• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Më thuaj si ke qenë të të them si je

by
21/07/2015 14:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli/ 

E shkuara ka qenë gjithmonë një projektim i të ardhmes në politikën shqiptare. Nëpërmjet saj mund të kuptohet se cilët janë “të mirët dhe të ligjtë” në politikë, si ndryshojnë ata vend, varësisht të qenit në pushtet apo në opozitë dhe si çfarë është e mirë njëherë, bëhet e ligë më pas, me një rotacion edhe më të shpejtë se katër vjeçari i zgjedhjeve të përgjithshme. E shkuara si kult dhe kulm i të djeshmes ndjek gjithkënd pas, shpjegon veprimet e tij në të tashme dhe parasheh çfarë do të mund të ndodhë në të ardhmen. Edhe pse askush, qoftë dhe nga ata që i kanë parë pafundësisht shumë hajrin biznesit politik, nuk është aq i pasur sa të blejë të shkuarën e tij; askush nuk është aq i qetë sa të ruajë të paprekura të gjitha fotot e jetës. Megjithatë edhe ky është një rregull që ka përjashtimet e tij të forta dhe ulëritëse.

Mjaftoi një mbledhje komisioni parlamentar që kapakët e të shkuarës të hapeshin dhe Pandora e Kutisë të bëhej sërish zonjë shtëpie në parlament. Aldo Bumçi, deputeti demokrat akuzoi se maxhoanca nuk e ka seriozisht dekriminalizimin e politikës dhe tha se “banditët ishin zgjedhur edhe në pushtetin lokal”. Dhe e menjëhershme ishte përgjigja e Arta Dades. Socialistja e hijshme dhe me kujtesë më të gjatë se qëndrimi në politikë i vetë brezit të zotit Bumçi, i kujton çfarë ka bërë dikur zoti Berisha, në cilësinë e ish-presidentit të Republikës. “Ka furnizuar me naftë makinerinë luftarake të Milosheviçit dhe ka çuar dhe municion në Serbenicë”. Pikërisht aty ku ndodhi masakra më e madhe në Evropën e mbas Luftës së Dytë Botërore. Armë dhe municione, sipas akuzës së Dades, janë çuar dhe në Ruanda, në një nga tragjeditë më të mëdha njerëzore dhe një genocid i pashembullt edhe për standartin e tmerrshëm të Afrikës së përgjakur shpesh në shekullin e shkuar. Zoti Bumçi, si individ, e meritonte pak atë shpërthim, por dhe ai është i lidhur nga e shkuara dhe trashëgimia politike që përfaqëson.

Normalisht, ndeshja e akuzave krijon dhe një hierarki mes tyre: për shembull, nëse diku, dikush, i zgjedhur me votë në pushtetin lokal, ka pasur një rekord kriminal, kjo është padyshim një gjë shumë e keqe. Tmerrësisht e keqe. Eshtë një akt që më shumë se tek mbartësi i rekordit të hershëm kriminal, duhet të llogaritet tek ata që e çuan atë drejt pushtetit. Që e dorovitën tek publiku për t’u votuar. Dhe kjo është njëra anë e segmentit të turpit në Shqipëri, por që mbetet të provohet dilema: janë të vërteta apo janë nga soji i akuzave që bëhen në kahun opozitë-pozitë me lehtësinë e ngrënies së farave të kungullit. Qoftë nga e majta në të djathtë si dje, qoftë në drejtim të anasjelltë si sot. Por duke qëndruar vetëm tek mbledhja e komisionit të djeshëm në Parlament, të paktën një nga akuzat – furnizimi me karburant i Serbi & Malit të Zi, gjatë embargos së OKB-së ndaj tyre –  është një akt i vërtetuar. I denoncuar publikisht që në kohën që kishte ndodhur, i dokumentuar nga njëri prej protagonistëve sllavë të përfshirë në histori, aleati i Milosheviçit Bullatoviç dhe i pranuar pa mëdyshje nga “ariani autokton” shqiptar, Sali Berisha.

Tetë vjet më parë Berisha e pranoi si fakt thyerjen e embargos, por duke pretenduar se e kishte bërë një gjë të tillë për të ndihmuar Kosovën…, që gjithashtu ishte prekur nga embargoja. Njëlloj si të quash ndihmë mprehjen e thikës së xhelatit që viktima të ketë më pak dhembje. Dhe çfarë ndodhi? Media u morr dhe ca ditë me Doktorin, politika gjithashtu ja këndonte herë pas herë si këngë turpi, ndërsa karriera politike e tij vazhdoi normalisht duke kaluar njëlloj si komunistët e djeshëm, nga “fitorja në fitore”. Duke qenë dhe sot një aset i madh politik, duke diktuar vullnetin e tij në politikë dhe duke i dhënë fytyrën, shijen dhe aromën e tij vetjake gjithë politikës tërësisht pa shije në Shqipëri.

Vetëm 24 orë më pas, një gjykatë shqiptare megjithatë dha një vendim që “dërmoi” të shkuarën e një “politikani”. Duke e bërë atë që të mos i afrohet më politikës sepse e kap “dekriminalizimi”. Genci Drita, ish-kryetar komune në Bërzhitë u shpall fajtor për korrupsion dhe u dënua me tetë vjet lirie. Kishte tentuar t’i merrte diçka tek rreth pesë mijë euro një biznesmeni lokal. Dënimi i tij drithëroi të gjithë ata që mund të ndikojnë në nivel qëndror të politikës. Përveç Doktorit, natyrisht që duhet të ketë qeshur kur e mësoi një lajm të tillë. ndoshta duke menduar se dhe ai vetë, kur ka qenë në biznesin e politikës, e kanë detyruar të paguajë gjoba të tilla. Askush nuk e di, për shembull, se për çfarë interesi e detyruan të çonte naftë në Serbi. Ndoshta e tregojnë ata vetë më vonë, në të ardhmen, në mënyrë që shumëkush edhe në Shqipëri, të kuptojë më mirë të shkuarën tonë të përbashkët. Dhe atëherë ai do të jetë vetëm një fakt historik. Për momentin, Berisha e shumë të tjerë e kanë blerë të shkuarën e tyre. Atë të shkuar që projektonte dje Arta Dade tek e ardhmja e kundërshtarëve të saj duke dëshmuar se e sotmja që afronte qeverisja e të majtës ishte më e mirë se paraardhësja. Sepse në fund të fundit, kjo është botë kontrastesh.

Next Post

Foto/ Selfie, i fundit para vdekjes nga sulmi terrorist në Turqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Libri është liri”, Dua Lipa hap bibliotekën e saj në një nga libraritë më të famshme të Portugalisë

“Libri është liri”, Dua Lipa hap bibliotekën e saj në një nga libraritë më të famshme të Portugalisë

June 27, 2026
Rama mbron projektin e ri në Banjat e Bënjës: Destinacion turistik për fundjavën (VIDEO)

Rama mbron projektin e ri në Banjat e Bënjës: Destinacion turistik për fundjavën (VIDEO)

June 27, 2026
Tentoi të vriste nënën e bashkëjetueses duke e përplasur me makinë, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë

Tentoi të vriste nënën e bashkëjetueses duke e përplasur me makinë, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë

June 27, 2026
Bilanc katastrofik në Venezuelë, 920 viktima dhe mbi 50 mijë të zhdukur nën rrënoja

Bilanc katastrofik në Venezuelë, 920 viktima dhe mbi 50 mijë të zhdukur nën rrënoja

June 27, 2026
Nga Chevrolet te raketat Patriot, Amerika ndryshon strategjinë ushtarake

Nga Chevrolet te raketat Patriot, Amerika ndryshon strategjinë ushtarake

June 27, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Kërkesat e protestës janë marksiste”, Rexhaj: Si bëhet në shekullin XXI qeveri teknike pa e votuar Kuvendi?

June 27, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Ç’punë kanë Ikbalet e dynjasë në demokracinë e Republikës së Shqipërisë?

June 27, 2026
Vendi vijon të preket nga temperaturat e larta, reshje të dobëta shiu në zonat malore dhe juglindje

Vendi vijon të preket nga temperaturat e larta, reshje të dobëta shiu në zonat malore dhe juglindje

June 27, 2026
Vijojnë punimet për Muzeun e Lundrimit në Shkodrës, Rama: Destinacion i ri kulturor dhe turistik

Vijojnë punimet për Muzeun e Lundrimit në Shkodrës, Rama: Destinacion i ri kulturor dhe turistik

June 27, 2026
Programi i Gjon Mili International Video Art Festival nis në Nju Jork

Programi i Gjon Mili International Video Art Festival nis në Nju Jork

June 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In