Komisioni i Rithemelimit ka njoftuar rezultatin e zgjedhjeve për kryetar të degës së PD në Roskovec.
Në një njoftim për shtyp bëhet e ditur se pas numërimit të fletëve të votimit, fitues është shpallur Emels Xhaxhaj me 94% të votave.
Njoftimi i plotë
Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është përmbyllur procesi zgjedhor në PD Roskovec.
Procesi i votimit u mbyll në orën 19.00. Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar PD dega Roskovec shpallet z. Emels Bektash Xhaxhaj me 94% të votave
Komisioni I Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falenderon të gjithë anëtarët që u bënë pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të forte e më të hapur.
/b.h