• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Mbyllet Vettingu për kandidatët e KLGJ, drejt zgjidhjes pa politikën ngërçi në gjykata

by A R
02/08/2018 07:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Institucioni kyç për sistemin e ardhshëm të drejtësisë dhe që do të duhet të plotësojë vakancat e rëndësishme të krijuara nga procesi i vetingut në Gjykatën e Lartë pritet të jetë funksional së shpejti pasi procesi i vetingut për 14 kandidatët nga rradhët e gjyqësorit përfundoi të mërkurën me rikonfirmimet në detyrë të gjyqtarëve Hallunaj dhe Kadi.

Gjyqtarët Dritan Hallunaj, Brunilda Kadi u konfirmuan në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit të mërkurën duke i dhënë fund procesit të rivlerësimit të katërmbëdhjetë kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe duke i hapur rrugën krijimit të këtij institucioni dhe plotësimit të vakancave të mëdha të shkaktuara ngë Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese nga procesi i vetingut dhe dorëheqjet e lidhura me të.

Me një axhendë të ngjeshur, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi shtatë seanca dëgjimore në dy ditët e fundit të korrikut si dhe dha vendimet përkatëse duke i hapur rrugën krijimit të KLGJ-së, institucion i cili pritet të ketë një rol kyç në sistemin e drejtësisë në të ardhmen.

Këshilli i Lartë Gjyqësor do të zëvendësojë Këshillin e Lartë të Drejtësisë për pjesën e gjyqtarëve dhe do të përbëhet nga 11 anëtarë. Nga 11 anëtarët, gjashtë do të zgjidhen nga rradhët e gjyqësorit dhe pesë janë zgjehdur nga Kuvendi i Shqipërisë me juristë jogjyqtarë.

Për anëtarët gjyqtarë, garuan katërmbëdhjetë gjyqtarë të të gjitha niveleve, nga të cilët, nëntë janë konfirmuar, katër janë shkarkuar dhe një ka dhënë dorëheqjen. Gjithsesi, procesi përfundimtar do të duhet të presë edhe vendimet e mundshme të Kolegjjit të Posaçëm të Apelimit, ku vetëm një nga vendimet e rrëzimit, ai i ish-gjyqtarit të Durrësit Besim Trezhnjeva, është shqyrtuar dhe konfirmuar.

Këshilli i Lartë i Gjyqësor duhet të zgjidhet nga Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve të të gjitha niveleve, por mbetet e paqartë nëse rregullat e shumta të përcaktuara në nenin 7 të ligjit “Për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë” do të mund të plotësohen pas efektit filtrues të procesit të vetingut.

Ligji thotë se njëri nga anëtarët duhet të jetë gjyqtar i Gjykatës së Lartë. Aktualisht për KLGJ kanë kandiduar dy anëtarë të Gjykatës së Lartë, Artan Zeneli dhe Medi Bici. Zeneli u shkarkua nga vetingu më 18 korrik ndërsa gjyqtari 61 vjeçar Medi Bici u konfirmua. Si kandidati i vetëm i mbetur, ai pritet të jetë anëtari i ardhshëm i Këshillit të Lartë Gjyqësor nga rradhët e Gjykatës së Lartë, me një mandat pesëvjeçar me kohë të plotë, gjë që pritet të krijojë edhe një vakancë shtesë në Gjykatën e Lartë, e cila ka mbetur sakaq me 4 anëtarë shkruan BIRN.

Ligji thotë gjithashtu se dy anëtarë duhet të jenë gjyqtarë apeli, ku së paku njëri duhet të jetë nga jashtë Tiranës. Problemi është se aktualisht nga tre kandidatë të gjykatave të apelit, kanë mbijetuar vetëm dy, Ilir Toska nga apeli i Tiranës dhe Nertina Kosova nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda. Kandidati i vetëm apeli nga jashtë Tiranës, Besim Trezhnjeva u rrëzua. Nuk është e qartë nëse mungesa e një kandidati të përshtatshëm nga gjykatat e apelit jashtë Tiranës do të sjellë apo jo nevojën për rihapje të thirrjes për kandidatura. Ligji thotë se “Në qoftë se nuk ka kandidatë për një ose më shumë nga nivelet e gjyqësorit që duhet të përfaqësohen në Këshillin e Lartë Gjyqësor, sipas përcaktimeve të nenit 147, të Kushtetutës dhe të këtij ligji, Kryetari i Gjykatës së Lartë bën një thirrje të dytë jo më vonë se 3 ditë nga dita kur shpallen kandidaturat në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë”.

Ligji thotë gjithashtu se tre anëtarë duhet të jenë gjyqtarë të shkallës së parë, nga të cilët, së paku një duhet të jetë nga jashtë Tiranës. Nga gjashtë gjyqtarët e gjykatave të faktit që u konfirmuan në veting, pesë janë nga Gjykata e Tiranës apo gjykata e krimeve të rënda ndërsa vetëm një, Marçela Shehu, është nga Gjykata e Kurbinit.

Pesë gjyqtarët e Tiranës, Manjola Xhaxho, Dritan Hallunaj, Brunilda Kadi, Astrit Faqolli dhe Alma Brati pritet të konkurrojnë për një vend në KLGJ.

Zgjedhja e tyre do të bëhet nga Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve. Kryetari i Gjykatës së Lartë do të duhet të bëjë shpalljen e kandidaturave pas verifikimit të plotësimit të kritereve nga kandidatët si dhe të organizojë mbledhjen dhe procesin e votimit. Të gjithë gjyqtarët do të duhet të votojnë për kandidatët në mënyrë të fshehtë dhe individuale.

Pas konstituimit, KLGJ do të duhet të plotësojë vakancat në Gjykatën e Lartë, e cila nga ana e saj, do të duhet të plotësojë tre nga vakancat e Gjykatës Kushtetuese./a.m.

Next Post

Shenja më me fat, 2 Gusht 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flakët në Malin e Krujës dalin jashtë kontrollit, zjarri zbret drejt zonave të banuara

Flakët në Malin e Krujës dalin jashtë kontrollit, zjarri zbret drejt zonave të banuara

August 8, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Hipokrizia e së majtës evropiane me dezinformimin rreth Marokut

August 8, 2026
Terror në Roterdam, një 26-vjeçar sulmon kalimtarët me thikë dhe tenton një të dytë, raportohet për të plagosur!

Terror në Roterdam, një 26-vjeçar sulmon kalimtarët me thikë dhe tenton një të dytë, raportohet për të plagosur!

August 8, 2026
FIFA i del përsëri në mbrojtje Infantinos dhe tërhiqet përfundimisht nga shitja e aksioneve të Botërorit!

FIFA i del përsëri në mbrojtje Infantinos dhe tërhiqet përfundimisht nga shitja e aksioneve të Botërorit!

August 8, 2026
FOTO/ Specialet e RENEA-s ‘gjueti’ për autorin e vrasjes së ushtarakut, kontrolle edhe në varrezat e qytetit! Gjurmim me dron për lokalizimin

FOTO/ Specialet e RENEA-s ‘gjueti’ për autorin e vrasjes së ushtarakut, kontrolle edhe në varrezat e qytetit! Gjurmim me dron për lokalizimin

August 8, 2026
“Bloomberg”: Turqia vendos kufizime në transportin detar drejt Detit të Zi, ngrin lejet e lundrimit dhe jep paralajmërime!

“Bloomberg”: Turqia vendos kufizime në transportin detar drejt Detit të Zi, ngrin lejet e lundrimit dhe jep paralajmërime!

August 8, 2026
Garda Revolucionare kërcënon hapur: Do ta hapim Hormuzin kur SHBA-të të pranojnë kushtet tona!

Garda Revolucionare kërcënon hapur: Do ta hapim Hormuzin kur SHBA-të të pranojnë kushtet tona!

August 8, 2026
1 trilion dollarë “ar i zi” pas betejës për Grenlandën! “Guardian”: Kompania e naftës e lidhur me Trump po përgatitet të shpojë pa leje në akull

1 trilion dollarë “ar i zi” pas betejës për Grenlandën! “Guardian”: Kompania e naftës e lidhur me Trump po përgatitet të shpojë pa leje në akull

August 8, 2026
Vrima plumbash në mure dhe njolla gjaku në dysheme, zbulohen pamjet e skenës së vrasjes në Korçë

Vrima plumbash në mure dhe njolla gjaku në dysheme, zbulohen pamjet e skenës së vrasjes në Korçë

August 8, 2026
Klubi amerikan i MLS i fiksuar pas Alvaro Moratës, do që ta bashkojë me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare!

Klubi amerikan i MLS i fiksuar pas Alvaro Moratës, do që ta bashkojë me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare!

August 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com