• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Më 22 mars gara për kryetar”/ Këlliçi: Komisioni Rithemelimit i vetmi organ legjitim në PD, ndryshimet në Grup, të pabazuara në rregullore

by Java News
18/01/2022 15:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, deputeti i pezulluar nga grupi i PD, Belind Këlliçi komentoi zhvillimet e fundit në PD, si edhe seancën e një dite më parë në Kuvend, me propozimet për rikonfigurimin e grupit parlamentar.

Për Këllicin, propozimet e depozituara në Kuvend, janë të pabazuara dhe termi përjashti apo pezullim nga grupi nuk është i përcaktuar në rregulloren parlamentare.

“Janë të pabazuar. I bie që na vendos Rama me Nikollën, dhe duke i dalë dje në mbrojtje publikisht Balla vendosin kush do jetë deputet i PD. PD ka një organ legjitim, komiteti i rithemelimit. Edhe basha ndryshimet statutore, nuk i ka cuar në kuvend.

Kjo është rregullorja e fundit, e Kuvendit të Shqipërisë.  Lista e KQZ është shpallur, deputetët që kanë garuar nën siglën e PD, kanë qëndruar, në asnjë gërmë të nenit, nuk flitet për termin përjashtim. Ndaj kjo nuk është e drejtë as e Nikollës, e as e grupit të PD që të përcaktojë se kush është deputet apo jo. Ne të gjithë jemi deklaruar deputetë të PD, jemi votuar për të qenë deputetë të PD dhe në opononcë e qeverisë.

Nuk më duket logjikë, të përjashtohet dikush nga grupi. Nuk ka asnjë dispozitë ligjore përjashtimi vetëm në rastet kur largohen në mënyrë vullnetare dhe i duhen 6 muaj kohë për t’u regjistruar në një grup tjetër. Dje kërkuam, zbatimin e regullores. Më konkretisht pika 1 dhe 2 e rregullores. E gjitha është një procedurë e ezauruar. Në asnjë gërm të saj nuk ka term pezullim apo shkarkim. Ajo që ka ndodhur dje nuk është normale, mos i hyjmë më pas interpretimit politik. A i intereson PD të humbasë deputetë me së paku 20 mijë vota.

Basha nuk është më kryetar i PD, ka një vendim të kuvendit, ku është shkarkuar, ka një ratifikim me referendum. Kuvendi i 11 dhjetorit, ka patur transparencë, drejtues të PD kanë lexuar emër për emër delegatët që kanë firmosur për mbledhjen e Kuvendit. Ndëkohë më 18 dhjetor, në listën e lexuar kemi faktuar mbi 800 identitete nuk ekzistojne e disa të tjerë kanë ndërruar jetë.

Problemi i PD në këto 8 vite, është shkëputja nga fryma politike. Shkuam në gjykatë si procedurë standarde, e kërkon ligji për partitë politike, për të bërë regjistrim jo interpretim. I vetmi tagër që ka gjykata është nëse ndryshimet në statut bien ndesh me kushtetutën.

8 janari erdhi si shkak i provokimit me bunkerizimin e PD. Selia e PD administrohet nga Edi Rama.

100 % dakord me Escobar. Deputetë të PD nuk janë lejuar të hyjnë, zyrat e tyre janë vjedhur në seli.

Në 22 mars është marrë një vendimmarrje të celet gara për kryetar të PD. Berisha është shprehur se dëshiron të kandidojë ashtu si Kulluri, Kadilli, Harxhi mund të garojë kush të dojë përfshi edhe z. Basha.

Nuk ka formë tjetër unë nuk di si zgjidhet ndryshe veç votës. Ne po vijojmë me vendimmarrjen e Kuvendit. Ne po merremi me riorganizimin e PD në të gjithë Shqipërinë. Jemi të interesuar për 6 bashkitë pa kryetar. Ne do i përgjigjemi nevojës së demokratëve që të kenë kandidatin e duhur. Ne po zbatojmë vendimmarrjen e Kuvendit. Ka pasur tentativë për t’u paraqitur si ultimatum. Unë kam artikuluar një komunikim zyrtar nga Komisioni i Rithemelimit. Pati dakordësi që atë deklaratë ta mbaj unë. Ky është komision kolegjial. Duke qenë se ka pasur kërkesë të jashtëzakonshme pas datës 18, për të shkuar në zyrat e PD ne kemi vepruar në mënyrë civile. Ne kemi dërguar njoftim zyrtar ish-kryetarit të partisë, i kemi thënë që kanë pasur kohë deri më datë 5 që të bëhen dorëzimet vetëm në zyrën e kryetarit të PD. Ndodhi ajo që ndodhi. Ne kemi rifilluar takimet me bazën, sepse ka kërkesë të madhe nga demokratët. Nga data 8 janar, PD administrohet sot nga Edi Rama. Basha nuk bën dot takim pa mbrojtjen e Policisë së Shtetit.

Zoti Basha duhet të kuptojë që është në një forcë politike e qendrës së djathtë e duhet të mishërojë traditën dhe historikun si një vlerë e saj. Nëse PD ka pasur gabime gjatë kohës së qeverisjes, duhet t’i pranojmë, por jo të mohojmë historinë tonë. Sepse Basha është katapultuar në PD si ministër, ai nuk e njeh mirë strukturën ndaj refuzon të votëbesohet. Nuk e di ku qëndron problemi, se ku kemi një krizë, të zgjidhet me votëbesim. Edhe pas sqarimeve dhe debateve të bëra, zonja Nikolla si kryetare nuk ka marrë një vendim, ajo ka ripërsëritur që ky është një njoftim që më ka ardhur dhe unë po lexoj këtë. Vendimi nuk merret sepse është i pa ligjshëm. Do i drejtohemi Kushtetueses.

Në rregulloren aktuale të miratuar në vitin 2019 nuk përcaktohet përjashtimi apo pezullimi. Besoj se në rregulloret e viteve të kaluara ka qenë. Unë dua t’i besoj këtyre rregulloreve. Pse duhet ta pranoj këtë vendim të jashtëligjshëm. E gjithë kjo situatë aspak e hijshme, prodhohet për shkak se kemi një kryetar në detyrë të PD që refuzon të votëbesohet. A ka mbështetje? Të votëbesohet dhe të gjithë demokratët të mbështesin demokratët. Nëse demokratët mendojnë që Basha na çon në fitore, unë e mbështes 100%.

Unë i qëndroj besnik logos time dhe jam votëbesuar për këtë gjë. Në vitin 2011 ne legalizuam fraksionet. Shembull më të mirë për këtë nuk ka vetëm se në Gjermani. Aktualisht kemi bërë takimin në Qarkun e Shkodrës dhe do të bëjmë takime në 12 qarqet e vendit. Paralelisht po vijohet me organizimin në seksionet e grupseksionet. Unë isha në Berat, bëmë një mbledhje me pjesën dërrmuese të kryetarëve të grupseksioneve dhe brenda datës 15 shkurt kemi afatin për të përmbyllur këtë proces. Deri më datë 22 mars, do të celet gara për kryetarin e PD në të gjithë Shqipërinë. Kushdo që aspiron, të futet me garë legjitime.

Nuk e di ku qëndron problemi i Bashës. Zoti Basha ku është zgjedhur, rrethanat politike në PD kanë qenë ato që nuk janë sot dhe ai është zgjedhur me mbështetjen e Berishës. Sot që nuk është në këtë rrethanë, të bëjmë një proces. Kjo bëhet që baza dhe demokratët të kenë përfaqësi. Përçarje po shkaktojnë ata që nuk lejojnë votën. Ata që nuk pyesin forumet. Sot lidershipi i PD zgjidhet me ngritje dore e jo me garë. Për të shmangur këtë model e për të mos kopjuar PS që nuk zhvillon zgjedhje, e për të mos përfunduar si ata ne po mundohemi të japim model tjetër, atë të votës. Vota është ushtrimi më i mirë në demokraci.’ u shpreh Këlliçi./m.j

Next Post
Rritet numri i të infektuarve me Covid-19 në Kosovë: Edhe 264 raste të reja por asnjë viktimë

Koronavirusi në Kosovë/ Regjistrohet një viktimë dhe 720 raste të reja në 24 orë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse stjuardesat ju ngulin sytë sapo hipni në avion? Arsyeja do t’ju habisë…

Pse stjuardesat ju ngulin sytë sapo hipni në avion? Arsyeja do t’ju habisë…

October 21, 2026
VIDEO / “Çmendet” policia daneze, bashkë me protestuesit godet edhe gazetarët

VIDEO / “Çmendet” policia daneze, bashkë me protestuesit godet edhe gazetarët

October 21, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Nga udhëheqës protestash, në majë të pushtetit

October 21, 2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

Të gjithë të kënaqur me protestën!

October 21, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Surpriza në dashuri, para dhe ndryshime të mëdha! Horoskopi për sot nga Jorgo Pulla

October 21, 2026
Stuhi shiu, shtrëngata dhe dëborë, si do të jetë moti javës që vjen

“Rrebeshe shiu, por temperaturat janë të ngrohta”, si do të jetë moti në 5 ditët e ardhshme

October 21, 2026
Rubio mohon përfshirjen e qeverisë amerikane në ngadalësimin e Starlink në Ukrainë

Rubio mohon përfshirjen e qeverisë amerikane në ngadalësimin e Starlink në Ukrainë

October 21, 2026
Princ Harry kërkon pajtim me të atin dhe të vëllanë: Dua t’i lëmë pas konfliktet familjare

Princ Harry kërkon pajtim me të atin dhe të vëllanë: Dua t’i lëmë pas konfliktet familjare

October 21, 2026
Agjencia Getty Images shpall falimentin

Agjencia Getty Images shpall falimentin

October 21, 2026
Sindikata e Universiteteve nis zbatimin e bojkotit të mësimit në të gjitha universitetet publike

Sindikata e Universiteteve nis zbatimin e bojkotit të mësimit në të gjitha universitetet publike

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In