• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ambasadori i ri amerikan në Shqipëri/ I nominuari i Trump në seancë dëgjimore me Komitetin e Jashtëm të Senatit

by A R
20/05/2026 12:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjeneral-lejtant Erik Uendt, aktualisht në pension, të cilin presidenti amerikan Donald Trump e ka nominuar për të shërbyer si ambasador i SHBA-së në Shqipëri, do të dalë sot në një seancë dëgjimore para Komitetit të Jashtëm të Dhomës së Lartë të Kongresit, pjesë e procesit zyrtar të konfirmimit të tij në detyrë. Eric Uendt ka një karrierë të gjatë ushtarake dhe të sigurisë ndërkombëtare duke shërbyer më shumë se 34 vite në ushtrinë amerikane dhe ka mbajtur poste të rëndësishme në atë ushtri si dhe në strukturat e NATO-s.

Në nëntor të 2019-ës, mori drejtimin e selisë së operacionale speciale të NATO-s që ndodhet në belgjikë, duke patur nën komandë të gjitha forcat speciale të aleancës, përfshi njësitë shqiptare, ndërsa ka punuar me trupat dhe udhëheqësit ushtarakë të Shqipërisë.

Para kësaj, shërbeu për një vit si zv.komandat rajonal në Afganistan, një detyrë që përfshinte edhe mbikëqyrjen e trupave nga Shqipëria. Gjenerali punoi edhe për dy vite me Departamentin e Shtetit si pjesë integrale e ambasadës amerikane në Jeruzalem në postin e koordinatorit amerikan të sigurisë. Në njoftimin për shtyp pas nominimit të tij publikuar në fund të muajit të shkuar në faqen e departamentit të shtetit, Uendt vlerësohet për përvojën e konsiderueshme të lidershipit, aftësitë për të menaxhuar organizata të ndërlikuara shumëkombëshe dhe ekspertizën e tij rajonale.

Next Post
PS në ‘aksion’, gati draftin e parë për referendumet! Kërkon edhe “tkurrjen” e Kuvendit

Balla nga Berlini: Kapitulli 27, një nga sfidat kyçe për anëtarësimin në BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com