• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“McGonigal” dhe akuzat e opozitës ndaj Ramës, Presidenti Begaj përkrah hetimin nga SPAK: Shumë mirë që i është drejtuar institucioneve ligjzbatuese

by Java News
06/02/2023 21:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka folur në lidhje me skandalin e McGonigal, i cili akuzohet se ka fshehur takimet me kryeministrin Edi Rama.  Edhe pse i rezervuar në përgjigjen e tij, Begaj u shpreh se nuk kishte biseduar me kryeministrin për këtë çështje, por është njohur nga media.

“Pres që të bëjnë analizat dhe deduksionet e tyre institucionet kompetente dhe, më pas, të dal me opinionin tim personal.”- tha Presidenti, i cili vlerësoi kërkesën e opozitës në SPAK për të hetuar këtë çështje dhe përfshirjen e Kryeministrit në dyshimet për të korruptuar zyrtarin e lartë të FBI-së.

“Shumë mirë që opozita i është drejtuar institucioneve ligjzbatuese në vend për t’u marrë me procesin. Dhe kështu duhet të jetë. Duhet të kemi besim tek institucionet.”- pohoi Presidenti i Republikës në emisionin “Pa Censurë” ne RTSH.

PJESË NGA INTERVISTA 

Pyetje: Opozita ka paralajmëruar protestë që e lidh me aferën e ish zyrtarit të FBI-së dhe dyshimet se ai u korruptua nga qeveria e Shqipërisë. Si e keni përcjellë këtë lajm? I keni kërkuar kryeministrit ndonjë sqarim apo prokurorisë të hetojë?

Presidenti Bajram Begaj: Ju thashë dhe pak më parë. Jam një lexues dhe vëzhgues i rregullt i raporteve, si i atyre në vend, ashtu edhe i raporteve ndërkombëtare. Po kështu, jam informuar rreth çështjes që ju sapo përmendët, përmes medias dhe nëpërmjet informimit nga burime të hapura. Duke qenë një lexues i vëmendshëm, pres që të bëjnë analizat dhe deduksionet e tyre institucionet kompetente dhe, më pas, të dal me opinionin tim personal.

Pyetje: Për cilat institucione kompetente e keni fjalën?

Presidenti Bajram Begaj: Kjo është një çështje nën hetim dhe, sa kohë është një çështje nën hetim, ne duhet të presim derisa ajo të mbarojë

Pyetje: Nën hetim është në SHBA

Presidenti Bajram Begaj: Po, atje ka filluar.

Pyetje: Ka edhe një kërkesë nga opozita. A duhet të hetohet këtu?

Presidenti Bajram Begaj: Shumë mirë që opozita i është drejtuar institucioneve ligjzbatuese në vend për t’u marrë me procesin. Dhe kështu duhet të jetë. Duhet të kemi besim tek institucionet./m.j

Next Post
Katastrofa/ Tërmeti tragjik që tronditi Turqinë dhe Sirinë, shkon në 3000 numri i viktimave! Raportohet për mijëra të plagosur

Katastrofa/ Tërmeti tragjik që tronditi Turqinë dhe Sirinë, shkon në 3000 numri i viktimave! Raportohet për mijëra të plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com