• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Me dashuri nga Shqipëria”, kush e ka porositur predhën ukrainase për të goditur rusët?

by A R
16/06/2022 22:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lufta e Ukrainës kundër Rusisë po kushton dhe kërkon mbështetje të madhe financiare. Por mesa duket ukrainasit janë të vendosur në këtë betejë dhe po bëjnë çmos për të ndihmuar forcat e tyre të armatosura. I tillë është edhe rasti i një studenti 22-vjeçar ukrainas, i quajtur Anton Sokolenko, i cili studion për IT.

Në një intervistë për “Business Insider”, studenti 22-vjeçar tha se ka gjetur një alternativë për të ndihmuar financiarisht ushtrinë ukrainase përmes OJQ-ve. Kështu, ai po shet në internet mundësinë që në predhat e ushtrisë ukrainase që lëshohen kundër rusëve, të shkruhen mesazhe me porosi nga persona të ndryshëm.

Ai përdor rrjetet sociale për të marrë porositë nga qytetarë të ndryshëm anekënd botës, që kushdo të ketë mundësi të lërë një mesazh në predhat e Ukrainës që përdoren kundër ushtrisë ruse. Dhe sigurisht kjo bëhet kundrejt një pagese.

E në një nga këto mesazhe përmendet edhe Shqipëria.

“Me dashuri nga Shqipëria”, është shkruar në një predhë ukrainase përpara se të përdorej ndaj rusëve. Por kush e ka dhënë këtë porosi që në predhën e ushtrisë ukrainase të përmendet emri i Shqipërisë? Ky fakt nuk dihet. Anton Sokolenko thotë se porositë i merr kryesisht në rrjetin social Telegram dhe për të shkruar mesazhin e klientëve në një predhë duhet të paguajnë 40 Dollarë.

Studenti është i lidhur me një OJQ në Ukrainë, të cilës i kalon paratë. Anëtarët e kësaj OJQ-je shkruajnë në predhat e ushtrisë ukrainase mesazhet që vijnë nga klientët. Më pas fotografohet dhe i dërgohet me foto klientit që mesazhi për të cilin ka paguar është shkruar mbi predhën që do të lëshohet ndaj ushtrisë ruse.

22-vjeçari shprehet se nuk ka aspak gjasa që të tregohet identiteti apo vendndodhja e ushtarëve ukrainas.

Ai pranon se kjo marrëveshje nuk është miratuar nga komandantët e lartë ukrainas dhe është joformale. Megjithatë, paratë që ai ka mbledhur nga kjo mënyrë i janë kaluar ushtrisë ukrainase përmes OJQ-ve dhe deri më tani kanë shërbyer për blerjen e pajisjeve që i duhen ushtrisë së Ukrainës. Ai ka dërguar më shumë se 18 mijë Dollarë nga kjo formë e ndihmesës së tij vullnetare.

“Nuk jam aq i guximshëm sa të marr pjesë në luftë, kështu që po përpiqem të bëj më të mirën për të ndihmuar ushtarët që të vrasin armiqtë. Kur nisi lufta nuk po bëja asgjë dhe kjo më shqetësonte”, ka thënë 22-vjeçari për “Business Insider”.

/a.r

Next Post
Iu kapën pantallonat në derë, humb jetën 30-vjeçari pasi treni e tërheq zvarrë

Iu kapën pantallonat në derë, humb jetën 30-vjeçari pasi treni e tërheq zvarrë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Europol godet rrjetin e trafikimit të emigrantëve në Ballkan, 7 të arrestuar në operacionin ndërkombëtar

Europol godet rrjetin e trafikimit të emigrantëve në Ballkan, 7 të arrestuar në operacionin ndërkombëtar

July 21, 2026
E dashura e Lamine Yamal, thyen Instagramin pas Kupës së Botës! Fiton 1.5 milionë ndjekës

E dashura e Lamine Yamal, thyen Instagramin pas Kupës së Botës! Fiton 1.5 milionë ndjekës

July 21, 2026
Vodhi 5 mijë euro që në ditën e parë të punës, gruaja lirohet pas vetëm 3 ditësh në qeli

Vodhi 5 mijë euro që në ditën e parë të punës, gruaja lirohet pas vetëm 3 ditësh në qeli

July 21, 2026
Stuhi me erëra të forta në Kukës, rrëzohen shtyllat elektrike, pa energji disa zona

Stuhi me erëra të forta në Kukës, rrëzohen shtyllat elektrike, pa energji disa zona

July 21, 2026
Lionel Messi kthehet në vendlindje, e ardhmja e tij tek Argjentina, ende në dyshim

Lionel Messi kthehet në vendlindje, e ardhmja e tij tek Argjentina, ende në dyshim

July 21, 2026
Bijtë e Abrahamit dhe toka e premtuar

Festivali i denoncimeve shpëton vetëm socializmin

July 21, 2026
Do ta kapnin në hotelin ku qendronte/ Zbulohet plani i vitit 2016 për vrasjen e Erdoganit

Do ta kapnin në hotelin ku qendronte/ Zbulohet plani i vitit 2016 për vrasjen e Erdoganit

July 21, 2026
Reforma territoriale, Konferenca e Kryetarëve vendos datën kur do të zhvillohet seanca plenare

Reforma territoriale, Konferenca e Kryetarëve vendos datën kur do të zhvillohet seanca plenare

July 21, 2026
Kredi me 2% interes për bujqësinë dhe biznesin e vogël, qeveria miraton garancinë e re sovrane

Kredi me 2% interes për bujqësinë dhe biznesin e vogël, qeveria miraton garancinë e re sovrane

July 21, 2026
Keqkuptimi i madh i politikës shqiptare

Keqkuptimi i madh i politikës shqiptare

July 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In