• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Më kërkuan 50 mijë lekë, do të dilnin me dy shoqe”, zbardhet dëshmia e babait të djemve që vranë teknikun e kondicionerit

by Java News
28/08/2019 12:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në dosjen e plote te Prokurorisë, e cila kërkoi arrestimin e 4 personave për vrasjen e teknikut të kondicionerëve 26-vjeçarit, Indrit Çelaj, qe e publikon sot gazeta “Panorama” nje pjese e rendesishme eshte edhe deshmia e babait te autoreve te krimit, qe jane shpallur ne kerkim.

Bujar Kusi, pronari i viles ku ndodhi krimi, babai i dy vellezerve Albano dhe Griseldo ka treguar se si e mori vesh ngjarjen nga nje telefonate e policise, nderkohe qe ne dijenine e tij, djemte kane qene ne plazh me dy shoqe, te cilat ai nuk i njeh. Madje, tregon se ata i kane kerkuar edhe para pikrisht per kete rruge qe do te benin ne plazh.

BUJAR KUSI

I është marrë deklarimi shtetasit Bujar Kusi, si person që ka dijeni për rrethanat e objektit të hetimit, pronar i banesës, i cili ndër të tjera ka deklaruar se:

“Sot më datën 22 gusht, në orën 07:00 të mëngjesit, kam shkuar në Kombinat te dyqani im, i cili ndodhet në qendër të Kombinatit, është byrektore. Aty kam qëndruar deri në orën 12:30. Rreth orës 11:00 më ka marrë në telefon djali im, shtetasi Griseldo Kusi dhe më ka kërkuar shumën e parave prej 50 mijë lekësh të rinj.

Unë e kam pyetur se për çfarë i duhen dhe ai më ka thënë se do të dalë ai dhe vëllai, Albano, me dy shoqe. Unë më pas shkova dhe tërhoqa shumën e parave që më kërkoi djali te banka. Kam edhe faturën e bankës në banesë dhe këtë shumë parash ua kam dhënë dy djemve. Më pas, shkova në banesën time, të cilën e sqarova më lart.

Ndërkohë që kam qenë në banesë, dikush i Policisë më ka telefonuar dhe më ka thënë se duhet të paraqitesh tek objekti, i cili ndodhet në rrugën “Muhamet Gjollesha” , banesë private 3-katëshe, prapa shkollës “Sabaudin Gabrani”, ku unë jam pronar dhe kam qenë duke rregulluar tubat e kondicionimit të kësaj banese. Jam paraqitur te banesa ime dhe aty mësova se çfarë kishte ndodhur.

Rreth orës 13:55, ndërkohë që kam qenë në objekt në prani të punonjësve të Policisë, kam marrë në telefon shtetasin Mond Sula dhe i kam thënë se kush janë punëtorët e kondicionimit që më ka sjellë.

Mondi më ka thënë se paska bërë sherr Lorenc Veliaj me këtë punëtorin e kondicionerit dhe Lorenci e paska qëlluar me armë zjarri punëtorin, të cilin me emër nuk e njoh, por mësova se ishte në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin Ushtarak. Të dy djemtë e mi, Albano dhe Griseldo, në dijeninë time ndodheshin në plazh, te Gjiri i Lalëzit, në Durrës, me dy shoqet e tyre, të cilat nuk i njoh”./Panorama

g.kosovari

Next Post
Vokshi denoncon tenderat që Rama i ka dhënë Kajmakut: Ja sa milionë euro përfitoi kryebashkiaku

Vokshi denoncon tenderat që Rama i ka dhënë Kajmakut: Ja sa milionë euro përfitoi kryebashkiaku

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Studioja prestigjioze “Bjarke Ingels Group” shpallet fituese e konkursit për “Tirana Fountain Tower”

Studioja prestigjioze “Bjarke Ingels Group” shpallet fituese e konkursit për “Tirana Fountain Tower”

October 1, 2026
Falja me kusht, afatet e fundit – Tatimpaguesit duhet të heqin dorë nga ankimi deri më 30 nëntor

Falja me kusht, afatet e fundit – Tatimpaguesit duhet të heqin dorë nga ankimi deri më 30 nëntor

October 1, 2026
Aurela Gaçe reagon ashpër ndaj aludimeve: Nuk jam pjesë e asnjë videoje, paralajmëron padi ligjore për shpifje

Aurela Gaçe reagon ashpër ndaj aludimeve: Nuk jam pjesë e asnjë videoje, paralajmëron padi ligjore për shpifje

October 1, 2026

Normale që nuk ju pëlqen

October 1, 2026
“2,700 euro për një vend pune në Shqipëri”, dëshmia e punëtorit indian për borxhet, minierën dhe kërcënimet

“2,700 euro për një vend pune në Shqipëri”, dëshmia e punëtorit indian për borxhet, minierën dhe kërcënimet

October 1, 2026
Kumbaro paralajmëron ndryshime në arsimin e lartë, nis rishikimi i ligjit të vitit 2015

Hapet thirrja për Programin e Financimit të Doktoraturave 2026, Kumbaro: Dyfishohet mbështetja!

October 1, 2026
Puthi Arkanin, ndërsa myslimanët i quajti “defekt gjenetik”: Kush ishte gruaja më e tmerrshme e ultranacionalizmit serb

Puthi Arkanin, ndërsa myslimanët i quajti “defekt gjenetik”: Kush ishte gruaja më e tmerrshme e ultranacionalizmit serb

October 1, 2026
Pse PD po i kundërvihet Ursula Von der Leyen?!

Pse PD po i kundërvihet Ursula Von der Leyen?!

October 1, 2026
Vrasja e Renee Good, familja padit administratën Trump për shkelje të të drejtave civile

Vrasja e Renee Good, familja padit administratën Trump për shkelje të të drejtave civile

October 1, 2026
Hoxha takim me homologun gjerman: Agjenda ambicioze e reformave, çelësi i së ardhmes evropiane të Shqipërisë

Hoxha takim me homologun gjerman: Agjenda ambicioze e reformave, çelësi i së ardhmes evropiane të Shqipërisë

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com