• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“99% të kohës biem dakord, Irani nuk do të ketë armë bërthamore”, Netanyahu mohon përçarjen me Trump

by E B
05/07/2026 18:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Benjamin Netanyahu ka hedhur poshtë zërat për një përçarje mes tij dhe Presidentit Donald Trump. “Nuk mendoj se ka ndonjë përçarje midis nesh”, është shprehur Netanjahu, duke shtuar se Trump është udhëheqësi i SHBA-ve dhe bën atë që është e mirë për Amerikën.

“Unë jam udhëheqësi i Izraelit dhe bëj atë që është më e mira për Izraelin. 99% të kohës biem dakord, por si në çdo familje, ndonjëherë ka mosmarrëveshje dhe flasim hapur për to“, tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një intervistë me “Fox News”

“Pyetja e vërtetë është nëse kemi qëllime të ndryshme në lidhje me Iranin dhe përgjigjja është jo: ne duam që Irani të heqë dorë nga programi i tij bërthamor, të heqë uraniumin e pasuruar dhe të çmontojë objektet e tij bërthamore. Presidenti Trump beson se, pas dy luftërave me Iranin, ai do të jetë në gjendje të ushtrojë presion në negociata për të arritur këto qëllime. Shpresoj që ai të ketë sukses. Për sa kohë që unë jam kryeministër i Izraelit, Irani nuk do të ketë armë bërthamore”, shprehet ai.

Kur u pyet për komentet e Zëvendëspresidentit Vance, i cili në javët e fundit u kërkoi anëtarëve të qeverisë izraelite të mos kritikojnë Uashingtonin, “aleatin e vetëm të mbetur të Izraelit në botë“, Netanyahu deklaroi: “Unë e respektoj JD Vance, kemi një marrëdhënie shumë të mirë, por kjo nuk do të thotë që gjithmonë biem dakord. Donald Trump është miku më i mirë që kemi pasur ndonjëherë në Shtëpinë e Bardhë”.

Next Post
“Nuk u gjet gjuha e përbashkët me Federatën”/ Hervé Renard largohet nga Tunizia pas dështimit në Botëror

"Nuk u gjet gjuha e përbashkët me Federatën"/ Hervé Renard largohet nga Tunizia pas dështimit në Botëror

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com