• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Me kandidatët tanë në vendore”/ 6 deputetë kundër Alibeajt. Gjekmarkaj: S’kemi vendim grupi. Salianji: Fat i keq për PD që…!

by Java News
07/10/2022 18:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas deklaratës së kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj se Partia Demokratike do të ketë kandidatët e saj në zgjedhjet e vitit 2023, vjen reagimi nga disa deputetë demokratë.

Alibeaj tha se PD (ligjore) do të këtë kandidatët e saj në zgjedhjet lokale, duke lënë të kuptohet se opozita do të këtë 2 kandidatë, duke marrë parasysh qëndrimet e Berishës. Ky i fundit theksoi faktin se kandidatët për kryetarë bashkie do të dalin nga procesi i primareve, që Alibeaj nuk e njeh si proces.

Duke marrë shkas nga deklaratat e sotme të Alibeajt erdhi dhe reagimi për News24 nga deputetët Agron Gjekmarkaj, Ervin Salianji, Dhurata Çupi, Samir Korreshi, Xhelal Mziu si dhe Kreshnik Collaku.

Gjekmarkaj tha se nuk ka dijeni nëse është mbledhur grupi parlamentar, duke shtuar se vetëm me kandidatë të përbashkët ka shanse opozita për gare reale për zgjedhjet lokale të 2023-shit.

“Nuk e kam pare intervistën!Tani po e marr vesh. Pa e dëgjuar s’dua te komentoj, dhe me këte nuk po them qe nuk i besoj fjalës tende Osman i dashur. Vetëm me kandidat te përbashkët opozita ka shanse reale gare. Por nuk e di te jete mbledhur grupi parlamentar dhe te jene marre vendime, si i vetmi institucion qe e ka këtë tager ne kushtet ku jemi.”, tha Gjekmarkaj.

 

 

Ndërkohë, Ervin Salianji, nënkryetar i Grupit Parlamentar pohoi se është fat i keq për demokratët që të zgjedhurit e tyre janë në garë inati me njëri-tjetrin. Salianji pohoi se opozita duhet të jetë e bashkuar.

“Fat i keq për demokratët që të zgjedhurit e tyre janë në garë inati dhe jo në logjikë dhe as arsye! Dua të le mënjanë modestinë, pavarësisht se jam votuar thuajse nga 10.000 qytetarë në Korçë, deri sot askush nuk më ka kontaktuar dhe as pyetur. Mendoj që opozita duhet të jetë e bashkuar. Beteja mediatike që bëjnë demokratet ndaj njeri-tjetrit nuk i shërben qytetarëve që po përballen me një qeverisje prepotente skandaloze, demokratët po i dëmton deri ne palcë.”, tha Salianji.

Të njëjtin qëndrim duket se ka mbajtur dhe deputetja Dhurata Çupi, e cila pohoi se PD duhet të përfaqësohet në Lokalet me një kandidat.

“Ne duhet te përpiqemi të gjithë te dalim me nje kandidat. Eshte detyrim i joni ndaj demokrateve te dalim bashke. Eshte detyrim i joni si drejtues, mos te bjerremi pas sedres personale apo interesave personale. Demokratet nuk e duan sjelljen e ndasive dhe ne duhet tju pergjigjemi interesave te tyre. Duhet fituar me Edi Ramen, jo me njeri tjetrin.”, tha ajo. Më radikal është treguar deputeti i Lushnjës, Saimir Korreshi, i cili pohoi se nëse ndodh që PD të dalë me dy kandidatë, nuk do të marrë pjesë në zgjedhje.

“Unë qëndrimin tim e kam bërë publik. Në një palë zgjedhje si ato të 2023-it, kur mund të këtë 2 kandidate ne zgjedhje te PD-se, nuk do te marr pjesë.”. theksoi Korreshi.

Nga ana tjetër, deputeti Xhelal Mziu tha se çdo subjekt politik opozitar del në zgjedhje me kandidatë të vetët dhe jo në koalicion, do të konsiderohet ‘patericë’ e Ramës. “Çdo subjekt politik opozitar që del në zgjedhjet lokale të 2023 me kandidat te vetet, por jo në koalicion, do të konsiderohet një patericë e Edi Ramës.”, pohoi Mziu.

Për demokratin Kreshnik Çollaku me rëndësi është bashkimi i PD-së. “Unë mendoj se përcaktuese per fitoren e opozitës si të tërë ka rendësi bashkimi i PD. Nje PD e ndare apo e përçarë sjell automatikisht pikëpyetje mbi suksesin e krejt opozitës. Për mua ka rëndësi qe te këtë vetem nje kandidat nga PD. Pra bashkimi i opozitës percaktohet nga bashkimi i PD. Sigurisht PD eshte forca me e madhe dhe percaktuese e opozites dhe do te mbaje peshen me te madhe te kandidaturave. Nese PD eshte e bashkuar Opozita eshte e bashkuar. E kunderta nuk mund te ndodhe. Sado te shtohen ngjyrat e aleateve apo koalicioneve, pa bashkim te PD nuk ka bashkim te Opozitës.”, theksoi ai./m.j

Next Post
Analiza/ Cilat janë tre frontet ku NATO do të godasë nëse Putini përdor armë bërthamore

Analiza/ Cilat janë tre frontet ku NATO do të godasë nëse Putini përdor armë bërthamore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipërisë i duhen 1.2 miliardë dollarë ushqime për sezonin turistik të këtij viti

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët: Duhet të jemi më…

June 25, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

“S’ka më shtigje dialogu”, Manjani për protestuesit: Po sillen si Basha! Dështimi i Ramës po na duket lule…

June 25, 2026
Statistikat e turizmit, fluksi i hyrjeve në Shqipëri rritet me 12,2% gjatë muajit maj 2026

Statistikat e turizmit, fluksi i hyrjeve në Shqipëri rritet me 12,2% gjatë muajit maj 2026

June 25, 2026
Amnistia Fiskale, administrata tatimore njofton subjektet e përjashtuara dhe procedurën e ankimimit

Amnistia Fiskale, administrata tatimore njofton subjektet e përjashtuara dhe procedurën e ankimimit

June 25, 2026
Rama reagon pas rezolutës së PE: Flamingot e kishin fitoren në xhep, amendamenti s’lidhet me Zvërnecin

Rama, përgjigje kritikëve me vargjet e Fishtës: Shikojeni se kush do t’ju shpëtojë nga unë…

June 25, 2026
A do t’ia hapë dyert Lëvizja Bashkë, Marjana Koçekut? Ja çfarë thotë deputeti Redi Muçi

A do t’ia hapë dyert Lëvizja Bashkë, Marjana Koçekut? Ja çfarë thotë deputeti Redi Muçi

June 25, 2026
Cate Blanchett sfidon AI, lançon platformën për mbrojtjen e identitetit të artistëve

Cate Blanchett sfidon AI, lançon platformën për mbrojtjen e identitetit të artistëve

June 25, 2026
“Mos gënje mi goc!”, përplasje e fortë mes aktivistit dhe Sara Milas për protestën: Çfarë busulle do humbasë Rama?!

“Mos gënje mi goc!”, përplasje e fortë mes aktivistit dhe Sara Milas për protestën: Çfarë busulle do humbasë Rama?!

June 25, 2026
Pas arrestimit të efektivit në Durrës, kontrolle “blic” edhe në Burgun e Fierit

Pas arrestimit të efektivit në Durrës, kontrolle “blic” edhe në Burgun e Fierit

June 25, 2026
Berisha dënon grisjen e flamurit të Izraelit në ambasadë: Akt kriminal ekstremist dhe antisemit

Berisha reagon pasi Rama ndryshoi profilin në Facebook: Komentet vijojnë “Jepe dorëheqjen!”…

June 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In