• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Politikë

“Noka më tha vendimi është marrë për arsye fetare”, Xhafka reagon pas përjashtimit nga gara për kryetar të PD Korçë

by E S
25/04/2026 20:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gara për kreun e Partisë Demokratike në Korçë është përfshirë nga tensione dhe polemika, pasi nga lista e kandidatëve është përjashtuar Bravaldi Xhafka, aktualisht sekretar organizativ i degës.

Vendimi është marrë nga drejtuesit e PD-së në qender, kryetari Sali Berisha dhe sekretari i pergjithshem, Flamur Noka.

Zgjedhjet e parashikuara për neser (26 prill) tashme janë shtyre për më 3 Maj.

Xhafka, i cili kishte shpallur zyrtarisht kandidaturën, pretendon se përjashtimi është bërë për arsye fetare.

“Kjo situatë sigurisht që daton një muaj përpara. Na ka ardhur udhëzimi për të zhvilluar zgjedhje për kreun e Partisë Demokratike të degës Korçë. Procedurat janë normale si në çdo degë tjetër. Ka ardhur udhëzimi, që ka kriteret për kandidaturat. Janë ftuar të gjithë demokratët e Korçës që kush ka një plan, një platformë të vijë dhe të garojë siç funksionon në një parti demokratike. Ashtu kam vendosur dhe unë të zhvilloj, të kandidoj me idetë e mia, me vizionin tim dhe me platformën timë që mendoj që ishte një platformë fituese për demokratët e Korçës”,- tha Xhafka.

“Unë kam marrë një argument përjashtues, për çështjen e balancës fetare. Praktikisht është fyese për komunitetin, fyese për atë që unë përfaqësoj. Është fyese për demokratët e Korçës, por realisht kjo është e vërteta”, shtoi ai.

Në gare tashme janë Irvin Bode dhe Harito Zoto, te dy te besimit ortodoks.

Ai hedh përgjegjësi direkte mbi drejtuesin politik të qarkut, Ivi Kaso, duke pretenduar se prej javësh ka pasur përpjekje për ta nxjerrë nga gara. Po keshtu akuzon dhe sekretarin e pergjithshem te PD-se, Flamur Noka.

“Kjo është një skemë e krijuar nga Ivi Kaso për të krijuar klanet e veta. Ai po lobon, ka një klan të vetin, po e mbështët, por besoj se nuk do t’ia dalë deri në fund të garës. Gjithsesi ai po përpiqet, dhe duke më eliminuar mua nga gara mendon se do të lulëzojë klani i tij që i shërben vetëm Niko Peleshit dhe askujt tjetër në Qarkun e Korçës. Edhe Flamur Noka nuk është jashtë kësaj loje. Me delikatesën e një politikani që ai mendon që është më ka komunikuar që do të respektojmë balancat fetare”, tha Xhafka.

Ndërkohë, burime brenda strukturave të PD-së në juglindje flasin për përçarje, edhe për shkak të ndikimit të Ervin Salianjit, pasi Xhafka shihet si mbështetës i tij.

“Unë mendoj që jo vetëm zoti Salianji për çdo njeri tjetër në Partinë Demokratike ka kontribute personale, ka kontribute familjare. Edhe unë vij nga një kontribut personal, vij nga një kontribut familjar. Në qytetin e Korçës, sidomos në këtë garë nuk ka lidhje zoti Salianji, është çështje idesh, është çështje mendimesh. Meqë më përmende zotin Salianji, unë e ka hasur dhe dëgjuar shpesh historinë e zotit Salianji. Unë padiskutim e kam pasur deputetin e Qarkut të Korçës për 8 vite me radhë. Sigurisht që atë e ka sjellë PD, e kanë sjellë drejtuesit e PD, dhe ne në Korçë kemi treguar mbështetjen maksimale, sikundër tregojmë për çdo deputet tjetër që vjen në qarkun tonë. Çështja Salianji i takon Salianjit për ato interesat e tij që është shfaqur së fundmi, por kurrësesi zoti Salianji nuk ka ndërhyrë në degën e Korçës, apo nëpërmjet meje, për të më vendosur mua kandidat apo dikë tjetër”, tha Xhafka.

Next Post
Qeveria rrit deri në 200% shpërblimet për elitarët në sport/ Gonxhja: Vendimi hyn në fuqi në prill

Qeveria rrit deri në 200% shpërblimet për elitarët në sport/ Gonxhja: Vendimi hyn në fuqi në prill

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Qeveria çon në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për heqjen e vizave për refugjatët

November 5, 2026
Zgjedhjet për kreun e PD/ Ibsen Elezi: Berisha po e çon partinë drejt shkatërrimit, mision apo i kapur peng?

“Lapaj e dinte se ishte dështim, marksizmi pengon Qorin” / Elezi analizon partitë e reja: Nuk janë modele politike…

November 5, 2026
Trump tha se Ngushtica e Hormuzit do të jetë territor amerikan, përgjigjet Irani -

Dokumentet, SHBA zhvilloi bisedime sekrete me Iranin për dëbimin e iranianëve gjatë luftës

November 5, 2026
Këlliçi: Rama ka nisur një fushatë kërcënimi dhe shantazhi kundër gjyqtarëve që nuk i binden

“Po e ndihmojnë protestën me asistencë ligjore”, Këlliçi: Kemi bërë çfarë na është dhënë mundësia

November 5, 2026
Berisha përjashton dorëheqjen nga politika: “Po ika unë, forcohet Rama, unë jam opozita e vërtetë”

Berisha dhe Rama janë njësoj? Kryetari i PD: Mashtrim i madh sa mali i Dajtit!

November 5, 2026
Franca përfshihet në protesta të dhunshme, sindikatat: 1.6 milionë persona morën pjesë

Franca përfshihet në protesta të dhunshme, sindikatat: 1.6 milionë persona morën pjesë

November 5, 2026
“E godita me 3 herë me çekiç në kokë, humbi syrin”, gjykata liron burrin që masakroi gruan në Shkodër

“E godita me 3 herë me çekiç në kokë, humbi syrin”, gjykata liron burrin që masakroi gruan në Shkodër

November 5, 2026
“Opozita e dobët”- Martin Leka: Problemi i PD është vetë Sali Berisha! Kryeministrin e shajnë çdo ditë me libër shtëpie poshtë zyrës dhe…

“Opozita e dobët”- Martin Leka: Problemi i PD është vetë Sali Berisha! Kryeministrin e shajnë çdo ditë me libër shtëpie poshtë zyrës dhe…

November 5, 2026
Nga pr/ligji për sigurimet shoqërore tek projektet, vendimet e Këshillit të Ministrave

Qeveria çon në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes evropiane për heqjen e vizave për refugjatët

November 5, 2026
Masakër në Turqi, të paktën 8 të vrarë dhe një i plagosur rëndë nga sulmet me armë! Mes viktimave edhe dy mësuese, Policia ndjek autorin

Masakër në Turqi, të paktën 8 të vrarë dhe një i plagosur rëndë nga sulmet me armë! Mes viktimave edhe dy mësuese, Policia ndjek autorin

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In