Sot është dita e dytë që qytetarët protestojnë para kryeministrisë për rritjen e çmimit të naftës. Dhjetëra protestues janë mbledhur për të kërkuar që të hiqet taksa e naftës në mënyrë që të ulen çmimet e produkteve të tjera.
Njësoj si ditën e djeshme, ata kanë dalë në rrugë për të bllokuar qarkullimin e mjeteve, të cilëve i kërkojnë që të fikin makinat në shenjë proteste. Protestuesit janë ulur në kryqëzim ndërsa i janë bashkuar dhe disa shoferë mjetesh.
Protestuesit kanë bllokuar rrugët kryesore të Tiranës. Qytetarë të shumtë kanë vendosur që pas protestës para kryeministrisë, të bllokojnë rrugët kryesore. Një nga rrugët që është bllokuar është edhe Unaza e Vogël nga të dyja krahët.Një tjetër vend që është bllokuar është edhe Bulevardi Dëshmorët e Kombit.
/a.r











