Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sot me 13 tetor në Qendrën Europiane të Konventave për mbylljen e negociatave për Kapitullin e 20-të “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale”.
Rama tha se Shqipëria dëshiron të mbyllë sa më shumë kapituj.
“Shqipëria dëshiron që të mbyllë sa më shumë kapituj. Ne do bëjmë maksimumin që të mbyllim sa më shumë kapituj.
Ne sot mbyllim një tjetër kapituj, që bëhen katër dhe në fund jemi duke pritur për të parë dhe numrin e atyre që do të mbyllim këtë vit. Jam i bindur se do të mbyllim detyrat, brenda afatit të paracaktuar”, deklaroi Rama.

