• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbyllja e Legjislaturës së 10-të, Spiropali: Shqipëria sot vend më i mirë! Sfida e radhës, anëtarësimi në BE deri më 2030

by E S
04/07/2025 15:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali në video-mesazhin përmbyllës për legjislaturën e 10-të, falënderoi deputetët dhe qytetarët për mbështetjen dhe angazhimin.

Spiropali theksoi arritjet në drejtësi, digjitalizim, integrim dhe mirëqenie sociale, teksa shtoi se legjislatura e ardhshme pritet të jetë historike, me objektiv final anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Video-mesazh mbi mbylljen e legjislaturës së 10-të:

Dje përfunduam maratonën katërvjecare të legjislaturës së dhjetë të Kuvendit të Shqipërisë, gjatë së cilës zhvilluam 189 seanca plenare dhe miratuam 521 akte, ndër të cilat cilat 328 ligje, 193 marrëveshje ndërkombëtare, 480 vendime dhe 106 rezoluta.

Miratuam ligje të rëndësishme për integrimin europian të Shqipërisë, zhvillimin e qendrueshëm, energjinë dhe mbrojtjen e mjedisit, rritjen e të ardhurave investimet, mirëqenien, digjitalizimin dhe inovacionin, sigurinë kibernetike, kohezionin social e territorial, barazinë gjinore, përmirësimin e shërbimeve publike dhe të cilësisë së jetës së qytetarëve.

Justifikuam besimin e zgjedhësve dhe qytetarëve, por gjithsesi atyre u mbetemi borxh. Le ta shlyejmë këtë detyrim gjatë legjislaturës së re.

1.

Këtë mesazh dëshiroj ta nis me disa fjalë mirënjohjeje:

Për 140 deputetët, zëvendëskryetarët e Kuvendit, kryetarët e grupeve dhe të komisioneve parlamentare për investimin e tyre në shërbim të Shqipërisë. Për gazetarët dhe median për pasqyrimin me transparencë të veprimtarive të Kuvendit.

Për shërbimet parlamentare dhe shërbimet e sigurisë së Gardës së Republikës për mbështetjen përgjatë katër viteve.

Për qytetarët që na votuan, na mbështetën, por edhe na duruan në teprimet tona gjatë katër viteve që shkuan.

Deputetëve që u rizgjodhën, u uroj suksese në vazhdimin e karrierës parlamentare.

Kolege e kolegëve që nuk do të jenë më në Kuvend, u uroj nga zemra mbarësi dhe vijim të shërbimit vendit, në mundësi të tjera.

Faleminderit të gjithëve, por edhe ndjesë të gjithëve për gjërat që nuk na shkuan si duhet.

2.

Një falenderim prej zemre kam për mbështetjen që pata gjatë detyrës sime si Kryetare e Kuvendit gjatë dy sesioneve të fundit, për 11 muaj.

Të drejtoj Kuvendin e Shqipërisë është privilegji më i madh, por edhe sfida më e madhe e jetës sime politike.

Gjatë këtyre dy sesioneve kemi shënuar mjaft arritje, ndër të cilat dëshiroj të përmend votimin e reformës zgjedhore, intensifikimin e diplomacisë parlamentare, bashkëpunimin me Kuvendin e Kosovës dhe të Maqedonsië së Veriut për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në rajon.

Nëse këto sesione u bënë kaq të suksessshme, ishte edhe mbështetja e të gjithë deputetëve, grupeve, komisioneve parlamentare dhe shërbimeve të Kuvendit.

Bashkëpunuam, debatuam, edhe u grindëm gjatë këtyre dy sesioneve, por bëmë më të mirën për Shqipërinë tonë dhe për këtë u jam të gjithëve mirënjohëse.

3.

Përshpejtimi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian ishte arritja kryesore e kësaj legjislature. Shqipëria është sot në pararojë mes vendeve kandidate.

Intensifikimi i diplomacisë parlamentare me Parlamentin Europian dhe parlamentet e mjaft vendeve anëtare, Italisë, Gjermanisë, Francës, Holandës, Belgjikës, Suedisë, Polonisë, Austrisë, Portugalisë, Republikës Çeke, Bullgarisë, Greqisë, Letonisë, për të përmendur disa prej vendeve anëtare, ka rritur mbështetjen për përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë në familjen europiane.

Dëshiroj të përmend veçanërisht vizitat e shpeshta në Parlamentin Europian si edhe vizitën e Presidentes së Parlamentit Europian Roberta Metsola në Tiranë.

Kuvendi mbështeti dhe kontribuoi në shndërrimin e Shqipërisë jo thjesht në një qendër rajonale, por në një qendër të zhvillimit të veprimtarive me karakter europian.

Është edhe si rezultat këtij bashkëpunimi që tashmë antena e Parlamentit Europian për rajonin është vendosur në Tiranë.

Reforma në drejtësi dhe reforma zgjedhore kanë qenë dy sfida që përballuam gjatë kësaj legjislature.

Nëse Shqipëria ka sot një sistem drejtësie të pavarur, edhe pse jo perfekt, është padyshim edhe kontributi i Kuvendit, nëpërmjet ndryshimeve ligjore dhe mbështetjes së plotë e pa asnjë ekuivok të SPAK-uk dhe gjithë instiucioneve të sistemit.

Vota e Diasporës, si një akt i guximshëm politik dhe ligjor, dhe përmirësimet ligjore për financimin e partive politike dhe përcaktimin e kuotave gjinore, e bënë sistemin dhe procesin zgjedhor më gjithëpërfshirës e më të drejtë.

Forcimit të institucioneve dhe mbrojtjes së vlerave demokratike i shërbyen edhe komisionet e posaçme që ngritëm gjatë kësaj legjislature, midis të cilave dëshiroj të vlerësoj ato “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian” dhe “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit”, veprimtaria e të cilëve do të vijojë edhe në legjislaturën e re.

Legjislaturës së re po i dorëzojmë një Shqipëri më të zhvilluar, më të fortë, më të drejtë:

Me të ardhura për frymë 10.342 Euro ose të trefishuara, krahasuar me vitin 2013;

Me Prodhimin e Brendshëm Bruto 25 miliardë Euro ose të rritur mbi 2,5 herë;

Me Pagë mesatare 830 Euro ose të rritur 2,6 herë.

Me Papunësi të përgjysmuar në 8.8% dhe Pension mesatar të dyfishuar.

Një Shqipëri që është bërë ndër destinacionet turistike më tërheqëse të Europës.

4.

Legjislatura e XI është një sfidë e madhe për Kuvendin sepse do të jetë legjislatura që do t’i vejë vulën anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Plani ynë Shqipëria në BE në vitin 2030 dhe mbyllja e negociatave brenda 2027, i mbështetur nga shumica e shqiptarëve gjatë zgjedhjeve të 11 majit, na kërkon të vijojmë diplomacinë intensive parlamentare, për të për të siguruar mbështetjen e Parlamentit Europian dhe parlamenteve të 27 vendeve anëtare, për ratifikimin e anëtarësimit të Shqipërisë.

Punën për këtë e kemi nisur.

Miratimi i Ligjit për Organizimin dhe Funksionimin e Kuvendit të Shqipërisë, i cili mundëson autonominë financiare dhe përmirësimet në Statusin e Deputetit, është një prioritet që do të ndihmojë ndërtimin e parlamentit të Shqipërisë europiane.

Gjithashtu, Kuvendi Europian i Shqipërisë Europiane ka nevojë për një ndërtesë të re. Që deputetët të ushtrojnë me më shumë eficiencë përgjegjësitë e tyre, kanë nevojë për kushte më të përshtatshme logjistike dhe financiare, zyra, stafe mbështetëse etj.

Riformatimi i komisioneve të përhershme dhe nënkomisioneve parlamentare do t’i shërbejë objektivit tonë që asnjë sektor të mos mbetet jashtë përgjegjësive të degës legjislative të qeverisjes.

Vijimi i veprimtarisë së komisioneve të posaçme Për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian dhe Për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit do të dëshmojë vendosmërinë e Kuvendit për sundimin e ligjit, forcimin e institucioneve dhe mbrojtjen e vlerave demokratike, avancimin e reformave, pavarësinë e pushteteve, sidomos të institucioneve të drejtësisë dhe shërbimin ndaj Republikës, Kushtetutës dhe qytetarëve.

Në mënyrë që ligjet që miratojmë në Kuvend të shprehin më plotësisht zërin e qytetarëve, kemi nevojë për të përmirësuar bashkëpunimin me grupet e interesit dhe lobingun parlamentar, duke ndjekur praktikat e demokracive të konsoliduara.

Modernizimi i procesit ligjvënës dhe kontrollit Parlamentar, mbështetja nga analiza shkencore si edhe digjitalizimi i proceseve, nëpërmjet platformave E-legislation, të Konsultimit Publik dhe Platformës së Bashkëpunimit Kuvend-Qeveri-Institucione të Pavarura, do të jetë gjithashtu një prioritet i legjislaturës së re.

Është në dorën e Kuvendit të ri që veprimtaria parlamentare të bëhet më cilësore, më transparente, më efektive, më e hapur dhe më të besueshme për publikun.

Ju faleminderit. Pushime të gëzuara për të gjithë.

Next Post
Akuzoi kolegët se i vodhën votat, kandidati i PD: Kërkoj rinumërimin e të gjithë qarkut Durrës, KAS me dy standarde

Akuzoi kolegët se i vodhën votat, kandidati i PD: Kërkoj rinumërimin e të gjithë qarkut Durrës, KAS me dy standarde

Comments 1

  1. Anonymous says:
    8 months ago

    SH spiro pali,Shqiperia vendi me i korruptar ne europe,skeni lene gje pa vjedhur,ju hajduet e 35 viteve.Ju bolsheviket e ndare ne dy pjese te barabarta,si nji mute i ndare ne dy pjese,kta jeni ju.Shqiperise,ju i merrni te keqen,ju skeni moral te permendni ase emrin,jeni jashtqitja e KOMBIT.

    Reply

Leave a Reply to Anonymous Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Xhuana Nikolli konsumoi fostoksinë prej dhunës? Shpallet në kërkim bashkëshorti i saj

Xhuana Nikolli konsumoi fostoksinë prej dhunës? Shpallet në kërkim bashkëshorti i saj

March 11, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Eksperti i ekonomisë: Nafta që po shitet në Shqipëri është blerë me çmimin e para luftës

March 11, 2026
Banorët e Rrjollit protestë para SPAK, kërkojnë hetim për dosjen e pronave

Banorët e Rrjollit protestë para SPAK, kërkojnë hetim për dosjen e pronave

March 11, 2026
Abuzimet me çmimet e naftës? Doganat dhe Tatimet nisin ‘gjuetinë’ në tregun e karburanteve

Abuzimet me çmimet e naftës? Doganat dhe Tatimet nisin ‘gjuetinë’ në tregun e karburanteve

March 11, 2026
Praktika e re e Gjykatës së Lartë, Ndreca: Si mund ta fitojnë tani lirinë Veliaj dhe Meta

Praktika e re e Gjykatës së Lartë, Ndreca: Si mund ta fitojnë tani lirinë Veliaj dhe Meta

March 11, 2026
Detaje nga sherri i dhunshëm në Bulqizë, tre të rinj përfundojnë tek Trauma

Detaje nga sherri i dhunshëm në Bulqizë, tre të rinj përfundojnë tek Trauma

March 11, 2026
SHBA-të ‘frenojnë’ Izraelin: Stop me sulmet mbi naftën iraniane!

SHBA-të ‘frenojnë’ Izraelin: Stop me sulmet mbi naftën iraniane!

March 11, 2026
Sot mblidhet qeveria, takimi i parë i kabinetit pas pushimeve

Dy ditë pas raportit për Ballukun, Rama mbledh Kryesinë e PS në selinë rozë

March 11, 2026
Emiratet Arabe dhe Irani, ‘lufta e fshehtë’ për tre ishujt që sa vjen e intensifikohet

Emiratet Arabe dhe Irani, ‘lufta e fshehtë’ për tre ishujt që sa vjen e intensifikohet

March 11, 2026
Këshilli i Sigurimit të OKB voton sot për rezolutën kundër sulmeve të Iranit ndaj shteteve arabe

Këshilli i Sigurimit të OKB voton sot për rezolutën kundër sulmeve të Iranit ndaj shteteve arabe

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In