• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

400 raste pastrimi parash në 2020, të përfshirë avokatë, gjykatës dhe familjarë të zyrtarëve të lartë. Ja skema

by Java News
25/06/2021 21:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë vitit 2020, Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të parave ka konstatuar rreth 400 raste të pastrimit të parave në Shqipëri. 41 praktika të konstatuara të pastrimit të parave janë referuar në prokurori, përfshirë edhe SPAK-ut, 227 raste janë referuar për ndjekje të mëtejshme në polici, 83 informacione për pastrim parash i janë përcjellë Shërbimit Informativ Shtetëror dhe 43 raste janë dërguar në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Të dhënat reflektohen në raportin për veprimtarinë vjetore të institucionit për parandalimin e pastrimit të parave, në varësi të Ministrisë së Financave.

Në zbatim të ligjit, DPPP, gjatë vitit 2020, ka lëshuar 7 urdhra për bllokim emergjent të llogarive bankare, duke njohur prokurorinë. Të gjithë këto llogari, me vlerë 1.1 milionë euro, janë sekuestruar më pas. Përpos njerëzve të krimit të organizuar, gjatë vitit 2020 janë përfshirë në pastrim parash dhe korrupsion edhe avokatë me segmente të drejtësisë, përmes dëshmpërblimit arbitrar të personave të caktuar, të cilët ishin shpronësuar më parë me VKM. Gjykata ka rrëzuar shpronësimin nga qeveria, duke vendosur një dëmshpërblim 13 herë më të lartë se sa e përcakton ligji, ku më pas paratë janë ndarë sipas roleve dhe janë investuar në pasuri të paluajtshme.

Në një tjetër rast konstatuar gjatë vitit 2020, bashkëshorti i një zyrtareje të lartë, ka marrë para borxh për qëllime të paqarta tek disa persona të skeduar për pastrim parash. Këto para, bashkëshorti i zyrtares, ia jepte hua një kompanie tjetër, e cila duhet të bënte pagesa në një institucion publik, për një leje që kishte marrë. Më tej, bashkëshorti i zyrtares blen për 1 milionë euro shumicën e aksioneve të kompanisë që i kishte dhënë hua para dhe që kishte marrë lejen në institucionin publik, duke tentuar kështu të humbasë gjurmët e parave, me burim të dyshimtë.

Ndërkaq, nuk mungojnë rastet klasike të shtetasve të huaj, të cilët kanë ardhur në Shqipëri, kanë hapur disa kompani fantazmë si dhe kanë kryer aktivitet fiktiv, duke tentuar pastrimin e milionave euro përmes shitblerjeve fiktive të mallrave. Kompanitë kanë deklaruar importim mallrash nga vende të rajonit, por nga verifikimet ka rezultuar se asnjë prek këtyre kompanive nuk kishin kryer ndonjë procedurë doganore. Gjatë vitit 2020, nuk mungojnë rastet tipike, ku baronë të drogës, të cilët drejtojnë aktivitetin kriminal nga jashtë vendit, kanë blerë pasuri të paluajtshme në Shqipëri me para të pista.

Më pas, njerëzit e krimit kanë pajisur persona të caktuar me prokurë për t’i shitur këto pasuri tek dy shtetas të huaj, të cilët shfaqeshin si biznesmenë në Shqipëri dhe që kishin lidhje me qarqet e larta të politikës. Dy shtetasit e huaj, pasuritë e paluajtshme që sapo kishin blerë, i shisnin me çmim më të lartë, duke krijuar kështu një skemë pastrimi parash në bashkëpunim. Gjatë vitit 2020, format që kanë dominuar në pastrimin e parave janë investime të larta në pasuri të paluajtshme me burim të panjohur fondesh, blerje mallrash luksi me para të pajustifikuara, transferta të dyshimta parash të pajustifikuara, sponsorizime, dhurime dhe transaksione të pazakonta krahasuar me profilin e personave, transferta të dyshimta me vende të konsideruara me risk, ndërmjetësime të dyshimta etj./m.j

 

Next Post
Fati i negociatave/ Mimi Kodheli flet për zgjidhjen e ngërçit: Mundësia do të vijë shumë shpejt!

Fati i negociatave/ Mimi Kodheli flet për zgjidhjen e ngërçit: Mundësia do të vijë shumë shpejt!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Është më shumë se e rrënuar”, Ema Andrea flet për gjendjen e Monika Lubonjës pas publikimit të videove intime: Duhet të jemi të kujdesshëm

Është më shumë se e rrënuar, Ema Andrea flet për gjendjen e Monika Lubonjës pas publikimit të videove intime: Duhet të jemi të kujdesshëm

October 3, 2026
Ben Affleck rrëfen prioritetet e tij pas ndarjes nga Jennifer Lopez: Dashuria nuk është në krye të listës

Ben Affleck rrëfen prioritetet e tij pas ndarjes nga Jennifer Lopez: Dashuria nuk është në krye të listës

October 3, 2026
22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE

22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE

October 3, 2026
Policia “blindon” Vlorën, kontroll makinave me xhama të zinj, ja çfarë po verifikohet

Policia “blindon” Vlorën, kontroll makinave me xhama të zinj, ja çfarë po verifikohet

October 3, 2026
Nga ish-kampion i çiklizmit në sherif, Shkëlqim Hajdari takohet në Kaliforni me Selim Çelmetën: Krenarë për këtë djalë Tirone!

Nga ish-kampion i çiklizmit në sherif, Shkëlqim Hajdari takohet në Kaliforni me Selim Çelmetën: Krenarë për këtë djalë Tirone!

October 3, 2026
K*rvat e vërteta të një shoqërie!

K*rvat e vërteta të një shoqërie!

October 3, 2026
Elena Kocaqi kritikon politikën shqiptare: “Është zhgënjimi më i madh i jetës sime

Elena Kocaqi kritikon politikën shqiptare: Është zhgënjimi më i madh i jetës sime

October 3, 2026
Zelensky paralajmëron sulme ndaj rafinerive ruse, mesazh i fortë për Putinin: Po humbasim kohë

Zelensky paralajmëron sulme ndaj rafinerive ruse, mesazh i fortë për Putinin: Po humbasim kohë

October 3, 2026
Anglia shkatërron Kroacinë, 7 gola në 90 minuta, Kane e Saka shënojnë dopietë!

Anglia shkatërron Kroacinë, 7 gola në 90 minuta, Kane e Saka shënojnë dopietë!

October 3, 2026
Dhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në banesë, autori dyshohet se e goditi me sëpatë

Policia zbardh detajet e helmimit të 6 fëmijëve në një kopsht në Korçë, nën hetim për shpërdorim detyre drejtoresha e institucionit dhe një mjeke

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com