• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Më kërkuan ndarjen e Maqedonisë, s’pranova”/ Ali Ahmeti: Jam zot këtu, jo qiraxhi. Është herët për të bërë koalicione

by Java News
16/01/2020 15:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti konfirmon në një intervistë ekskluzive për ABC News se partia e tij nuk do të bëjë koalicion me ndonjë forcë tjetër politike shqiptare apo maqedonase, por do të hyjë e vetme në zgjedhje.

Duke komentuar zhvillimet në Maqedoninë e Veriut, Ahmeti thotë se i ishte ofruar ndarja e Maqedonisë së Veriut në vija etnike, por ai e ka refuzuar.

“Unë kam patur ofertë për të ndarë Maqedoninë nga drejtues të lartë të këtij shteti më herët. Çdo ndarje e këtij vendi do të ishte e dëmshme, shumë më e dëmshme për shqiptarët, por edhe për maqedonasit. Sepse nuk mund të ndahen gjërat si me thikë.

Do mbeteshin minoritete andej dhe këndej. Do kishte dëbime. Do hapeshin plagë të reja. Ne nuk e pranuam ndarjen e Maqedonisë edhe pse na u rpezantua nga autoritetet e këtij shteti. Unë ua kam thënë edhe politikanëve maqedonas, se ky është edhe shteti im, sa është edhe i juaji. Dua ta ndërtojmë këtë shtet dhe të mos jem qiraxhi në shtëpinë time, por zot në shtëpinë time. Dua të kem gjuhën dhe simbolet e mia. Në këto i kemi arritur këto.

Kemi universitet, kemi simbolin, kemi gjuhën tonë në Parlament dhe institucione.

Nga 75 oficera dhe nënoficera që kanë qenë deri në 2001 tani janë janë mbi 2 000 në ushtrinë e Republikës së Maqedonisë. Nga 175 polica deri në 2001 tani janë 2 500 punonjës policie. Ende ka punë për të bërë, nuk ka përfunduar. Populli thotë që të mirat nuk kanë fund, ashtu siç nuk kanë fund të këqijat.

Kemi hyrë në këtë rrugë pa paragjykime. Këtë ua kam thënë edhe politikanëve maqedonas që edhe ata do të jenë më të fortë se ne. Kështu mund ta ndërtojmë më të fortë Maqedoninë. Por, jo ata si padron dhe unë si qiraxhi”, u shpreh ai.

Ahmeti thekson gjithashtu se do të ishte mirë që në bllokun e partive shqiptare të kishte pozitë dhe opozitë.

“Mendoj se është ende herët për të  bërë koalicione parazgjedhore. Nuk do të ishte e dobishme as për BDI dhe as për shqiptarët. Sepse ende ka gjëra që duhet të qartësohen sa i përket çështjeve të ndjeshme, siç është përfgaqëesimi I drejt apo ajo e gjuhës.

Sa i takon raportit me partitë shqiptare, edhe kjo do të ishte e dëmshme nëse hyjmë me ndonjë prej tyre. Këtu shqiptarët nuk kanë krijuar ende opozitë të mirëfilltë”, u shpreh kreu i BDI-së, Ali Ahmeti. /abcnews.al

g.kosovari

Next Post
“Do lutemi që Perëndia të inkurajojë drejtuesit e vendit që të pajtohen”, mesazhi i Kishës Ortodokse

Qepalla e pabesë e Lulzimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

October 25, 2026
17-vjeçari masakrohet me thikë nga bashkëmoshatari i tij, vdes rrugës për në spital

Plagosi me thikë 19-vjeçarin në Korçë, arrestohet 23-vjeçari! Kishte thyer arrestin shtëpiak, iu gjet edhe drogë

October 25, 2026
Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

October 25, 2026
Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

October 25, 2026
Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

October 25, 2026
Dosja “Xibraka”, Leka: Çështje me ngarkesa politike, gjuha e shpifjes është kthyer në normë…

Shkulja e pllakës së Ziver Veizit në protestë, Leka: Berisha prej 35 vitesh peng i dhunës dhe pushtetit!

October 25, 2026
Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

October 25, 2026
“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

October 25, 2026
“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

“Shpërndanë bishta lopate dhe hodhën molotov”/ Meçe: Berisha synoi destabilizimin, por dështoi me 1500 militantë

October 25, 2026
Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In