thoja se mikpritja dhe dashuria për bukuritë natyrore të Shqipërisë janë dy tipare që i kanë qëndruar kohës.

Sokol Balla:  Si ia bëtë me ushqimin, sepse e di që jeni vegjetariane? Si mbijetuat pa ngrënë mishin tonë?

Bettany Hughes:  Me ironi po flisni. Nuk më duket se po tretem. Ju keni djathë fantastik, perime të jashtëzakonshme dhe i vetmi rast kur mund të vija në pikëpyetje mbijetesën ishte nëse njerëzit ofendoheshin ku u thosha se “Nuk kam ngrënë ndonjëherë mish”. Nuk kam ngrënë ndonjëherë mish ose peshk që kur kam lindur, dhe nuk do mund të filloja tani. Na u desh të bindnim njerëzit për këtë pjesë. Faktikisht më shkon goja lëng kur mendoj bukën e sapo pjekur, kosin e shtëpisë dhe verërat fantastike që bëni. Dhe sa i përket asaj që thatë për perceptimin e njerëzve për Shqipërinë, kjo është diçka që dua t’ua tregoj të gjithëve, sepse këtë njerëzit duhet ta marrin vesh që këtu ka një parajsë të ushqimeve të mira.

Sokol Balla: Faktikisht, jemi bërë lajm i madh në MB për dy arsye. Njëra anë doemos është turizmi. Ju nuk jeni britanikja e parë që bie në dashuri, faktikisht thuhet që Lord Bajroni

ra në dashuri, dhe gojëdhëna thotë që ra në dashurinë e vërtetë.

Bettany Hughes:  Po.

Sokol Balla: Ju jeni personi i dytë që takoj që e dashuron kaq shumë Shqipërinë. Por fatkeqësisht siç e dini ka një arsye tjetër pse Shqipëria dhe shqiptarët janë bërë lajm në MB. Dhe këtu besoj se ju po ndihmoni për vendosjen e një ekuilibri ndërmjet lajmeve dhe realitetit. Nuk po i quaj lajme të mira, por realitet.

Bettany Hughes:  Pikërisht. Keni patjetër shumë të drejtë!  Gjatë periudhës së filmimit dhe kur doli episodi i parë i filmit ishte pikërisht momenti kulmor i kalimit të gomoneve në Kanal, por ajo që është realisht mbresëlënëse është se kur episodi për Shqipërinë u transmetua në Channel 4 në MB, ai pati shikueshmërinë më të madhe nga të gjashtë episodet e serialit. Kjo do të thotë se populli anglez u shpreh se emrin këtij vendi ia kemi dëgjuar dhe tani jemi kureshtarë për këtë të dhe duam ta eksplorojmë.  Dhe siç thashë, kjo është fantastike, sepse ishit kundër Jordanisë dhe Stambollit që janë vende më të njohura në botën televizive. Sa i përket britanikëve mund të them që më vjen turp për disa prej gazetarëve, por ne jemi shumë kureshtarë për vendet e tjera. Kemi dëshirë të mësojmë për to dhe t’i përjetojmë, kështu që shpresoj të kemi sjellë pak ekuilibër, siç thatë dhe ju.

Sokol Balla: Besoj se po, sepse kanë dalë reportazhe të mira për Shqipërinë dhe natyrën dhe turizmin shqiptar. Besoj se, pas italianëve, shtypi britanik ka qenë më i përkushtuari për të krijuar një mbresë të mirë për turizmin në Shqipëri. Na flisni pak përse jeni përsëri këtu?

Bettany Hughes:  Kam ardhur për premierën paraprake përpara paraqitjes së një filmi të dytë për thesaret e Shqipërisë. Në filmin e parë normalisht nuk mund të përfshinim gjithçka në një orë, kështu që duhet të ktheheshim përsëri. Kemi një marrëdhënie fantastike me Ministrinë e Turizmit këtu që ka qenë jashtëzakonisht mbështetëse. Siç e dini, jemi tërësisht të pavarur, jemi të pavarur në linjën editoriale, dhe duke ditur që mund të kishte mundësi, realizuam një film të dytë. Shkuam në vendet ku nuk vajtëm me të parin, kështu që shkuam në Berat, në disa porte antike fantastike, dhe zbuluam përsëri malet./m.j

Next Post
Vendet anëtare të OKB miratojnë deklaratën e përbashkët, 500 miliardë dollarë në vit mbështetje financiare për vendet në zhvillim

Vendet anëtare të OKB miratojnë deklaratën e përbashkët, 500 miliardë dollarë në vit mbështetje financiare për vendet në zhvillim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJMET E FUNDIT

Për ata që derdhën lotë për dorëheqjen e Haradinaj

Pse fenomeni “McGonigal”, tani është më i rrezikshëm për Berishën

September 27, 2023
Dhunoi dhe mori peng të dashurën e mitur, arrestohet 23-vjeçari

EMRAT/ Të shtëna me armë në Dukagjin, babai i vdekur dhe i biri i plagosur rëndë. Policia “blindon” zonën

September 27, 2023
Kërkesa e opozitës për ngritjen e Komisionit Hetimor për TIMS dhe koncesionet në shëndetësi: Ja kur mblidhet Konferenca e Kryetarëve

Kërkesa e opozitës për ngritjen e Komisionit Hetimor për TIMS dhe koncesionet në shëndetësi: Ja kur mblidhet Konferenca e Kryetarëve

September 27, 2023
Nga të veçantat e grave kosovare tek sekretet e bukurisë, Dua Lipa flet për revistën prestigjoze

Nga të veçantat e grave kosovare tek sekretet e bukurisë, Dua Lipa flet për revistën prestigjoze

September 27, 2023
Ushtarët e KFOR-it u plagosën nga serbët, reagon Vuçiç: Fajin e ka Kurti. Kërkon konflikt mes NATO-s dhe…!

Sulmi terrorist në Veri demaskoi Vuçiçin

September 27, 2023
Vizita në Itali/ Zbardhen diskutimet në dy takimet e Ramës me Melonin, fokusi te investimet

Vizita në Itali/ Zbardhen diskutimet në dy takimet e Ramës me Melonin, fokusi te investimet

September 27, 2023
Ra në krye të detyrës, policia i jep medalje heroit Afrim Bunjaku dhe në emër të ministrit Balla, flamurin e Shqipërisë

Ra në krye të detyrës, policia i jep medalje heroit Afrim Bunjaku dhe në emër të ministrit Balla, flamurin e Shqipërisë

September 27, 2023
VIDEO/ Vizita në Itali, Rama pritet me ceremoni shtetërore nga kryeministrja Meloni. Takim ‘kokë më kokë’

VIDEO/ Vizita në Itali, Rama pritet me ceremoni shtetërore nga kryeministrja Meloni. Takim ‘kokë më kokë’

September 27, 2023
VIDEO/ Refuzoi tufën me lule, 15-vjeçarja goditet për vdekje me thikë se nuk pranoi të dilte me agresorin

VIDEO/ Refuzoi tufën me lule, 15-vjeçarja goditet për vdekje me thikë se nuk pranoi të dilte me agresorin

September 27, 2023
Konflikti në PD, Çollaku: Dje s’kishte takim të Këshillit Kombëtar, asnjë anëtar i PD zyrtare s’ka qenë! Nesër zgjedhjet për kreun e ri

Fitorja e thellë e PS në Kukës/ Çollaku: Rezultati s’ishte i pritshëm. Rithemelimi refuzoi, termi ‘primare’ në 5 ditë, një fyerje

September 27, 2023
Hashim Thaçi telefonon nga Haga familjen e heroit Afrim Bunajku, për t’i shprehur ngushëllimet

Hashim Thaçi telefonon nga Haga familjen e heroit Afrim Bunajku, për t’i shprehur ngushëllimet

September 27, 2023
“Përtej grupimeve të Berishës e Bashës”/ Kadilli: Në PD, së shpejti një lëvizje e re qytetare!

Katastrofa e “BF” në Kukës, Kadilli: Berisha të hapë krahun se mori më qafë opozitën! Zhvendosja e Bardhit te Rithemelimi? Ai iku nga…!

September 27, 2023
Ndëshkim kush parkon gabim në Tiranë, specialistët: Gjoba deri në 7 mijë lekë, heqje mjeti me karrotrec!

Ndëshkim kush parkon gabim në Tiranë, specialistët: Gjoba deri në 7 mijë lekë, heqje mjeti me karrotrec!

September 27, 2023
I dërguari i SHBA, takim me krerët e “Ligjeve”: Folëm për reformën në drejtësi dhe rolin e opozitës në demokraci

I dërguari i SHBA, takim me krerët e “Ligjeve”: Folëm për reformën në drejtësi dhe rolin e opozitës në demokraci

September 27, 2023
“Lutemi për paqe”/ Vrasja në Rrëshen, apeli i Dom Gjergj Metës: Ngjarje të tilla kanë ndikim negativ në jetën e çdo njeriu

“Lutemi për paqe”/ Vrasja në Rrëshen, apeli i Dom Gjergj Metës: Ngjarje të tilla kanë ndikim negativ në jetën e çdo njeriu

September 27, 2023
Një kinez, një bankier dhe një shofer…

Jepini Edi Ramës një pushkë me gjalmë

September 27, 2023
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Firoja dramatike e votave për “Bashkë Humbasim”

September 27, 2023
VIDEO/ I vuri flakën një automjeti, policia i futet me vinç nga ballkoni: Ja si u arrestua Pengu në Korçë!

VIDEO/ I vuri flakën një automjeti, policia i futet me vinç nga ballkoni: Ja si u arrestua Pengu në Korçë!

September 27, 2023
Basha takim me punonjësit e një fasonerie në Shkodër: Taksat e rritura dhe çmimi i naftës po çojnë në falimentimin e bizneseve

Basha takim me punonjësit e një fasonerie në Shkodër: Taksat e rritura dhe çmimi i naftës po çojnë në falimentimin e bizneseve

September 27, 2023
Hillary Clinton ironizon Putinin për zgjerimin e NATO: Sa keq, Vladimir ia ke bërë vetes

Hillary Clinton ironizon Putinin për zgjerimin e NATO: Sa keq, Vladimir ia ke bërë vetes

September 27, 2023
JavaNews

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: ja*********@gm***.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com