Alarm për bombë në qendrën tregtare “Toptani”, në qendër të Tiranës, këtë mbrëmje, 25 prill.
Siç raportohet, janë evakuuar qytetarët.
Mësohet se informacioni për bombë ka mbërritur në email-in e shefit të sigurisë së qendrës.
Sakaq, po kontrollohet terreni me qen antieksploziv dhe forcat xheniere.











