• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Me 200 kilometra në orë”/ Gazetarja tregon detajet e aksidentit tragjik: Dy makinat lëviznin në krahun e djathtë

by
25/06/2021 21:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti tragjik që i mori jetën familjes Gushi në aksin Vlorë-Levan, mëngjesin e sotëm. Gazetarja Xhensila Kodra e ftuar në “Radarin Informativ” në ABC, ka raportuar se shkaku kryesor i aksidentit tragjik ka qenë shpejtësia tej normave të lejuar në rrugë.

Makina luksoze tip “Audi A8” me drejtues 22-vjeçarin Igli Madani raportohet se ka qenë me një shpejtësi 200 km/h  në momentin e aksidentit dhe e ka goditur nga pas makinën tip “Toyota” që udhëtonte familja Gushi. Ndërkohë nga ana tjetër makina tip “Toyota” ku udhëtonin familja që u shua në aksident Eduart Gushi, 44 vjeç, Silvana Gushi, 33 vjeç, Anastasia Gushi, 14 vjeçe dhe Eva Gushi, 9 vjeçe, mësohet se po udhëtonte me një shpejtësi brenda normave të lejuara 90-100 km/h.

“Makina tip “Audi” ka qenë tej normave të lejuara duke iu referuar burimeve, nga grupi hetimor që ka shkuar në vendin e ngjarjes, makina ka pasur një shpejtësi tej normave. Paraprakisht nga të gjitha matjet dhe ekspertët e policisë rrugore, flitet se makina “Audi” ka pasur një shpejtësi rreth 200 km/h. Shpejtësi e lartë kjo në krahasim me limitin në aksin ku ndodhur aksidenti. Limit është 110 km/h. Ekspertiza përfundimtare pritet të dalë dy ditë më pas. Shpejtësia ka qenë kryesorja e aksidentit. Ndërkohë makina “Toyota” lëvizte më shpejtësi 90-100 km/h” tha gazetarja Xhensila Kodra.

Më tej, gazetarja Kodra shton se sipas ekspertizës në vendin e ngjarjes, mjeti tip “Audi” ka bërë disa herë frenime të forta në rrugë duke lënë edhe gjurmë të gomave në asfalt dhe më pas ka përplasur mjetin tip “Toyota”. Për pasojë makinë “Toyota” ka humbur kontrollin dhe nga forca e madhe e përplasjes ka përfunduar disa metra jashtë rrugës.

Ajo që mbetet është ende e paqartë është se pse makina tip “Audi” që udhëtonin tre të rinjtë nuk e ka kryer manovrën e parakalimit që mund të kishte sjellë në shmangien e aksidentit tragjik. Raportohet se makina e familjes Gushi lëvizte në korsinë e djathtë të autostradës dhe po ashtu edhe makina tip “Audi” që e goditi nga pas ishte po në korsinë e djathtë, por nuk dihet shkaku se pse nuk ka ndryshuar korsi për ta parakaluar. Shenjat në rrugë tregojnë për një frenim të fortë të “Audit”, ndërsa pas aksidentit të dy makinat kanë fluturuar disa metra jashtë rrugës kryesore. “Audi” me tre të rinjtë brenda është përplasur edhe me një shtyllë elektrike ndërsa më pas ka rënë buzë një kanali. Nga ana tjetër, makina e familjes “Gushi” dyshohet se është rrokullisur disa herë, thënë kjo edhe nga fakti se struktura e makinës ka qenë e dëmtuar e gjitha.

“ Makina “Toyota” ka qenë në krahun e djathtë për në qytetin e Vlorës në rrugën e saj. Po në të njëjtën rrugë ka qenë edhe “audi” i drejtuar nga Igli Madani. Ka pasur në saj të lëvizjes dhe frenimi ka qenë disa metër nga vendi i ngjarjes frenimi. Ka pasur frenime të forta para se të godas nga mbrapa “Toyota-n”. Nuk është parakaluar. Dhe nuk është e qartë se çfarë manovre ka pasur në momentin e fundit dhe pse nuk është parakaluar. Ka pasur një goditje nga pas. Makina tip “Toyota” ka fluturuar disa metra 40-50 metra larg rrugës kryesore, kjo ka sjell shkatërrimin total. Audi një makinë e rëndë ka pasur disa tentativa frenimi por për shkak të shpejtësisë nuk është mundur të frenohet e gjitha. Por më pas duke dalë në anë të rrugës ka goditur edhe një shtyllë të tensionit të lartë. Dyshimi paraprak është se ky aksident mund të kishte shkaktuar edhe më shumë viktima. Shpejtësia ka bërë që edhe makina Audi të shkoj larg vendit të ngjarjes ku më pas është përplasur me shtyllën dhe është ka përfunduar në kanal.” tha gazetarja Xhensila Kodra.

Ndërkohë sipas burimeve nga grupi hetimor dhe policia bëhet e ditur se në makinë nuk është gjetur asnjë send i jashtëligjshëm. Gjithashtu drejtuesit të “Audit”, Igli Madani i është bërë edhe një test për lëndë narkotike dhe test për alkool, për tek ai nuk janë gjetur prezencë e këtyre substancave. Gazetarja Xhensila Kodra, raporton se shoferi që shkaktoi këtë aksident tragjik, ishte problematik në rrugë. Mësohet se ai kishte dy gjoba për parakalim të gabuar si dhe një tjetër për shkelje të sinjalistikës rrugore, konkretisht për semafor të kuq.

“Shkaku kryesor është shpejtësia tej normave të lejuar. Është kontrolluar Audi i 22 vjeçarit. Nuk ka pasur alkool dhe lëndë narkotike se kishte dyshime për gjendje të dehur. I është bërë testi i alkoolit dhe drogës po nuk ka pasur prezencë të substancave, deri në këto momente kjo është komunikuar. Vetëm kjo akuzë e tejkalimit të shpejtësi dënohet nga 5 deri në 20 vjet heqje lirie. “

“Nuk janë marrë në pyetje për shkak të dëmtimeve dhe gjendjes shëndetësore. Igli Madani dhe shoferi ndodhet në Trauma. Njëri prej tyre në gjendje pak më të rëndë” ka përfunduar gazetarja Xhensila Kodra.

Kujtojmë se trupi i parë që doli nga mjeti ‘Toyota’ pas ndërhyrjes së zjarrfikësve dhe policisë ishte i vajzës më të vogël, Eva Gushi, 9 vjeçe, e cila u nxor ende e gjallë por humbi jetën në spital. Ndërkohë në vendin e ngjarjes u shuan Eduart Gushi, 44 vjeç, Silvana Gushi, 33 vjeç, Anastasia Gushi, 14 vjeçe, u nxorën të pajetë.  Nga aksidenti mbetën të plagosur edhe 3 të rinjtë që udhëtonin me mjetin ‘Audi’, që kushtonte rreth 100 mijë Euro, i cili pasi përplasi ‘Toyota-ën’, Igli Madani (shoferi) si dhe Fabio Lamaj e Glori Selimi. Igli Madani, ishte drejtuesi i mjetit dhe makina ishte në pronësi të babait të tij Bashkim Madanit.  22-vjeçari, është arrestuar në flagrancë pas aksidentit të rëndë që shkaktoi, aksident që i mori jetën 4 anëtarëve të një familjeje.

/b.h

Next Post
Droga burimi kryesor i parave të pista, 4 format si i pastrojnë lekët shqiptarët

400 raste pastrimi parash në 2020, të përfshirë avokatë, gjykatës dhe familjarë të zyrtarëve të lartë. Ja skema

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zonja Agathi e Kuvendit të Shqipërisë

Zonja Agathi e Kuvendit të Shqipërisë

July 28, 2026
Rama për “The Financial Times”: NATO të rivendosë kontrollin në veri të Kosovës. Për të dalë nga kjo çmenduri e pafund…!

Të reflektosh jo me fjalë ndaj qeverisjes

July 28, 2026
Mbi 1,500 të dënuar me vdekje në Iran futen në grevë urie

Mbi 1,500 të dënuar me vdekje në Iran futen në grevë urie

July 28, 2026
“Ambasada e SHBA, kontakte non stop me ne”, Berisha: Interes absolut për zgjedhjet

PD “leksion” ambasadës amerikane: Mbani qëndrim për protestën, mos rrini si struci…

July 28, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Mora atë që më takonte”, Shehaj flet për grabitjen e dokumentit: Ika me vrap se s’jam kukull unë…

July 28, 2026
Nga shpejtësia skëterrë te muzika shurdhuese, zbardhen porositë e Kryepolicit për sezonin veror

Nga shpejtësia skëterrë te muzika shurdhuese, zbardhen porositë e Kryepolicit për sezonin veror

July 28, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

“Skrapari rrezikon të zhduket nga harta! Fushë-Krujës duan t’i marrin dy fshatrat e aeroportit”

July 28, 2026
Gjermania vendos trupa në Poloni për të forcuar mbrojtjen e NATO-s ndaj kërcënimit rus

Gjermania vendos trupa në Poloni për të forcuar mbrojtjen e NATO-s ndaj kërcënimit rus

July 28, 2026
Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

Pushteti nuk fitohet nga dështimi i tjetrit

July 28, 2026
Aksident tragjik në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur, detajet e para

Aksident tragjik në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur, detajet e para

July 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com